Shpëtim Kelmendi: “Standardi” si unitet kombëtar ose stilizimi i përçarjes kombëtare
Faqja 1 e 1
Shpëtim Kelmendi: “Standardi” si unitet kombëtar ose stilizimi i përçarjes kombëtare
Shpëtim Kelmendi |
Nga Shpëtim Kelmendi
-Reagim ndaj shkrimit të Kristo Frashërit “Ledi Shamku dhe Formula e Pagëzimit”
Kristo! Do të të shkruaj thjesht e pa pikën e retorikës, meqenëse jam i bindur se në kohët e sotme retorika përdoret vetëm për të fshehur të vërtetën. E para e punës Kristo është një emër që ti nuk e meriton, ateist siç je, dhe e dyta nuk mund të të quaj zotëri, duke qenë se komunistët e quajnë njëri-tjetrin shok. Para se të presësh majtas e djathtas, ti duhet t’u kërkosh një herë falje bashkëkombasve të tu për faktin se ideali yt i dikurshëm rezultoi genocidal dhe mori në qafë mbarë kombin tonë për dyzet e pesë vjet rresht! Po ta shohim me kujdes këtë çështje, ti nuk ke të drejtë fjale, ti nuk ke të drejtë morale të flasësh fare, e aq më pak të japësh mend se si duhet shkruar gjuha shqipe. Nga ana tjetër, fakti që ke qenë apo apo vazhdon të jesh komunist, ta zvogëlon shumë të drejtën për ta pandehur veten si historian, sepse duket qartë që ti je tepër i përfshirë emocionalisht, nuk ke një mendje të ftohtë, të paanshme dhe aq më pak shkencore. Një historian normal, me sa di unë, nuk duhet të jetë i përfshirë emocionalisht, ideologjikisht, revolucionarisht, enverisht, etj, e sidomos nuk duhet të japë leksione për shkencën e gjuhësisë. Pra, ti nuk mund të jesh kurrsesi objektiv në leximin e ngjarjeve historike të këtij vendi. Bën mirë të mos luash me historiografinë por të kërresh kujtime nga jeta jote, sepse kësisoj nuk do të shkaktoje keqkuptime apo dëme kolektive. Shkurt, për të mos humbur kohë e për të mos besdisur lexuesin, deklaroj mungesë të plotë respekti për punën tënde në historiografi, në shkrime gazetash, në intervistat që jep andej-këndej, në kritikat që u bën të tjerëve e në kumtesat tua shkencore.
Më 26 prill, pra para disa ditësh, në shkrimin me titull “Ledi Shamku dhe formula e Pagëzimit”, ti i drejtohesh në mënyrë të paedukatë gjuhëtares së nderuar, zonjës Ledi Shamku. Unë nuk dua të merrem me argumentin që trajtoni ti dhe zonja Shamku, sepse është fjala për një çështje ngushtësisht profesionale, por dua të ndalem në zemëratën tënde ndaj faktit se zonja Shamku e shkruan artikullin e saj në gegnisht, në një gegnishte të mrekullueshme, të thukët, melodioze, e jo shkodranisht siç shprehesh ti pa pikë përgjegjësie, duke u vënë në rolin e gjuhëtarit. Ndryshe nga ti që di të shkruash vetëm standardin dhe të flasësh sllengun e katundit prej nga ke origjinën, zonja Shamku di të shkruajë e të flasë shumë bukur në gegnisht, në toskërisht dhe i njeh shkëlqyeshëm nëndialektet dibranisht, korçarisht, gjakovarisht, çamërisht etj. Po ashtu, ndryshe nga ti dhe standardistët e tjerë, zonja Ledi Shamku është rritur dhe edukuar në liri, por mbi të gjitha është një gjuhëtare me vizion: ajo zgjedh të mbështesë gegnishten, në vend që të mbrojë kauzat e humbura, siç bëni ju. Ajo na dha një model të shkëlqyer të gegnishtes, ndaj ne shkrimtarët gegë e falenderojmë nga zemra për këtë. Sa për sqarim: zonja Shamku nuk ka nivel të cekët kulturor, siç thoni ju paturpësisht, po përkundrazi është një shkenctare dinjitoze, një intelektuale e klasit të lartë dhe një nga shëmbujt më të mirë të gruas së sotme shqiptare. Personalisht do të ndjehesha i lumtur po ta dija se ekzistojnë edhe intelektuale të tjera si zonja Shamku.
Them se gjuha e tekstit që shkruan ajo në artikullin që të ka tërbuar ty dhe urrejtësit e tjerë të gegnishtes, do marrë në konsideratë si model në Kongresin e Ardhshëm Drejtshkrimor (KAD), i cili do apo s’do ti Kristo, duan apo s’duan matrioshkat e tjera si puna jote që e kanë Enverin në njëmijë kopje brënda vetes, do të ndodhë. Po, Kristo, do të ndodhë. E do të ndodhë sepse gegnishja që ti e quan dialekt ka qenë e vijon të shkruhet e të mbetet gjallë, pavarësisht faktit se hoplitët e falangës së diktaturës po shkulin qimet e kokës nga tërbimi sa herë shohin se gegnishtja po vijon të shkruhet në mënyrë të frytshme. Meqenëse i shfaq hapur tendenca tua të vockla krahinore, Kristo, po të përgjgjem në po atë linjë: Individët si ju e varrosën gegnishten për së gjalli dhe menduan se ajo vdiq më 1972. Gabuat rëndë, Kristo, sepse gegnishtja është një pelë e fortë shale, një atkinë legjendash, së cilës s’ka gjë që ia ndal turrin, ndaj vijon të mbetet gjallë, sikundër vijojnë të mbeten gjallë kreshnikët e legjendave shqiptare të Veriut, sa herë që ndonjë bajloz i shtin shtatë pashë nën dhe; ata arrijnë ta mposhtin tiraninë e dheut dhe të dalin sërish në sipërfaqe. Meqenëse ti flet si standardist, Kristo, po të bëj me dije se ato legjenda kreshnikësh janë kënduar dhe shkruar në gegnisht e jo në standard. Nuk ndjehesh edhe aq mirë nga ky fakt, Kristo, por s’ke ç’i bën, duhet të durosh, ashtu siç duruam ne gegët tiraninë gjuhësore të Enver Hoxhës dhe shërbëtorëve të tij. Etërit tanë kanë vajtuar heshturazi në ceremoninë perverse të varrosjes së idiomës sonë të lavdishme gjuhësore, më 1972. E kam fjalën për Kongresin Policor të Drejtshkrimit, të kësaj mynxyre të shëmtuar e të neveritshme që ju e veshët me petkun e hijshëm të unitetit kombëtar. Me sendërtimin e atij akti po ndodhte përçarja më e madhe në historinë e gjuhës shqipe, ndërsa ju patët paturpësinë ta quanit akt uniteti! Mirë, mor Kristo, mirë, po kaq budallenj të dukemi ty ne gegët ty? Përnjëmend kujtuat se e hëngrëm sapunin për djathë. Përnjëmend mendoni se të keqen dhe mizerabilitetin mund t’i stilizoni aq mirë sa ne të mos mund t’ua dallojmë dot fytyrat e tyre të vërteta? Formula e Pagëzimit për të cilën i vërsulesh si i ndërkryer zonjës Shamku, ka lindur dhe është shqiptuar në gegni nga gegët. Pal Engjëlli (edhe për mendimin tim Pal Ejlli, sepse në gegni kështu shqiptohet) është po ashtu gegë. Edhe Fjalori i Arnold Fon Harfit është i plot me fjalë gege, sepse është mbledhur në gegni, Gjon Buzuku është gegë, Pjetër Bogdani është gegë, Frang Bardhi është gegë, At Gjergj Fishta, që vuri gurë ciklopikë në themelet e identitetit tonë kombëtar është gegë, Ndre Mjeda, poeti ma i shkëlqyer i shekullit XX është gegë, Ernest Koliqi, prozatori i parë modern është gegë, Millosh Gjergj Nikolla, poeti i parë i revoltës qytetare është gegë, At Shtjefën Gjeçovi që mblodhi Kanunin e Maleve të Veriut dhe u flijua për Shqipërinë është gegë, At Bernardin Palaj që mblodhi Ciklin monumental të Kreshnikëve është gegë, At Donat Kurti që mblodhi Visaret e Kombit është gegë, helenistët dhe latinistët më të mëdhenj shqiptarë janë gegë.
DHE TË GJITHË FLISNIN DHE SHKRUANIN GEGNISHT.
Nuk flisnin e shkruanin gegnisht për inatin tënd, Kristo, për për kënaqësinë e tyre, sepse gegnisht don me thanë shqip, bën mirë ta kesh parasysh këtë. Tashti, çfarë mendon se ndodh në trashëgiminë tonë letrare, nëse heqim ndihmesën e gegëve? A nuk mendon se i tërë identiteti ynë kulturor, e tërë kujtesa jonë kulturore shndërrohet në një humnerë të frikshme? Sigurisht që s’je dakord me mua, sepse ti dhe mjaft të tjerë si ti urrejnë jo vetëm gegnishten por… edhe gegët. Tashmë kjo është e qartë edhe për vetë gegët.
Ndaj e marr me mend mirë se si ju janë mrrolur fytyrat prej tërbimit kur keni parë te suplementi “Milosao” i datës 19 prill 2009 tekstin në gegnisht të zonjës Shamku. Dhe a e dini pse? Sepse zonja Ledi Shamku bën një “gabim” të madh: shkruan një gegnishte të përsosur, duke ju hequr juve çdo iluzion se gegnishtja ka vdekur dhe nuk mund të shkruhet më nivel të njësuar dhe mbi baza shkencore. Duke qenë se ju jeni mësuar të shihni rreth e rrotull vetëm gjuhëtarë konformistë dhe servilë që e kanë turpëruar shkencën e gjuhësisë, mbështetur në faktin se ishin pjesëmarrës në krimin e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, ju s’mund ta përtypni guximin e krisur të zonjës Shamku. Ti thua se zonja Shamku shkruan gjuhën e Parrucës. Zonja Shamku nuk shkruan gjuhën e Parrucës, Kristo, por meqë jemi në temë, e di ti ç’është Parruca? Parruca është zemra e Shkodrës dhe e Shqipërisë: aty gjëndet prefektura, bashkia, gjimnazi historik “28 Nëntori” që ka nxjerrë kaq figura të shquara, aty ndodhet universiteti, e sa e sa gjëra të tjera. Të shkruash gjuhën e Parrucës asht nder, o historian i lodhur që merresh me gjuhësi, sepse atë gjuhë e ka folur dhe shkruar At Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Ernest Koliqi, Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Migjeni, Lazer Shantoja, Martin Camaj, e sa e sa burra të tjerë të mëdhenj, pa veprën e të cilëve nuk do të kishim as gjuhë, as pavarësi, as vetëdije kombëtare, as identitet, por do të ishim kope lopësh. Laje gojën kur të flasësh për gjuhën e Parrucës, sepse Parruca është Shkodra dhe Shkodra është Shqipëria kulturore, e sidomos laje gojën kur të flasësh kundër tekstit të zonjës Shamku, sepse nuk është as shkodranisht, as çamërisht, as dibranisht, as korçarisht, por gegnishte e njësuar; ajo është gjuha e tërë gegëve, një gegnishte e përpunuar, plot finesë e zhdërvjelltësi, me një fuqi shprehëse të pakundshoqe, është gjuha e Anton Pashkut, përfaqësuesit më të shkëlqyer të letërsisë moderne shqipe, është gjuha e vëllezërve tuaj gegë, gjuha që ka pjellë epikën heroike dhe legjendare, gjuha që ka kënduar këngë dhe përralla të mahnitshme, gjuha që ka mundësuar lindjen e një letërsie të madhe, gjuha falë se cilës sot i themi vetes shqiptarë.
Zemërimi im dhe i miqve të mij gegë nuk u drejtohet kurrsesi toskëve dhe gjuhës së mrekullueshme të Jugut. Unë kam shumë miq toskë, të cilët i vlerësoj pa masë, sepse e meritojnë, ndërsa lidhjet e mia me Jugun e Shqipërisë janë të thella dhe krejtësisht të pacenueshme nga qendrimet e dëshpëruara të një klani enveristësh, të cilët duke mbështetur standardin e sotëm gjuhësor mbështesin në fakt amanetet e diktaturës, mbështesin përçarjen mes Veriut dhe Jugut, mbështesin të kaluarën e errët. Ti e di shumë mirë Kristo, se këtu në Tiranë fshatari jugor e konsideron malok fshatarin gegë. Kjo është thjesht pasojë e konfliktit gjuhësor që keni shkaktuar ju. Duke u ndjerë i përjashtuar gjuhësisht, fshatari gegë ndjehet i përjashtuar edhe nga e drejta e qytetarisë, ndjehet jabanxhi në Tiranë. Një gegë që ndjehet jabanxhi në Tiranë! Ky është kulmi! Me që jemi te përjashtimi, te përçarja dhe ndarja krahinore, fshatari i Veriut ka plotësisht të drejtë t’i thotë fshatarit të Jugut: Shkumbinin e ke kapërcyer ti, mik i dashtun, jo unë, ndaj kthehu andej nga ke ardhur! Por kjo do të thoshte luftë, apo jo? Mos është lufta ajo që duam? Mos është përçarja. Jo, kurrën e kurrës.
Ne gegët i duam toskët sepse janë vëllezërit tanë të pandashëm, sepse janë racë e lavdishme shqiptare. E duam edhe toskërishten, sepse është gjuhë e pastër shqipe, sepse është gjuha e Naim Frashërit, Thimi Mitkos, Spiro Dines, Faik Konicës, Fan Nolit, sepse është gjuha e poetëve të mrekullueshme si Ali Asllani, Lasgush Poradeci, etj. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të tolerojmë që gjuha standarde e shqiptarëve të vijojë të mbetet një pilaf tosk me pak piper gegë përsipër. Na duhet doemos një gjuhë e njësuar, por jo kjo, jo kjo!
Ti na flet për standardin si faktor uniteti, Kristo, ndërsa ne të flasim ty për standardin si faktor përçarës. Teza e standardit si faktor uniteti është bërë zhele tashmë. Vëllezërit tuaj gegë ndjehen të pakënaqur dhe të fyer. Ka rëndësi kjo për ju, Kristo? Po të njoftoj për dy gjëra që kanë ndodhur, sepse me gjasë ti dhe shokët e tu nuk e keni marrë vesh ende: 1) Arkitekti i standardit të sotëm ka vdekur këtu e njëzet e katër vjet të shkuara, saktësisht më 11 prill 1985. 2) Kosova është e pavarur dhe tashmë ka filluar ta shprehë në liri vullnetin e saj gjuhësor.
Prandaj, mos na fol më për unitetin, të lutem, por përdor kohë më kohë ndonjë argument shkencor, që mund ta mbrosh me njëfarë dinjiteti standardin. Mirë ti që nuk ke haber fare nga gjuha dhe Zoti e di kush të shtyn të flasësh për gjuhën, por edhe gjuhëtarët e llapëtarët e sotëm na flasin tërë kohën për unitetin, atdhetarinë dhe nevojën e pasjes së një gjuhe standard. Mjaft me këtë gajde të ndryshkur! Edhe diçka tjetër: përpara se të akuzosh të tjerët për mungesë profesionalizmi, përpiqu të bëhesh vetë profesionist, pra mos përzihesh nëpër çështje që s’i merr vesh. Në mbyllje: Gegnishtja u ka mbijetuar kohërave të vështira, Kristo, i ka mbijetuar errësirës së shekujve, i ka mbijetuar Kongresit Policor të Drejtshkrimit, i ka mbijetuar dëbimit, varrosjes për së gjalli, gjymtimit, nëpërkëmbjes, poshtërimit, përgojimeve të amatorëve dhe të cmirëzinjve të sotëm si puna jote, për të hyrë në mijëvjeçarin e ri më e bukur, më madhështore, më e gjallë se kurrë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ramiz Dërmaku: Mendimi unik - i nevojshëm për çështjen kombëtare dhe bashkim kombëtar
» Ramiz Dërmaku: Interesi kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë
» Fronti Demokratik Fdbk: Gafurr ADILI: BACA ALI ALIU-KELMENDI (PRESHEVA) PISHTAR I RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR!
» Sabile Keçmezi-Basha: Karakteri kombëtar e demokratik i programeve të komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës
» Monda Korca: Te ruajme vlerat kombetare dhe identitetin kombetar shqiptar. Interviste e Raimonda Moisiu, dhene gazetares Fatime Kulli
» Ramiz Dërmaku: Interesi kombëtar është i përhershëm, kurse programet kombëtare ndërrojnë
» Fronti Demokratik Fdbk: Gafurr ADILI: BACA ALI ALIU-KELMENDI (PRESHEVA) PISHTAR I RIBASHKIMI KOMBETAR SHQIPTAR!
» Sabile Keçmezi-Basha: Karakteri kombëtar e demokratik i programeve të komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës
» Monda Korca: Te ruajme vlerat kombetare dhe identitetin kombetar shqiptar. Interviste e Raimonda Moisiu, dhene gazetares Fatime Kulli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi