Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI : YLL I KANGËS SHKURTE FEJZA

Shko poshtë

AGIM GASHI : YLL I KANGËS SHKURTE FEJZA Empty AGIM GASHI : YLL I KANGËS SHKURTE FEJZA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 01, 2014 8:46 pm

AGIM GASHI

YLL I KANGËS SHKURTE FEJZA

AGIM GASHI : YLL I KANGËS SHKURTE FEJZA 10685500_10152473622629077_8548904514634904425_n

Zani yt në ballë të kangës
Za i zemrës kombëtare,
I jep flatra shpirtit tonë; 
Shkurte Fejza - kangëtare.

Ty të njoha fare t` vogël 
Dritë e kangës së madhe, 
Kur jehonte kanga jote
N'rranza t'Sharrit në livadhe.

Ti i zbrite vetë shqiponjat
Nga qielli me flakerima,
Sa ta marrin kangën tande
Ta çojnë botës si vetima!

Kanga jote shi i jetes
Ne çdo zemër gjuhen mbolli,
Për shqiptarin e mergueme
Kalabrisë e kah stambolli.

Nalt e çove ti atdheun
Kur iu shkel gjuha e kanga,
I dhe zjarr e dritë Kosoves
Kur ia lidhen rinine me pranga.

Ti bilbil i kangës sonë
Katerdhet vjet me kangën n‘ gji, 
Mi prano vargjet e mia
Që i shkrova unë për Ty.

Nga kjo zemër kangëtare
Prit urime si ujëvara,
Si nji dritë në kangën time
Flakadan ti del e para.

31.10.2014 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi