Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:PESËMBDHJETËVJETË

Shko poshtë

AGIM GASHI:PESËMBDHJETËVJETË Empty AGIM GASHI:PESËMBDHJETËVJETË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 22, 2014 8:46 pm

AGIM GASHI:PESËMBDHJETËVJETË 10270743_10152207594304077_7541697789208370515_n



AGIM GASHI:PESËMBDHJETËVJETË


Pesëmbdhjetvjetë ju priti populli
Pesëmbdhjetëvjetë nuk bëtë asgjë,
Pesëmbdhjetëvjetë vjedhët atdheun
Sa shumë djem na i keni vra!

Pesëmbdhjetëvjetë rrejtët sa mundet
Pesëmbdhjetëvjetë shitët trimëri, 
Pesëmbdhjetëvjetë tradhëti atdheut
Bashkpunuat me Serbi.

Pesëmbdhjetëvjetë ushqyet krimin
Pesëmbdhjetëvjetë drogë e raki, 
Pesëmbdhjetëvjetë shkelët mbi varre
Ata u bënë dhe për një liri.

Pesëmbdhjetëvjetë u pasuruat
Pesëmbdhjetëvjetë dogjët flamuj 
Pesëmbdhjetëvjetë morët kafshatën
N´atdhe jetohej si i huj.

Pesëmbdhjetëvjetë nuk mund t´shërohemi
Pesëmbdhjetëvjetë qajnë bankat shkollore, 
Pesëmbdhjetëvjetë ju mallkon populli, 
Ju mallkojnë gjithmonë kto troje.

Të mallkuar paskit lindë
Të mallkura po jetoni, 
Të mallkuar do të vdisni
Ferrin n´fund do ta fitoni.


22.06.2014
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi