Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALBERT NIKOLLA:NJE TURP I KOBSHEM – NJE DOSJE SIGURIMSASH PER KADARENE NE AKADEMINE NOBEL

Shko poshtë

ALBERT NIKOLLA:NJE TURP I KOBSHEM – NJE DOSJE SIGURIMSASH PER KADARENE NE AKADEMINE NOBEL Empty ALBERT NIKOLLA:NJE TURP I KOBSHEM – NJE DOSJE SIGURIMSASH PER KADARENE NE AKADEMINE NOBEL

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 30, 2014 11:39 am

ALBERT NIKOLLA:NJE TURP I KOBSHEM – NJE DOSJE SIGURIMSASH PER KADARENE NE AKADEMINE NOBEL

ALBERT NIKOLLA:NJE TURP I KOBSHEM – NJE DOSJE SIGURIMSASH PER KADARENE NE AKADEMINE NOBEL 10156038_10202916625889095_3360400888962508470_n

Një turp i kobshëm ka ngjarë me popullin shqiptar. Kalbësirat komuniste , të mbiquajtur “demokratet e rinj” kanë depozituar ne vitin 1994, një dosje kundër Ismail Kadaresë, pranë Akademisë Nobël ne Suedi. Sipas disa miqve te mi, anëtare te Akademisë Evropiane të Shkencës, Artit dhe Letërsisë, që janë gjithashtu akademike Suedezë, dosja është e kobshme, dhe e turpshme. Ndër të tjera mora vesh, se ishte hera e parë në historinë botërore, që një diplomat i shtetit shqiptar depoziton një dosje ne Akademinë Nobël, kundër një shtetasi te vendit te tij. As Rusia staliniste nuk e kishte bërë një gjë te tillë kundër disidenteve ruse! I shtyre nga kurioziteti dhe i turpëruar njëkohësisht si një shqiptar i ndershëm, pyeta rreth asaj çka përmbante dosja. Duke mos dashur ta cenoj mikun tim akademik, po jap megjithatë disa nga elementet e dosjes prej rreth 2500 faqesh, e cila duket se ka dale nga Burimet e Shërbimit Informativ Shqiptar ne vitin 1994, dhe është dorëzuar ne Akademinë Nobël nga një diplomat shqiptar, punonjës sekret i këtij shërbimi:
Gjera te pabesueshme shkruhen ne te: 
Miq, ju ftoj te dënoni ashpër këto falsifikime historike, te papara, dhe që e privojnë tash 20 vjet nga çmimi Nobël, Shkrimtar më të madh aktual te Kontinentit dhe Botes, zotin Ismail Kadare. Personalisht ndjehem i turpëruar, nga ajo që shteti shqiptar i vitit 1994, ka bëre kundër figurës me te madhe te letërsisë tonë Kombëtare. Është koha që njerëz që merren me poshtërsi ra të tilla, të arrestohen dhe të dalin para drejtësisë. Ndoshta prokuroria shqiptare duhet te filloje hetimet, dhe të zbardhë të gjitha dosjet sekrete mbi Shkrimtarët Shqiptare te epokës se Komunizmit, që ne të jemi të qartë rreth asaj qe ka ndodhur!
Është e turpshme qe të kërkohet te denigrohet një figure si Ismail Kadare, per te cilin personalisht mendoj se është ndër tre figurat më të mëdha të Kombit, bashkë me Skënderbeun dhe Nëne Terezën.


ALBERT NIKOLLA:NJE TURP I KOBSHEM – NJE DOSJE SIGURIMSASH PER KADARENE NE AKADEMINE NOBEL Dosier-mie
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi