Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-LETËR E SHKURTË MIQSORE BARDHYL METËS

Shko poshtë

AGIM GASHI-LETËR E SHKURTË MIQSORE BARDHYL METËS Empty AGIM GASHI-LETËR E SHKURTË MIQSORE BARDHYL METËS

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 26, 2014 11:55 pm

AGIM GASHI
 
LETËR E SHKURTË MIQSORE BARDHYL METËS

AGIM GASHI-LETËR E SHKURTË MIQSORE BARDHYL METËS Largea_bardhyl-metaj-13999631571400874231
 
I dashur Bardhyl Meta!


Ka kohë që të njof. Bile ti edhe je nga jam edhe unë.Të kamë përcjellë dhe ti kam lexuar shkrimet tua në gazetat e kohës dhe në FB ku jemi miq të kahmotshëm.
Kur u përfol se ti do të vish si ardhje e re në LDK, dhe kur ma dergove ftesën që të vi tek sheshi 21, e kamë ditë se ke me dështue. Të rrallët janë ata njerz që ishin të lyer fort me yndyrën e metodës dredh e zhdredh, të ardhur nga mërgta e që arritën ndonjë sukses në atdhe.
Ti bile se kishe asnjë shansë të vetme që të arrish sukses e të bëhesh deputet. Nuk kishe shans sepse ti je vlerë e kombit dhe vlerë e rugovizmit, e këto vlera në asnjë parti në Kosovë sdo të mund të arrijnë suksese.
Mafia politike që u instalue në LDK, pamundëson ngritjen e çdo njeriu që mund të jetë patriot me plotkuptimin e fjalës, rugovist dhe njeri i ngritur. Ti mu dhimbte edhe për tubimin te sheshi 21 që unë smunda të vi për shkak të shëndetit.Mu dhimbte gjatë tanë fushates që nuk u duke pothuajse askund, sepse të ndaluan.Të ndaluan ty, e ndaluan Bajrush Morinën, e ndaluan Valon Malokun, e ndalaun ate e këte, jo që populli nuk ua dha voten, por që votat e juaja u shkapërderdhën tek mafia e instaluar në LDK me urdhër të antarëve të SHIK-ut që jan të instaluar në Kryesinë e LDK-së. Mos harro se Raporti i NAT-os e thotë se në strukturat e LDK-së ka antar të SHIK-ut.
Askujt aty si ha palla a po e merr pushtetin Hashim Thaqi apo dikush tjeter.Ata i shkepin votat ndërveti me njerzit e vetë, bëhen deputet dhe i gëzohen lajmit se Hashim Thaqi i rriti rrogat në Universitet.
LDK-ja e sotshme nuk është LDK e Ibrahim Rugovës.Teueten e moren sepse u vyente. Atë sdo ta vetë askush aty. Koalicioni është maskë e humbjes fatale sepse një njeri që e humbë Kryeqytetin, ku ke pa në mbarë boten që ta fiton shtetin?
Ju dëshiroj shëndet e suksese në ardhmëri. Bëhu i fortë që ta kthejmë sëbashku me antarsinë e ndershme rugovizmin në patrinë tonë. LDK nuk është e tyre, as e SHIK-ut e as e atyre që dikur e shanin Ibrahim Rugoven aq paturpshëm, e sot rrinë komod në krye të vendit.
Por, fatkeqësisht sot LDK është një parti private që njerzit aty e shofin si një biznis e jo si parti që duhet të jetë në shërbim të kombit e atdheut.
LDK ishte e popullit dhe duhet ti kthehet popullit!
 
Shpresoj se ardhmëria do të jetë e ndritshme!
 
Me respect
Agim Gashi-Gjermani

26.06.2014-Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi