KASTRIOT MYFTARAJ:10 shqiptarët e Kosovës që kanë dëmtuar Shqipërinë!?
Faqja 1 e 1

10 shqiptarët e Kosovës që kanë dëmtuar Shqipërinë!?
Listën e tij e përbëjnë: Cena (Hysen) beg Kryeziu, Kadri Lutfulla, Elhami Nimani, Ramadan Çitaku, Xhafer Spahiu, Xherdan Shaqiri, Rexhep Qosja, Zana Xhuka, Milaim Zeka dhe Hysamedin Feraj. “Top-listën” e tij do ta botojmë të plotë më poshtë.
Publicisti e analisti konspirativ nga Shqipëria, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka përmendur dhjetë shqiptarë të Kosovës të cilët, sipas tij, i kanë bërë më së shumti dëme Shqipërisë gjatë një shekulli të ekzistencës si shtet.
“Gjatë një shekulli ekzistencë të shtetit të Shqipërisë ka pasur shumë shqiptarë me origjinë nga Kosova që i kanë bërë shërbime të mëdha këtij shteti, por ka pasur edhe të tillë që i kanë bërë dëme të mëdha. Ata që i kanë bërë më së shumti dëme janë, sipas meje:
1. Cena (Hysen) beg Kryeziu (1894-1927)
Hysen beg Kryeziu, i njohur si Cena begu ishte nga fisi i Kryezinjve të Gjakovës. E gjithë veprimtaria e tij tregon se si fillim ka qenë agjent i paguar i shërbimit të fshehtë të Malit të Zi, më pas i Serbisë, dhe në vazhdim i Jugosllavisë mbretërore të kontrolluar nga serbët. Kur Esat Pashë Toptani shkoi në Serbi në 1914, për të marrë mbështetjen për të krijuar një forcë të armatosur me të cilën do të merrte pushtetin në Shqipëri, serbët i dhanë Toptanit edhe Cena begun, si njeriun e tyre të besuar. Cena begu rekrutoi me pagesë shqiptarë të Kosovës për këtë aksion. Me këtë forcë dhe me mbështetësit e tij në Shqipëri, Esat Pasha, në tetor 1914 hyri në Durrës, që në atë kohë ishte kryeqyteti i Shqipërisë dhe vendosi pushtetin e tij, si vasal i Serbisë.
Sipas kërkesës së Serbisë, Esat Pasha e emëroi Cena begun nënprefekt në krahinën kufitare të Hasit. Kur ushtria e Austro-Hungarisë i çliroi trojet shqiptare nga pushtuesit serbë e malazezë, dhe e dëboi Esatin nga Shqipëria në nisje të vitit 1916, Cena begu qëndroi në male, me porosi të serbëve. Por austro-hungarezët e arrestuan dhe internuan në zonën çeke të Imperisë. Pas përfundimit të luftës botërore, Cena begu u kthye në vendlindje nëpërmjet Beogradit, ku ripërtëriu marrëveshjen me serbët që kontrollonin shtetin e ri jugosllav.
Serbët i dhanë Cena begut pasaportën jugosllave dhe e bën kryetar të Komunës së Gjakovës. Por, shpejt serbëve u lindi nevoja që ta përdornin Cena begun në Shqipëri. Kur Ahmet Zogu e pa se Klika, siç quhej organizata sekrete që bëri Kongresin e Lushnjës (kjo organizatë veten e quante “Krahu Kombëtar”), pasiqë e kishte përdorur, kërkonte ta eliminonte politikisht dhe madje edhe fizikisht, kërkoi të gjente mbështetjen e Serbisë. Serbët e këshilluan të bënte aleancë me Cena begun dhe nxitën martesën e motrës së Zogut, Nafijes me Cena begun. Kjo aleancë ishte vendimtare për aksionin e armatosur që ndërmori Zogu në 1924, për të marrë pushtetin në Shqipëri dhe që zuri fill në Beograd.
Mbi Cena begun ra kështu nderi i dyshimtë që dy herë kishte ndihmuar që të merrej pushteti me dhunë në Shqipëri, për llogari të Serbisë. Sipas kërkesës së serbëve Zogu, në fillim të vitit 1925, e emëroi Cena begun komandant të zonës ushtarake të Shkodrës, me gradën kolonel, ndonëse Cena begu vazhdonte të ruante shtetësinë jugosllave. Pas disa muajsh, Zogu me ndërhyrjen e jugosllavëve e emëroi Cena begun ministër të Punëve të Brendshme, me ç’ rast Cena begu dorëzoi pasaportën jugosllave.
Jugosllavët donin që Cena begu të ishte pranë Zogut si faktotumi që do t’ i kujtonte atij marrëveshjen e fshehtë të bërë me Pashiqin në Beograd, për ta lidhur Shqipërinë me Jugosllavinë. Beogradi besonte se Cena begu, duke qenë ministër i Punëve të Brendshme ishte në pozitë të mirë për ta mbajtur nën kërcënimin e jetës Zogun nëse shkelte marrëveshjen dhe madje për ta eliminuar fare. Por, Zogu nuk kishte ndërmend ta respektonte marrëveshjen me serbët, dhe donte ta lidhte Shqipërinë me Italinë, e cila ishte e vetmja alternativë e mundshme që në ato rrethana mund të kundërbalanconte kërcënimin jugosllav dhe grek ndaj vendit tonë. Cena begu e shprehu hapur kundërshtimin e tij dhe Zogu e kuptoi se ishte shumë e rrezikshme që njeriun kryesor të jugosllavëve në vend ta mbante në atë post të lartë, madje ishte e rrezikshme që ta mbante në Shqipëri. Zogu, duke qenë një makiavelist i lindur, u shtir kinse po e largonte kunatin nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, për t’ i dhënë një detyrë më të lartë në ato rrethana, atë të ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Beograd, ashtu që të merrej vesh me Jugosllavinë, në emër të Zogut.
Ky i fundit u shtir si shumë i trembur nga reagimi jugosllav ndaj afrimit të Shqipërisë me Italinë dhe i tha Cena begut, që t’ u thoshte atyre në Beograd se nëse Serbia iu garantonte mbështetje në situatën kur kishin presion nga Italia, ai pranonte të lidhej me të. Cena begu e besoi dhe shkoi në rrugën që do ta çonte në varr. Në Beograd Cena begu u shpreh hapur kundër politikës së Zogut të largimit të Shqipërisë nga miqësia me Jugosllvinë dhe afrimit me Italinë, gjë që përbënte një skandal diplomatic të panjohur deri më atëherë nga shteti shqiptar. Zogu përfitoi dhe luajti me shkathtësi duke i nxitur italianët që të bënin presion në Beograd për faktin që një njeri si Cena begu, përfaqësonte Shqipërinë atje. Zogu u ndihmua nga fakti që Britania e Madhe ndërhyri në atë kohë si arbitër në konfliktin italo-jugosllav për Shqipërinë, kështu që edhe Londra bëri presion në Beograd që Cena begu të largohej nga detyra.
Pas kësaj Zogu e emëroi kunatin e tij ministër fuqiplotë në Çekosllovaki, një post ky i krijuar vetëm për ta larguar Cena begun nga Shqipëria. Cena begu pranoi të shkonte me idenë që të organizonte që atje një lëvizje kundër Zogut, duke tubuar emigrantët politikë, për të bërë një aksion tjetër nga Jugosllavia, në një kohë të përshtatshme. Në Pragë Cena begu mburrej se ai, i cili kishte qënë përcaktues dy herë për atë se kush do të vinte në pushtet në Shqipëri, këtë herë do ta merrte pushtetin për vete. Por para se Cena begu të lëvizte, e arritën në Pragë plumbat e Zogut, dhe kështu mori fund jeta e një prej agjentëve më të mëdhenj që ka pasur Serbia në Shqipëri.
2. Kadri Lutfulla (i njohur si Hoxha Kadri, dhe i vetëquajtur Kadri Prishtina) (1878-1925).
Kadri Lutfullai mund të quhet si pararendësi i atyre prijësve islamikë të botës së tretë, të cilët në kohën e Luftës së Ftohtë u përpoqën që të bashkojnë në një simbol hibrid Gurin e Zi të Mekës dhe Yllin e Kuq të Moskës. Kur erdhi në Shqipëri në 1914, krenohej me këmbën që kishte humbur në burgjet e Imperisë Otomane, kur në fakt kishte bërë burg si ekstremist islamik, përtej limitit që tolerohej edhe në Stamboll. Që kur erdhën shqiptarët e Kosovës në Vlorë, në fund të vitit 1912 dhe në fillim të vitit 1913, atje u krijua një komitet i fshehtë që u njoh si Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Kur Kadri Lutfullai erdhi në Shqipëri, në 1914, ai me intrigat e ti dhe arin otoman e mori nën kontroll këtë lëvizje bërthama e së cilës ishte zhvendosur në Shkodër për shkak se Durrësi, kryeqyteti i Shqipërisë ishte pushtuar nga rebelët islamikë të Haxhi Qamilit.
Me këtë të fundit Hoxhë Kadriu ishte në marrëdhënie shumë të mira. Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës kishte pasur që në fillim profilin e një lëvizje nacionale laike, dhe si i tillë u konfirmua në Durrës me luftën kundër rebelimit islamik që kishte rrethuar kryeqytetin e Shqipërisë. Hoxhë Kadriu i dha një profil islamik Komitetit dhe gazetës së tij, me propagandën e palodhur islamike që bënte me gojë me shkrim ky hoxhë grafoman. Në fillim të viteve njëzet Hoxhë Kadriu e lidhi Komitetin me Kominternin, qendrën e komunizmit ndërkombëtar të Moskës, që kishte dërguar në Ballkan emisarët e vet.
Hoxhë Kadriu mbështeti revolucionin fanolist të organizuar nga Kominterni, por nuk mori dot pjesë aktive në të, për shkak se në atë kohë ishte i sëmurë. Ai vdiq në vitin 1925, duke lënë kujtime të cilat e mbesa e tij, ish-drejtoresha e përgjithshme e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, e ka parë të paarsyeshme t’ i botojë si libër. Por Kadri Hoxha ka dhe disa bëma të tjera të dokumentuara që i di mirë zonja Nevila Nika dhe që kanë të bëjnë me vrasjen e Avni Rustemit. Këto ia fshehu edhe Enver Hoxha.
3. Elhami Nimani (1917-1998)
Elhami Nimani, nga Gjakova, është një nga pesëmbëdhjetë themeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë në nëntor 1941, kur mori pjesë në mbledhjen themeluese në Tiranë, si përfaqësues i grupit komunist, të quajtur Grupi i Të Rinjve. Elhami Nimani kishte ardhur në Shqipëri për studime. Pjesëmarrjen e tij në mbledhjen themeluese e kërkuan emisarët komunistë serbë, Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha, të cilët asistuan në mbledhjen themeluese si të dërguar të plotfuqishëm dhe e drejtuan partinë që nga themelimi e deri në 1944. Elhami Nimani u bë themelues i PKSH, ndonëse kishte edhe shtetësinë jugosllave. Elhami Nimani ishte i treti themelues me shtetësi jugosllave, veç dy sllavëve të Grupit Komunist të Shkodrës, Vasil Shanto dhe Kristo Themelko.
Elhami Nimani u qëndroi besnik serbëve deri në fund të jetës. Ai u martua me një serbe, dhe jetoi deri në fund të jetës në Beograd, ndonëse, si për të nderuar aleancën-serbo-greke, vdiq në Florinë (Follorinë) të Greqisë, ku kishte një shtëpi pushimi. Por u varros në Beograd, ashtu siç e kishte dëshiruar vetë.
4. Ramadan Çitaku (1914-1990)
Ramadan Çitaku, i lindur në Mitrovicë, duke qenë një nga njerëzit më të besuar të shefit faktik të Partisë Komuniste të Shqipërisë, serbit Miladin Popoviç, ishte një ndër anëtarët e së parës Byro Politike të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të krijuar që në mars 1943. Ndonëse u përjashtua nga Byroja Politike në 1944, ai, që nga viti 1944 deri në 1948 mbajti postin veçanërisht kyç për atë kohë të Ministrit të Financave, në qeverinë ku Kryeministër ishte Enver Hoxha. Këtë post, Çitaku, i cili kishte vetëm arsimin e mesëm, e mori qartësisht me ndikimin e jugosllavëve se në atë kohë këta qenë të interesuar për arin shqiptar, që do të konfiskonte regjimi komunist shqiptar. Sipas dokumenteve të vetë regjimit komunist në periudhën kur Çitaku ishte ministër janë konfiskuar nga regjimi komunist rreth 350 ton ar që zotërohej privatisht nga qytetarët e Shqipërisë. Në 1946, renegati nga Kosova, Ramadan Çitaku u bë kryetari i parë i shoqatës së miqësisë Shqipëri-Jugosllavi, që u themelua në Tiranë.
Në 1948 Çitaku u bë ambasador i Shqipërisë në Beograd. Pas prishjes me Jugosllavinë Çitaku, i cili u kthye në Shqipëri në tetor 1948, nuk u ndëshkua si projugosllav por mori poste të rëndësishme duke qenë ambasador i Shqipërisë në vende të ndryshme, dhe Drejtor për shumë kohë i Arkave të Kursimit, e vetmja bankë ku depozitoheshin kursimet e shtetasve shqiptarë gjatë kohës së regjimit komunist.
5. Xhafer Spahiu
Xhafer Spahiu, i lindur në Gjakovë, në 1923, ishte shqiptari i vetëm me origjinë nga Kosova, në udhëheqjen e lartë komuniste të Shqipërisë, pas vitit 1948. Një nga arsyet që ai u përkrah nga Enver Hoxha ishte se Xhafer Spahiu ishte kunati i Adil Çarçanit, njeriut të besuar të Enver Hoxhës nga Gjirokastra. Motra e Xhaferit, Havaja ishte martuar me Adil Çarçanin. Xhafer Spahiu ka qenë Ministër i Industrisë në vitet 1959-1966 dhe ministër i Industrisë dhe Minierave në vitet 1967-1980. Në këtë post, Xhafer Spahiu u bë zbatues i rreptë i vendimit paranoid të Enver Hoxhës për të vazhduar politikën e industrializmit të rëndë stalinist të vendit, edhe pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, kur nuk kishte asnjë mundësi që Shqipëria ta realizonte këtë utopi shkatërrimtare. Kështu që Xhafer Spahiu është një nga personat që është më së shumti përgjegjës për katastrofën e ekonomisë shqiptare të asaj kohe, si dhe për katastrofën mjedisore që solli projekti për industrializimin stalinist të vendit, i cili u realizua më së shumti me teknologji të vjetëruar të marrë nga Kina maoiste.
6. Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri me origjinë nga Gjilani, i lindur në 1991, është shqiptari i Kosovës që i ka bërë më së shumti dëm imazhit të Shqipërisë, me plagët e rreme në gjoksin dhe qafën e tij që demonstroi në përfundim të ndeshjes së futbollit Zvicër-Shqipëri, që u luajt në Lucernë të Zvicrës në 11 shtator 2012. Që para se të niste ndeshja Zvicër-Shqipëri e luajtur në Lucernë, në 11 shtator 2012, u duk qartë se kamerat televizive zvicerane qenë të fokusuara për të gjetur detaje që do të vërtetonin dramën e paralajmëruar në media që ditë para ndeshjes, pra se ndaj lojtarëve zviceranë me kombësi shqiptare do të ushtrohej dhunë psikologjike nga ana e shikuesve shqiptarë në shkallët e stadiumit dhe nga ana e lojtarëve të Shqipërisë në fushë. Kështu që duket shumë e habitshme që kamerat televizive zvicerane nuk e fiksuan dhe nuk e shfaqën live momentin kur Shaqiri u mësy me thonj duke iu shkaktuar ajo çjerrje që duket si prej kthetrash dragoni.
Ky veprim iu atribua lojtarit të Shqipërisë, Ansi Agolli, thjesht për faktin se ai pati disa duele me Shaqirin gjatë lojës, por nuk mundën të japin pamjet televizive për këtë. Në faqen zyrtare online të FIFA-s u shfaq një foto e një dueli mes Ansi Agollit dhe Shaqirit gjatë ndeshjes, por në këtë foto Agolli i kishte të dy duart pas shpinës së Shaqirit, të ulura poshtë. Në faqen zyrtare online të skuadrës nacionale zvicerane u shfaq një video prej 10 minutash mbi ndeshjen Zvicër-Shqipëri, me pamje televizive të zgjedhura, nga të gjitha këndet, por kurrgjë mbi momentin e çjerrjes së Shaqirit. Në faqen zyrtare online të Federatës së Futbollit të Zvicrës u dhanë foto dhe video mbi ndeshjen por asgjë që të tregonte momentin e çjerrjes së Shaqirit.
A mund të mendohet se kamerat televizive që mbulonin ndeshjen dhe mjediset e tjera të stadiumit, do ta kishin lënë që t’ u ikte momentin e çjerrjes së Shaqirit? Nëse Shaqiri do të ishte mësyrë në fushë, këtë gjë me siguri që do ta kishim parë live në të gjitha pozicionet e mundshme, falë kujdesit të atyre që bënin mbulimin televiziv të ndeshjes. Gjyqtari rumun i ndeshjes, nuk mund të mos e shikonte (ai vetë ose asistentët e tij) dorën që do t’ i kishte shkaktuar çjerrjet Shaqirit. Dhe gjyqtari rumun do të kishte larguar me karton të kuq një lojtar të Shqipërisë. Atëherë kur dhe si u lëndu Shaqiri, ashtu që befasisht na u shfaq në fund të ndeshjes me qafën dhe gjoksin e çjerrë, a thua se pati luftuar me dragonin e Lucernës? ‘Nuk ishte një mace apo diçka e ngjashme, por një futbollist’, tha Shaqiri pas ndeshjes, kur u pyet nga media zvicerane për plagët. Sigurisht se nuk ishte një mace. Nënkuptimi i fjalëve të tij ishte se çjerrjet dragoniane ia bënë lojtarët e Shqipërisë. Por megjithëse ndeshja u luajt në Zvicër, nën një mbulim të shumëfishtë televiziv, nga ana e zviceranëve, zviceranët dështuan që të paraqesin pamjet televizive të krimit. Për fatin tonë të mirë, them të ne shqiptarëve, dhe për fatin e keq tuajin dhe të atyre që qëndrojnë pas tij në këtë histori, ndeshja luhej në Zvicër dhe jo në Shqipëri. Ndryshe me siguri që media zvicerane tani do të na kishte akuzuar ne shqiptarët se fshehëm pamjet televizive të agresionit ndaj Shaqirit.
Merret vesh, çjerrjet në qafën dhe gjoksin e Shaqirit, qenë një spektakël që nuk mund të përjashtohej nga mbulimi televiziv live zviceran nëse do të qenë bërë vërtet nga dora e një lojtari të Shqipërisë. Fakti që nuk e pamë skenën e çjerrjes së Shaqirit gjatë ndeshjes, tregon se nuk ka qenë dora e një lojtari të Shqipërisë që e bëri atë. Atëherë kush e ka çjerrë Shaqirin? Dragoni i Lucernës? Them kështu se qyteti i Lucernës është i famshëm për dragonin që besohej se jetonte në Malin Pilatus përballë Lucernës, dhe që quhet ndryshe edhe Mali i Dragonit. Ky dragon mitologjik i Lucernës është personazh i njohur në të famshmin Fasnacht, karnavalin e përvitshëm të Lucernës, aq tërheqës për turistët. Xherdani vija-vija hyri në foklorin e Lucernës, dhe me siguri që do të jetë përsonazh i përjetshëm i Fasnacht.
Nëse Shaqiri do të ishte çjerrë në fushë, zviceranët e kujdesshëm nuk do t’ ju kishin lënë pa ia bërë trajtimin mjekësor spektakolar. Pasiqë të na i demonstronin nga shumë kënde në ekran sulmin ndaj Shaqirit zviceranët do t’ i lidhnin Shaqirit në qafë një gjerdan, apo xherdan nëse doni me fasha, si viktimat e vampirëve në filmat horror. Si na paska ndodhur kështu me Shaqirin e adhuruar nga zviceranët? Zvicerani Dick Marty, autor i raportit me trillime për shtëpinë e verdhë të UÇK në Mat të Shqipërisë bënte kinse habitej që në një fshat të Matit në Shqipëri gjente në fillim të shekullit XXI sende të thjeshta mjekimi, që gjenden rëndom në vendbanime të izoluara larg spitaleve.
Për Dick Marty, një familje katundare shqiptare nuk mund të ketë as garza, as shiringa, për të bërë një gjilpërë të thjeshtë, nga dora e një infermieri shëtitës katundi. Nëse gjendet qoftë edhe një send i tillë, atëherë kjo është provë se shtëpia ku është gjetur, ka qenë klinikë klandestine për nxjerrje organesh njerëzore.
Bukur, por si ndodhi që në mes të Lucernës, në Zvicër, Shaqiri, idhulli i Zvicrës, u la pa u mjekuar, në momentin që supozohet se u keqtrajtua nga një dorë që dukej se kishte qëllim që t’ ia shkulte organet nga trupi? Kur në stolin zviceran rrinin të gatshëm mjekë dhe infermierë? Merret vesh, Shaqiri nuk kishte nevojë për një mjek, për një doktor, se ai pati asistencën e një witch doctor, siç quheshin në Europën mesjetare ata mjekë që zbulonin dhe ndëshkonin shtrigat dhe shtriganët. Në këtë rast shtriga që gjuhej ishte Shqipëria, kombi shqiptar. Shkurt, Shaqiri u bë aktor i një skenari gjuetie shtrigash, të vendosur brenda ndeshjes së futbollit, si “mise en abyme” (a story within a story), siç quhet në letërsi dhe kinematografi. Në letërsi quhet kështu një histori e cila gjendet brenda historisë kryesore të një libri, filmi.
Xherdan Shaqiri pranoi të përdoret në një skenar antishqiptar, krejt si Dick Marty. “Mjekët”, e specializuar në Fasnacht të Lucernës, sajuan çjerrjet e Shaqirit, të cilat ai i shfaqi para kamerave në momentin e përcaktuar sipas skenarit. Dhe Shaqiri me çjerrjet dragoniane në trup u bë lajm në median botërore. Televizionet e Beogradit, Moskës, Minskut (Bjellorusisë), Athinës, Erevanit (Armenisë) u kujdesën veçanërisht që t’ iu bëhet me dije shikuesve me fjalë kumti që Shaqiri dha me pamjen e tij. Nuk është ironi e vogël që ideatorët e kësaj historie nuk bënë gjë tjetër veçse ricikluan një histori të vjetër të propagandës antishqiptare serbe. Shaqiri, që ka lindur në 1991 nuk e di, por ndoshta e di babai i tij dhe ai mund t’ ia tregojë, se si në fund të viteve tetëdhjetë, në Serbi, me rastin e emetimit nga televizioni i Beogradit të filmit serial horror “A nightmare on Elm Street” nisi të qarkullonte një fletëpalosje antishqiptare. Ajo përmbante fotot kinse të dorës së një shqiptari që dhunonte serbët duke imituar personazhin kryesor të filmit, Freddy Krueger, i cili kishte një dorë metalike me kthetra të gjata që shkaktonin lëndime si ato që pamë në qafën dhe gjoksin e Shaqirit.
Por ky “Krueger” shqiptar nuk u gjet kurrë dhe serbët e braktisën shpejt këtë ide se e kuptuan që dukej e pabesueshme. Tash na doli Xherdan Shaqiri nga Gjilani si viktimë e “Freddy Krueger” shqiptar, por për këtë ashtu si dhe në rastin serb nuk ka prova. Me këtë histori mund të bëhet edhe një film horror me titull “A nightmare on Swissporarena” (emri i stadiumit të Lucernës). Shaqiri mund të luajë rolin kryesor, vetveten.
FIFA dhe UEFA nuk kanë qenë të buta ndaj Shqipërisë dhe nëse do të kishte prova të çjerrjes së Shaqirit nga një lojtar i Shqipërisë, atëherë ky dhe Shqipëria do të qenë dënuar rëndë. Por FIFA heshti se bëhej fjalë për një ndeshje të televizionuar hollësisht dhe katërcipërisht, ku nuk doli asnjë provë televizive e dhunës ndaj Shaqirit. Ata të cilët përdorën Shaqirin donin që t’ i jepnin botës një kumt, domethënë se bota nuk duhet të habitet kur dëgjon se shqiptarët kanë bërë ato që thotë Dick Marty se ja çka i bënë Xherdan Shaqirit. Të parët të duhet t’ i kërkonin shpjegim Shaqirit mbi çjerrjet që demonstroi para kamerave, duhet të qenë kolegët e tij shqiptarë të skuadrës zvicerane: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi. Ata heshtën, se e dinin të vërtetën. Me atë që bëri Shaqiri në momentet pas përfundimit të ndeshjes në Lucernë, tregoi se patën të drejtë tifozët shqiptarë në stadium, të cilët e shanë dhe e fyen atë dhe kolegët e tij gjatë krejt ndeshjes, si tradhtarë. Shaqiri është prova se nuk ka rrugë të mesme mes përkushtimit ndaj kombit dhe atdheut nga njëra anë dhe tradhtisë nga ana tjetër.
Shaqiri na tregoi se në rastin e vendeve të vogla si Shqipëria dhe të kombeve të vegjël si kombi ynë, nuk mund të luash kundër vendit tënd nën flamurin e një vendi tjetër dhe të ruash dinjitetin si shqiptar, se tekefundit do të të kërkojnë dhe do të detyrojnë, në mënyra që i di Shaqiri, që ta poshtërosh atdheun dhe kombin tënd. Shaqiri zgjodhi joshqiptarinë dhe kjo e çoi kah antishqiptaria. E njëjta gjë vlen dhe për kolegët e tij, Valonin, Granitin, Blerimin, Admirin, të cilët e dinë të vërtetën e Shaqiritpor heshtën. Heshtja e tyre është heshtje prej tradhtarësh.
Xherdani horror vija-vija është një çelës për të zbuluar forcat që qëndrojnë pas skenarit horror të Dick Marty dhe pas librit detraktues ndaj Skënderbeut, të Oliver Jens Schmitt, të financuar nga qeveria zvicerane. Zvicra, shteti për flamurin e të cilit luajtën kundër Shqipërisë Shaqiri dhe kolegët e tij ka financuar librin ‘Skënderbeu’ të ‘historianit’ zviceran Oliver Jens Schmitt, të botuar në 2008, ku Skënderbeu paraqitet si gjakmarrës tribal dhe hajdut dhish, i cili për më tepër nuk është as shqiptar, por sllav. Libri i Oliver Jens Schmitt mban shënimin: ‘Përkthimi dhe botimi i këtij libri u bënë të mundur falë ndihmës së Fondit të Bashkëpunimit Zviceran-Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim’.
Kjo është një agjenci qeveritare zvicerane, çka do të thotë se përgjegjëse për këtë libër që dhunon simbolet nacionale shqiptare është qeveria zvicerane, jo thjesht individi Oliver Jens Schmitt. Është e vërtetë se kjo agjenci qeveritare zvicerane sponsorizon shumë libra, por çështja është: A ka sponsorizuar kjo agjenci një historian zviceran që të ketë shkruar një libër të ngjashëm, çmitizues, për një ekuivalentin serb të Skënderbeut, Lazarin? Jo. Standardi i dyfishtë është tepër domethënës. Qëllimi është që të privohen shqiptarët nga Skënderbeu. Pa Skënderbeun shqiptarët janë një turmë pa identitet, që mund të zhbëhen lehtë. Zvicra, e cila e konsideroka si problem të sajin dekonstruktimin e atyre që i quan mite historike të Shqipërisë (A thua se Skënderbeu është si Akili apo Hektori- qënie mitologjike dhe jo një person historik që i përket kohës historike) në të njëjtën kohë punon për të ndërtuar mite antishqiptare. Një mit i tillë është miti i Xherdan Shaqirit, me qafën e çjerrë.
Mes Xherdanit horror, raportit të Dick Marty dhe librit të Schmitt për Skënderbeun ka një lidhje të qartë. Zvicra që financoi dekonstruktimin e mitit të Skënderbeut, na krijoi mitin horror të Xherdan Shaqirit, si viktimë e sadistëve shqiptarë, si dhe mitin “Dick Marty” të shtëpisë së verdhë horror të shkuljes së organeve, në Shqipëri. Teori konspiracioni, mund të thuhet. Por çka duhet thënë kur qeveria zvicerane financon shkrimin e historisë së Shqipërisë të shekullit XV si teori konspiracioni asfare të besueshme?! Zvicra, pasiqë financoi një libër ku thuhet se Skënderbeu nuk është shqiptar por serb, tashmë sajoi dhe Xherdanin vija-vija për t’ i thënë botës se ata të cilët janë bashkëkombas të atij që e bëri këtë gjë, nuk mund ta kenë të vetin Skënderbeun.
Me ato çjerrje të sajuara në trupin e tij Shaqiri shkruajti në lëkurën e tij epigramin e Historisë për vetveten, që është: Xherdani vija-vija është Dick Marty, Antishqiptaria!
7. Rexhep Qosja
Ky ka lindur në 1936 në Vuthaj, në Malin e Zi të sotëm, por krejt veprimtarinë e tij e ka në Kosovë. Rexhep është një studiues grafoman, por që nuk ka sjellë asnjë tezë të re në fushat në të cilat ka shkruar. Njëqind vite pas vdekjes së tij, ai do të mbahet mend e shumta për mbrojtjen që i bëri përdorimit të simbolit serb të tre gishtave nga Partia Socialiste e Shqipërisë në protestat e vitit 1997 dhe në fushatën zgjedhore të atij viti në Shqipëri. Qosja vështirë se nuk e kupton që e gjithë bota në 1997 e njihte tashmë simbolin e tre gishtave si symbol serb, për shkak të përdorimit të tij prej serbëve në luftrat në Jugosllavi që prej vitit 1991, kështu që bota natyrshëm do të mendonte se protestuesit e pranverës 1997 në Shqipëri qenë thjesht filoserbë.
8. Zana Xhuka (Gjuka)
E lindur në Tirane, ne 1962 në një familje me origjinë nga Peja. I ati i saj, kishte ndryshuar mbiemrin nga ‘Gjuka’ në ‘Xhuka’, për të mos u dukur si kosovar, se këta nuk shiheshin me sy të mirë në regjimin e Enver Hoxhës. Si zëvendësministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, Zana Gjuka (Xhuka) firmosi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri, që Greqisë i duhet për arsye gjeopolitike për të krijuar tempuj nacional-religjiozë greke në Shqipëri. Për këtë shërbim Zana Xhuka u shpërblye duke u zgjedhur nga parlamenti në postin e drejtueses së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive, nga ku e shkarkoi PS para disa ditësh. Ndonëse Zana Xhuka, kosovarja e keqe e Shqipërisë, u ankua në ambasadën greke, duke kërkuar paraprakisht që grekët të ndërhynin pranë Edi Ramës që të mos e shkarkonte atë. Por tashmë kosovarja e keqe e Shqipërisë nuk iu duhej më grekëve.
9. Milaim Zeka
I lindur në 1962, në vitin 1983 emigroi në Suedi. Në vitin 1985, kur Shqipëria e izoluar ishte shndërruar në një kamp përqendrimi të banuar nga njerëz të terrorizuar nga diktatura, të uritur e të veshur keq, Milaimi erdhi në Tiranë nga Suedia, me rastin e varrimit të Enver Hoxhës dhe u shfaq te varri në krah të Nexhmije Hoxhës dhe të Ramiz Alisë, si i riu kosovar, që ‘në emër të kosovarëve’, siç tha Nexhmija hodhi karafilat e kuq mbi arkivolin e Enver Hoxhës.
10. Hysamedin Feraj
Hysamedin Feraj ka lindur në fshatin Goden të Gjakovës në vitin 1962. Në 1981 ai u arratis nga Jugosllavia në Shqipëri, në rrethana mëse të dyshimta. Për këtë pjesë të jetës së tij, z. Feraj nuk flet kurrë publikisht, por vetëm privatisht. Sipas atyre që dëshmoi Feraj kur u pyet nga Sigurimi i Shtetit pas ardhjes në Shqipëri, ai pretendon se u arratis për shkak se donte ta arrestonte UDBa (SDB quhej në atë kohë). Sipas z. Feraj kur erdhën për ta arrestuar njerëzit e UDB e pyetën nëse ai ishte Isa Feraj. Hysamedinin e quanin shkurt edhe Isë, ose Isa. Feraj iu përgjigj se ai ishte Hysamedin Feraj dhe jo Isa Feraj dhe u tregoi letrën e njoftimit. Njerëzit e UDB-së u bindën dhe u larguan duke e lënë të qetë.
Hysamedini pas kësaj u arratis në Shqipëri. Nuk ka dyshim se njerëzit e UDB-s nuk qenë kaq naivë, se ata para se të arrestonin nje irredentist kundërrevolucionar, siç i quanin veprimtarët atdhetarë shqiptarë, e vëzhgonin mirë për të kqyrur lidhjet e tij, dhe kur shkonin për ta arrestuar e dinin mirë se cili ishte personi që do të arrestonin. Por këtë përrallë se si i iku UDB-s për duarsh, Hysamedini e ka mësuar nga librat e Enver Hoxhës, posaçërisht libri “Kur lindi Partia”, ku Enver Hoxha tregon se si ai i shpëtoi arrestimit nga fashistët që kishin shkuar në dyqanin “Flora”, në tetor 1941. Sipas versionit të Enver Hoxhës, fashistët pyetën se cili ishte Enver Hoxha (Paskëshin shkuar të arrestonin një komunist të rrezikshëm të cilin nuk e njihnin as për fytyrë?!) dhe vetë Enver Hoxha u tha se po shkonte të njoftonte Enver Hoxhën dhe doli nga dera e pasme e dyqanit dhe mori rrugën që e çoi në… Beograd, në 1946.
Hysamedinit i ndodhi e njëjta gjë por me një ndryshim. Hysamedinin UDB e lejoi të shkonte në Shqipëri. Gjakova, vendlindja e Ferajt ka nxjerrë një humorist të famshëm në Kosovë, të quajtur Besim Dina, të cilin e kur kam kohë e përcjell dhe unë, në Oxygen show të tij, në KTV. Meqënëse Besim Dina i ngjan në pamje Hysamedin Ferajt, kështu që do të mund ta luante mirë rolin e Hysamedinit në një komedi ku tregohet historia se si i iku ai UDB-s. Nëse Sigurimi i Shtetit do të kishte pasur vërtet si qëllim të luftonte agjentët e UDB-s që hynin në Shqipëri, atëherë Hysamedinin, me historinë që tregoi se si shpëtoi nga UDB duhet ta kishin rrasur në burg, siç u bë me shumë shqiptarë të tjerë nga Kosova. Por ndodhi e kundërta, Sigurimi i Shtetit e besoi historinë e Hysamedinit dhe këtij të fundit iu dha e drejta e studimit në Universitetin e Tiranës, sipas kërkesës së tij, për filozofi marksiste-leniniste. Kur Hysamedini diplomoi atë e mbajtën në Universitet si mësimdhënës (pedagog). Nëse kur ra Muri i Berlinit këtij Hysamedinit do t’ i kishte rënë një tullë e tij mbi krye, vështirë se do të kishte bërë mendja e tij një ndryshim më të çuditshëm se ai i Hysamedinit, i cili nga marksist-leninist fanatik u bë islamik fanatik.
Hysamedin Feraj është elaboruesi i doktrinës historike të Islamit politik shqiptar, gjë që e ka bërë në librin “Skicë e mendimit politik shqiptar” (botuar së pari nga Shtëpia botuese “Koha”, Tiranë 1998), duke qenë pjesa më e madhe e këtij libri punimi me të cilin Feraj doktoroi në 1997. Sipas Ferajt fatmirësia historike e shqiptarëve qe pushtimi turk dhe islamizmi që solli ai. Për Ferajn pushtimi turk ka qenë në fakt çlirim për shqiptarët, islamizimi i shqiptarëve ka qenë shpëtimi i tyre nacional dhe këtë fe shqiptarët e pranuan me dëshirë dhe nuk iu imponua me dhunë nga pushtuesit turq. Të mirët, në historinë shqiptare për Ferajn kanë qenë ata shqiptarë që bashkëpunuan me Turqinë, që në fillim të pushtimit turk dhe në vazhdim, si dhe ata që e konceptonin nacionalizmin shqiptar si filoturqizëm dhe si proislamik. Sipas Ferajt shqiptarët u formuan si “komb” në saje të pushtimit turk dhe se vetë nacionalizmi shqiptar ka në origjinën Këtë teori Feraj e quan “paradigma qendrore” dhe e paraqet kështu:
‘Gjatë shekujve XI-XIV shqiptarët u ndanë në rrymën që përvetësoi besnikërinë ndaj Kishës Lindore, ortodokse, sllave dhe greke dhe që e quajtën veten përkatësisht ‘sllavë” ose ‘grekë’ dhe rrymën që i qëndroi besnike Kishës Perëndimore dhe që e quante veten ‘albanë’. Politikisht u ndanë në rrymën e shqiptarëve që ishin besnikë ndaj pushtuesve ‘ballkanikë’, Perandorisë Bizantine, përkatësisht Mbretërive Serbe, Bullgare e Greke, të cilët bënë karrierë dhe ngjitën shkallën më të lartë të hierarkisë ushtarake e civile feudale të tyre deri në strategë, dhe në rrymën që lidhej me mbretëri e principata të ndryshme të Evropës Perëndimore kundër pushtuesve bizantinë, serbë, grekë e bullgarë’. Në shekullin XV, nga njëra anë, veproi rryma e ‘skënderbegasve’ në aleancë me disa mbretëri e principata të Evropës Perëndimore dhe popujt e Ballkanit kundër pushtuesve jashtëballkanikë osmanë dhe, nga ana tjetër, rryma e ‘vasalistëve’ në bashkëpunim me pushtuesit jashtëballkanikë osmanë kundër pushtuesve më të vjetër e më të rrezikshëm sllavë e grekë . Gjatë gjithë shekujve XVI-XIX, vazhdoi tradita e ‘rezistencës’ së armatosur kundër pushtuesit jashtëballkanik osman në bashkëpunim me popujt fqinjë sllavë e grekë, nga njëra anë, dhe tradita e integrimit në Perandorinë Osmane, e bashkëpunimit me pushtuesin jashtëballkanik osman kundër pushtuesve rrezikues ekzistencialë ballkanikë, sllavëve dhe grekëve, nga ana tjetër. Në shekullin XIX, nga tradita e bashkëpunimit me popujt ballkanikë kundër ‘armikut të përbashkët’ jashtëballkanik osman lindën rrymat e ndryshme politike që u quajtën ‘serbofile’ dhe ‘grekomane’ të cilat bashkarisht do të quhen ‘panballkanike’, dhe nga tradita e bashkëpunimit me pushtuesit jashtëballkanikë osmanë kundër pushtuesve ballkanikë lindën rrymat politike të cilat u quajtën ‘turkomane’ dhe ‘nacionaliste’ shqiptare’. (Hysamedin Feraj, ‘Skicë e mendimit politik shqiptar’, ‘Koha’, Tiranë 1998, f. 145-146.)
Kështu, sipas Ferajt, te Skënderbeu e ka zanafillën tradhtia kombëtare, ndërsa te Ballaban Pasha, e ka origjinën nacionalizmi shqiptar, ose më saktë. Feraj kërkon që ta identifikojë nacionalizmin shqiptar me Islamizmin politik. Nuk është çudi që në promovimin e këtij libri, që u bë në Tiranë, në korrik 1998, morën pjesë qindra studentë shqiptarë, të cilët studionin në vendet arabe, krerët e Komunitetit Musliman Shqiptar, besimtarë muslimanë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të vendeve islamike në Tiranë. Në atë kohë Shijak Tv, i cili atëherë ishte televizion i rëndësishëm, e përcolli gjerësisht këtë ngjarje. Ky libër pas botimit të parë në Tiranë pati dhe shumë ribotime në Tiranë, Shkup, Prishtinë, dhe ka qarkulluar madje edhe në diasporë. Sot Feraj mban detyrën e shefit të Departamentit të Politologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit Publik të Tiranës”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kastriot Myftaraj: Qyqet e Gurit të Zi
» Kastriot Myftaraj: Ambasadori xhamajerikan Withers në Shqipëri
» Kastriot Myftaraj: Katedralja ortodokse në Tiranë qendër e terrorizmit
» Kastriot Myftaraj: Të vërtetat e panjohura të sigurimit të shtetit
» Kastriot Myftaraj sjell një raport sekret për Dronin!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi