Kastriot Myftaraj sjell një raport sekret për Dronin!
Faqja 1 e 1
Kastriot Myftaraj sjell një raport sekret për Dronin!
Kastriot Myftaraj sjell një raport sekret për Dronin!
Raporti sekret për dronin e Beogradit, i shërbimit inteligjent të një vendi të NATO-s, fqinj të Serbisë, i cili ka monitoruar ndeshjen Serbi-Shqipëri
Shërbimi inteligjent i një vendi anëtar të NATO-s fqinj me Serbinë ka monitoruar ndeshjen Serbi-Shqipëri në 14 tetor të vitit të kaluar dhe ka bërë një raport për ngjarjen me dronin. Titulli i raportit është “Droni në ndeshjen Serbi-Shqipëri: një false flag operation”. Raporti është shkruar në mars 2015, sipas të dhënave të grumbulluara nga operatorët e këtij shërbimi të cilët kanë qenë vëzhgues në terren ditën e ndeshjes. Faktet që sjell raporti janë me të vërtetë shumë interesante dhe ato nuk mund të mos merren parasysh, pavarësisht se raporti nuk është publikuar zyrtarisht. Faktet janë të shumëllojshme, të detajuara, të evidentuara nga një vëzhgim aq shumë profesionist, saqë institucionet përkatëse shqiptare janë të detyruar ta konsiderojnë raportin në hetimet e tyre për këtë ngjarje, pavarësisht se ai nuk është lëshuar zyrtarisht. E kur ka ndodhur që raporte të tilla të publikohen zyrtarisht? Serioziteti i tyre gjykohet mbi bazën e fakteve që përmbajnë.
Në të vërtetë duket se raporti është zgjerim i një raporti më të hershëm të shkruar disa ditë pa ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ky raport i dytë merr në analizë të gjitha versionet për ngjarjen, duke i parë gjërat në paskqyrje. Raporti është shkruar nga një analist i këtij shërbimi i cili ka përdorur raportet nga terreni të operatorëve që kanë monitoruar zhvillimet në Beograd atë ditë, brenda dhe jashtë stadiumit. Në versionin e raportit që kam unë operatorët, për arsye sigurie nuk përmenden me emra, por emërtohen me shkronja që nuk kanë lidhje me akronimin e tyre real. Ishte pikërisht leximi i këtij raporti që më bindi plotësisht se droni në stadiumin e Beogradit ishte një operacion serb. Kjo gjë më largoi çdo ngurim për të kallzuar penalisht personin që pretendon autorësinë e dërgimit të dronit në stadium, Ismail Morinajt. Ja se cila është përmbajtja e raportit:
“Droni në ndeshjen Serbi-Shqipëri: një false flag operation”
Droni me një banner me përmbajtje kinse nacionaliste shqiptare, i cili u dërgua në stadiumin “Partizani” të Beogradit, në 14 tetor 2014, dhe që u bë shkak për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, me trazirat përkatëse, ishte padyshim një false flag operation. (Kështu quhet një operacion mashtrues i shërbimeve të fshehta, që kërkon të krijojë një ide të gabuar për autorësinë e një veprimi, me qëllim të fajësimit të një shteti, organizate, individi etj. Këto quhen edhe Black Flag Operation- Shpjegimi im: K.M.)
Autorësinë për dronin e ka marrë përsipër një shtetas i Shqipërisë, i quajtur Ismail Morinaj, 32 vjeç, dhe këtë person e ka fajësuar zyrtarisht Serbia, por ndaj tij nuk është nxjerrë një urdhër arrestimi ndërkombëtar në Beograd, siç duhej pritur në një rast të tillë. Morinaj çuditërisht që në momentet e para pas ngjarjes është dukur shumë i sigurt se ndaj tij nuk do të lëshohej një urdhër arrestimi ndërkombëtar, pasi ai i ka lejuar vetes që të publikojë videoregjistrime ku merr përsipër aktin dhe ku madje për të qenë bindës tregon dhe provat që ka bërë për të ngritur dronin me banner. Por deri më sot Morinaj nuk ka dhënë publikisht një shpjegim të detajuar sesi e bëri këtë në Beograd, në mbrëmjen e 14 tetorit 2014. Miq të tij kanë dhënë versionin se ai e ngriti dronin nga kubeja e Kishës së Shën Gavril Arhangjelit, e cila gjendet rreth 50 metra larg stadiumit, në anën verilindore të tij. Ndonëse Morinaj mund të jetë argëtuar duke provuar të ngrinte drone me banner në Itali ku banonte, ai nuk ka asnjë lidhje me dronin që u dërgua në stadiumin “Partizan” të Beogradit në mbrëmjen e 14 tetorit të vitit të kaluar.
Në këtë përfundim kemi arritur pas studimit të raporteve të operatorëve tanë në terren. Operatori A, duke nisur që një ditë para ndeshjes ndeshjes ka vëzhguar zonën përreth stadiumit “Partizan”. Ai është një njohës shumë i mirë i zonës pasi përveçse që ka jetuar shumë vite në Beograd, e ka vizituar qytetin edhe vitet e fundit dhe e flet serbishten me theks lokal. Ai e ka frekuentuar qindra herë edhe stadiumin “Partizani”.
Në lindje të kishës, vetëm pesë metra larg saj, gjendet një ndërtesë pesëkatëshe, e cila është vetëm 15 metra larg murit rrethues të stadiumit, në pikëbashkimin e tribunës veriore dhe lindore të stadiumit. Stadiumi “Partizan” është ndërtua në një gropë ku fusha është poshtë nivelit të rrafshinës përreth, dhe shkallët zbresin në grope, si në një amfiteatër antik. Lartësia e murit rrethues të stadiumit nga ana e kishës dhe e ndërtesës në lindje të saj është më pak se tetë metra.
Nga tarraca e ndërtesës në lindje të kishës, për shkak shkak të lartësisë së ulët të murit të stadiumit, shikohet pamja e fushës së stadiumit dhe e seksioneve VIP të tribunës kryesore të stadiumit, asaj perëndimore. Për këtë arsye në tarracën e kësaj ndërtesë u pozicionua një njësit special i Xhandarmërisë Serbe disa orë para se të niste ndeshja. Operatori A i pa ata teksa vrojtonin me dylbi të zakonshme dhe me rreze infra të kuqe zonën përreth. Është e pamundur që dikush të jetë ngjitur në kubenë e kishës për të ngritur dronin dhe të mos jetë vënë re prej tyre. Aq më tepër kur këtij personi do t’ i duhej kohë për të përgatitur dronin, për të lidhur litarët me bannerin dhe për ta shpaluar atë para se ta ngrinte në fluturim, në mënyrë që të mos ngecte në kubenë e kishës, çka duhet të ishte një gjë veçanërisht e ndërlikuar, duke konsideruar se banneri ishte i lidhur në dy litarë 30 metra të gjatë. Gjatësia e litarëve ishte krejt në shpërpjestim me madhësinë e bannerit dhe arsyen për këtë do ta shpjegojmë më tutje.
Në kupolën e kishës dhe në muret e saj kishte jo pak vende ku litarët mund të kishin ngecur, çka do të kishte sjellë rrëzimin e dronit.
Një nga gjërat që i bëri përshtypje Operatorit A në mëngjesin e ditës së ndeshjes ishte se disa punëtorë qenë duke krasitur disa degë të pemëve që gjenden përpara Kishës së Shën Gavril Arhangjelit, e cila gjendet rreth 50 metra larg murit të stadiumit “Partizan” në verilindje të tij. Operatori A hyri në kishë, kinse për të ritual dhe atje pa shumë priftërinj dhe murgj të rinj të cilët kishin ardhur nga vise të ndryshme të Serbisë, madje edhe nga Republika Serbe e Bosnjë-Herzegovinës dhe Kosova, për të parë ndeshjen Serbi-Shqipëri. Meqënëse pak prej tyre kishin mundur të siguronin bileta, ata kishin menduar që ta shikonin ndeshjen nga dritaret e dy kullave të kishës dhe nga dritaret që gjenden poshtë kupolës së saj. Ideja nuk ishte e keqe,
Që nga lartësia e kullave të kishës dhe e dritareve të kupolës pamja e fushës duket shumë mirë. Operatori A dëgjoi një murg të ri që bëri shaka duke thënë se prej aty lart ndeshja mund të shihet si nga shkallët e sipërme të stadiumit të Barcelonës.
Operatori A pati përshtypjen se kishte një marrëveshje mes klerikëve dhe Policisë Serbe që kjo të vendoste njerëz të saj në kullat e kishës për shkak se prej tyre shihet drejtpërdrejt në tribunën perëndimore të stadiumit, atë kryesore, ku janë dhe seksionet e tifozëve VIP. Dhe në këtë ndeshje do të qenë të pranishëm autoritetet më të larta shtetërore të Serbisë. Operatori A e përjashton krejtësisht mundësinë që Morinaj të ketë hyrë atë ditë në kishë dhe ta ketë lëshuar dronin prej kupolës së saj. Kjo ka qenë e pamundur për shkak se në kishë ka pasur njerëz gjatë kohës që zhvillohej ndeshja.
Përveç kësaj Morinaj do ta kishte pasur të pamundur ta drejtonte dronin për shkak se Policia Serbe, me rastin e ndeshjes, kishte bërë në zonë bllokim selektiv të valëve, kështu që pulti i drejtimit të dronit nuk duhet të funksiononte kur objekti fluturues i afrohej stadiumit. Në pikëtakimin me murin virtual bllokues droni duhet të binte në tokë pa arritur të hynte në stadium. Pulti me të cilin u drejtua droni ka funksionuar se ka qenë i koduar që të lejohej nga filtrate bllokues të Policisë Serbe. Operatori C, i cili është ekspert në fushën përkatëse dhe që gjendej brenda në stadium në momentin që u shfaq droni, verifikoi praninë e murit virtual pengues të valëve përreth stadiumit me mjetet e tij.
Droni hyri në stadium në skaj të tribunës anësore veriore, pranë pikëtakimit të saj me tribunën ballore ku gjenden seksionet VIP. Operatori D i cili në atë moment gjendej me detyrë në zonën jashtë stadiumit, nga ana e tribunës veriore, nga ku hyri droni në stadium, e pa dronin në qiell dhjetë minuta para se ai të hynte në stadium, si një objekt fluturues që bënte një dritë në ngjyrë të gjelbër. Për shkak të errësirës dhe të sfondit të zi të bannerit që ishte i lidhur te droni, nuk mund të shihej përmbajtja e bannerit. Operatori D mendoi se dritat e gjelbra i përkisnin një helikopteri të policisë i cili kontrollonte zonën përreth. Në raportin e tij për ngjarjen, Operatori D thotë se objekti fluturues erdhi nga përtej Kishës së Shën Gavril Arhangjelit. Sipas Operatorit D, drejtimi i ngritjes së dronit korrespondon me vendndodhjen e Delatnost Saobraçajnog Instituta (Instituti i Transportit), një qendër studimore serbe e cila bashkëpunon ngushtë me qeverinë dhe me shërbimet e fshehta serbe. Instituti i Transportit gjendet 130 metra larg kishës dhe 195 metra larg larg murit rrethues të tribunës veriore anësore të stadiumit, nga ku hyri droni në stadium. Instituti i Transporteve kryen projekte në inxhinieringun e transporteve, mjedisit dhe prej disa viteve eksperimenton përdorimin e droneve për qëllime studimore. Ky institut ka operatorë të aftë për ngritjen e dhe manovrimin e droneve. Dhe duhet pranuar se droni i dërguar në stadiumin “Partizani” drejtohej nga një dorë profesionisti, jo nga një amator që kishte bërë vetëm disa prova me drone. Gjatësia e litarëve përbënte një vështirësi më vete për të ruajtur balancën e dronit gjatë fluturimit për shkak se banneri lëkundej nga era. Për këtë arsye fluturimi i tij mund të krahasohej me atë të një varke me vela me direk shumë më të lartë se sa është e nevojshme për madhësinë e velës së saj. Për shkak të gjatësisë së madhe të litarëve në fund të të cilit gjendej banneri, kishte shumë gjasa që litarët e dronit të ngeceshin në pemët përreth stadiumit, apo në shtyllat e ndriçimit të stadiumit, gjatë trajektores së tij.
Drejtuesi i dronit duket se donte të shijonte rastin që iu dha për një performancë të tillë me audiencë botërore të siguruar paraprakisht, duke e sjellë dronin përreth stadiumit me rrezikun e qartë që të ngecej në shtyllat e ndriçimit të stadiumit, të cilave u kaloi disa herë fare afër. Një profesionist i drejtimit të droneve, i pyetur nga ne që të jepte vlerësimin e tij për performancën e drejtuesit të dronit, e vlerësoi maksimalisht performancën e tij, duke thënë se vetëm një profesionist i sprovuar mund ta arrinte atë performancë dhe se ajo tashmë kishte hyrë në manualet e e kurseve për drejtuesit e droneve. Drejtuesi i dronit, tradhtoi autorësinë e vërtetë të operacionit me performancën e klasit të lartë.
Një nga gjërat që bëri përshtypje te droni ishte gjatësia e litarëve në të cilët ishte kapur banneri. Litarët ishin kaq të gjatë që të mos rrezikohej të dëmtohej nga droni ai që do të kapte bannerin. Nëse litarët do të qenë të shkurtër, kishte shumë gjasa që atij që do të kapte bannerin t’ i binte droni në kokë dhe të dëmtohej nga helikat e tij. Dhe sipas planit banneri i dronit duhej të kapej nga një lojtar serb, në mënyrë që të ishin lojtarët shqiptarë që të mësynin atë dhe jo e kundërta. Drejtuesi i dronit e dërgoi bannerin drejt e në duart e një lojtari serb, të cilit nuk iu desh veçse një kërcim i lehtë për ta rrëzuar dronin, pa asnjë lloj dëmi për të. Një nga paradokset më të çuditshme në këtë histori është se ndonëse autoritetet serbe bënë një zhurmë të madhe për dronin duke e quajtur atë provokim me qëllime terroriste, asnjë nga policët e shumtë serbë që gjendeshin në fushën e stadiumit pas rënies së dronit, si dhe përreth fushës, në pistë, si dhe në dyert e stadiumit, nuk tregoi interes për ta marrë dronin. Dronin e mori një tifoz serb i cili çuditërisht mundi të çante rreshtat e policëve përreth fushës dhe të dilte nga stadiumi bashkë me dronin. Nuk ka dyshim se ky njeri me fytyrë të mbuluar me maskë ka qenë një operator i shërbimeve të fshehta serbe, i cili e mori dronin për të çmontuar ndonjë mikrokamerë televizive që me siguri ishte instaluar te ai. Ndonëse u duk se droni nuk ishte i pajisur me kamerë televizve, që gjendet gjithmonë te ata, duhet të ketë pasur me siguri një mikrokamerë. Por kur droni ra në duart e Policisë Serbe pas disa ditëve nuk u tha se ishte gjetur diçka e tillë. Sigurisht që Policia ka interes të fshehë dhe jo të zbulojë të vërtetën e trajektores së dronit.
Në momentin që droni hyri në stadium, loja tashmë qe ndërprerë nga arbitri për shkak se tifozët serbë që gjendeshin në tribunën lindore, atë përballë tribunës kryesore, hodhën në fushë një objekt piroteknik dukshëm më të madh se ata që kishin hedhur deri më atëherë dhe që e kishin detyruar gjyqtarin ta ndërpriste disa herë lojën. Kjo duket qartë nga disa videoregjistrime të bëra nga kamera të vendosura në tribunën jugore, dhe që tregojnë atë që ndodhte në fushë në momentin e afrimit të dronit. Të katër operatorët tanë të vendosur në secilën nga katër tribunat e stadiumit e përjashtojnë krejtësisht që të ishte e mundur të kuptohej përmbajtja e bannerit para se ai të hynte në rrezen e ndriçuesve të vendosur në shtyllat përreth stadiumit. Nuk ka dyshim se, ndonëse ishte bërë plan që droni të dërgohej në stadium në një moment të caktuar, momenti kur ndodhi u përzgjodh për shkak se u bë e qartë që gjyqtari do ta ndërpriste ndeshjen për faj të tifozerisë serbe, çka do të thoshte fitore e Shqipërisë në tryezë 3: 0. Këtu duhet thënë se në stadium nuk kishte tifozë shqiptarë, për shkak se UEFA e zgjidhi një konflikt mes dy federatave të futbollit, asaj serbe dhe asaj shqiptare, për modalitetet e kontrollit të tifozëve, duke vendosur që të dy ndeshjet të luheshin pa praninë e tifozëve të skuadrës udhëtuese.
Zhurma për dronin u bë për shkak të bannerit që mbante ai. Sipas versionit zyrtar të Serbisë, banneri përfaqësonte flamurin e Shqipërisë së Madhe, dhe tregonte territoret të cilat aspirojnë shqiptarët të përfshinë brenda kufijve të Shqipërisë. Në të vërtetë ky është një etiketim, se ndonëse ka një aspiratë të hershme shqiptare, që nga koha e Rilindjes Kombëtare, për një shtet shqiptar kufijtë e të cilit duhet të përfshinë trojet e banuara nga shqiptarë, kjo aspiratë nuk është përfaqësuar kurrë me një flamur të veçantë të ndryshëm nga ai kombëtar shqiptar, që është njëkohësisht edhe flamuri shqiptar. Banneri i bartur me dron në stadiumin e Beogradit ishte një katërkëndësh më tepër se gjysma e të cilit ishte në ngjyrë të zezë, pa llogaritur këtu shqiponjën e zezë në mes. Në qendër tëe dronit ishte një hartë e Shqipërisë me kufij të zgjeruar, për të cilën data e shënuar mbi hartë “28 nëntor 1912”, që është data e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Imperia Osmane, jepte të kuptonte se këta ishin kufijtë e shtetit shqiptar që aspironin etërit themelues të këtij shteti që shpallën pavarësinë në këtë dytë. Portretet e dy prej këtyre etërve, ata më të njohurit, një nga Shqipëria e sotme, Ismail Qemali dhe tjetri nga Kosova e sotme, Isa Boletini, qenë vendosur në banner në dy anët e hartës. Poshtë hartës ishte fjala “Autochthonous”, e cila në kontekstin e mësipërm nënkuptonte se shqiptarët janë autoktonë në trojet e paraqitura në hartë dhe se me këtë hartë është shpallur Pavarësia e Shqipërisë, e për rrjedhim këta duhet të jenë kufijtë e shtetit shqiptar, të Shqipërisë Etnike.
Sipas ekspertëve të hartografisë që kemi konsultuar, nëse mbivendoset harta e bannerit mbi një hartë të Ballkanit në të njëjtën shkallë me të, del se harta e bannerit përfshin edhe Sanxhakun, që sot nuk popullohet nga shqiptarë, por nga muslimanë sllavë dhe serbë. Sipas ekspertëve të historisë që kemi konsultuar del se kjo hartë nuk ka asnjë lidhje me hartën që Qeveria e Ismail Qemalit i dërgoi Konferencës së Fuqive të Mëdha të mbledhur në Londër, për të përcaktuar kufijtë e Shqipërisë. Në hartën e nënshkruar nga dy etërit themelues të shtetit shqiptar, portretet e të cilëve gjendeshin në banner mungon Sanxhaku. Si Ismail Qemali, ashtu dhe Isa Boletini nuk kanë asnjë lidhje me hartën e paraqitur në banner.
Përmbajtja e hartës si dhe ngjyra e zezë dominuese në banner, janë dy detaje që tregojnë thelbin e false flag operation, që në këtë rast i shkon shumë mirë emërtimi alternative për këto lloj operacionesh: Black Flag Operation! Ngjyra dominuese e zezë e bannerit nuk u përzgjodh rastësisht në kohën kur bota gjendet nën përshtypjet e flamurit të zi të ISIS, të Shtetit Islamik. Prania e Sanxhakut në hartë krijon përshtypjen se shqiptarët kur paskan shpallur pavarësinë në 1912, paskan dashur të krijojnë një shtet islamik ballkanas, jo një shtet shqiptar. Sanxhaku është një lloj korridori që lidh Kosovën me shumicë shqiptare me Bosnjën muslimane. Një shtet shqiptar që bashkon territoret e sotme të Shqipërisë, me kosovën, Maqedoninë Lindore shqiptare, me Sanxhakun do të ishte një projekt islamik ballkanas më tepër se kombëtar shqiptar, pasi do të ishte e natyrshme që me këtë shtet të bashkohej dhe Bosnja muslimane e izoluar. Në të vërtetë, të tilla aspirate i kanë vetëm muslimanët radikalë shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kjo nuk është as aspiratë zyrtare e Shqipërisë, as aspiratë e nacionalizmit historik shqiptar. Banneri është një bashkëpunim i grupeve radikale islamike shqiptare me shërbimet e fshehta serbe, një bashkëpunim ky që ka një traditë së paku që nga koha e rebelimit islamik në Shqipëri në 1914, kur Serbia mbështeti Esat Pashë Toptanin që ky të organizonte një kryengritje islamike në Shqipëri.
Duket qartë se edhe pretendimi i rremë i Ismail Morinajt, se e ka ngritur droni nga një kishë ortodokse serbe pranë stadiumit, është llogaritur si një provokim fetar për serbët. Pra, ne islamikët shqiptarë ua ngremë flamurin e zi të ISIS mbi kishat tuaja, ua dhunojmë, ua përdhosim kishat. Nga postimet e Morinajt në facebook kuptohet se ai është një njeri me bindje të theksuara islamike.
Nuk është për t’ u habitur që Serbia nuk e denoncoi përmbajtjen religjioze islamike të bannerit. Nëse Serbia do ta kishte bërë këtë gjë, atëherë nuk do të entusiazmoheshin nga banneri turmat e shqiptarëve naivë të cilët nuk kanë bindje islamike. Organizatorët e këtij false flag operation i bënë llogaritë mbi mendjelehtësinë dhe injorancën e turmave shqiptare, dhe nuk u gabuan aspak. Turmat e shqiptarëve të cilët nuk kanë njohuri historike dhe nuk e dinë se me cilën hartë të Shqipërisë Etnike u shpall pavarësia e Shqipërisë në 28 nëntor 1912, u entusiazmuan nga shfaqja e bannerit me dron dhe e përshëndetën si hero njeriun që e mori përsipër këtë akt. Kështu organizatorët e false flag operation i bënë me djallëzi turmat e shqiptarëve që të bëjnë një plebishit mbarëkombëtar pro Khalifatit Islamik Ballkanas, pa e kuptuar se çfarë qenë duke bërë. Nuk ka dyshim se ky false flag operation i kapërceu dhe pritshmëritë e ideuesve të tij.
Publikoi: Kastriot Myftaraj
Ky është teksti i raportit “Droni në ndeshjen Serbi-Shqipëri: një false flag operation”. Në rastin e publikimit të dokumenteve të tilla, gjykohet mbi faktet dhe jo mbi tregues të tjerë. Pyetja është: A mund të kundërshtohen faktet e paraqitur në të? Mundet, por me argumente. A mund të shpërfillet raporti si teori konspiracioni? Por a ka teori konspiracioni më të madhe se akti që pretendon se ka kryer Ismail Morinaj, pra që në Beograd, në mes të mijëra policëve serbë, ngriti dronin me banner nga kisha pranë stadiumit dhe mundi të largohej nën hundën e policëve serbë? Dhe për më tepër Serbia nuk ka nxjerrë as sot pas gjashtë muajve një urdhër arresti ndërkombëtar për të.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kastriot Myftaraj: Qyqet e Gurit të Zi
» Kastriot Myftaraj: Ambasadori xhamajerikan Withers në Shqipëri
» Kastriot Myftaraj: Sa është pamjaftueshmëria e ndjenjës prokosovare në Shqipëri...
» Kastriot Myftaraj: Presidenti Iranian Ahmadinejad ka një fëmijë ilegal në shqipëri
» SA JE VETË I BINDUR, O KASTRIOT MYFTARAJ, ME KËTË LISTË
» Kastriot Myftaraj: Ambasadori xhamajerikan Withers në Shqipëri
» Kastriot Myftaraj: Sa është pamjaftueshmëria e ndjenjës prokosovare në Shqipëri...
» Kastriot Myftaraj: Presidenti Iranian Ahmadinejad ka një fëmijë ilegal në shqipëri
» SA JE VETË I BINDUR, O KASTRIOT MYFTARAJ, ME KËTË LISTË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi