Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekskluzive: Nuk pati trafikim të organeve - Williamson largohet?

Shko poshtë

Ekskluzive: Nuk pati trafikim të organeve - Williamson largohet? Empty Ekskluzive: Nuk pati trafikim të organeve - Williamson largohet?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 20, 2014 3:47 pm

Ekskluzive: Nuk pati trafikim të organeve - Williamson largohet?

Ekskluzive: Nuk pati trafikim të organeve - Williamson largohet? Largea_b8b8bc9d1403263104
Nuk ka dëshmi se gjatë luftës është bërë trafikim i organeve në Kosovë. Në këtë mënyrë, hedhën poshtë pretendimet e raportit të senatorit zviceran, Dik Marti se një gjë e tillë ka ndodhur.
Klan Kosova merr vesh se ky është përfundimi i hetimeve të kryeprokurorit amerikan, Clint Williamson, i cili udhëhoqi Task Forcën e hetimeve speciale të BE-së në lidhje me këtë çështje.
Raporti i tij, i paraparë të publikohet në qershor, është shtyrë për dy muaj dhe do të shfaqet në gusht.

Pasi ta bëjë këtë gjë, Williamson, i cili më parë ka shërbyer edhe si shef i komponentës së Drejtësisë, në kohën e UNMIK-ut, do të largohet nga kjo detyrë, pasi përfundimi i raportit ishte misioni i tij.
Burimet ndërkombëtare i thanë Klanit se ai do të zëvendësohet nga një tjetër prokuror amerikan.
Ky, megjithatë, do të hetojë 12 raste për krime lufte, për të cilat Task Forca aktuale e Willamsonit, ka gjetur fakte të jenë kryer kryesisht pas 12 qershorit. Ato, të gjitha, janë individuale dhe nuk përfshijë ndonjë ndërmarrje të organizuar.

Aktakuzat për këto 12 raste, siç merret vesh, do të ngrihen diku ka fundi i vitit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi