"NERVOZOHET" ARMENDI: VOTAT JANË MANIPULUAR BRENDA LDK-SË
Faqja 1 e 1

Kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, i cili njëherësh ishte edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 8 qershorit, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
Ai nëpërmjet një postimi në facebook ka shkruar se, disa grupe të caktuara të LDK-së janë duke u munduar ta dëmtojnë partinë e Isa Mustafës.
“Nuk jam i shqetësuar vetëm për faktin se votat janë manipuluar, por jam thellësish i zhgënjyer se janë manipuluar brenda LDK-së nga struktura të caktuara, të cilat po e mbajnë peng LDK-në, rritjen dhe fitoren e LDK-së, për interesa të tyre personale dhe klanore”, ka shkruar ai nëpërmjet rrjetit social facebook.
Të dashur miq,
Anëtar, simpatizant dhe votues të LDK-së.
Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës.
Fillimin e angazhimit tim politik, e kam nisur duke u mbështetur në vlerat dhe traditat kombëtare shqiptare, besimin në Zot, si dhe gatishmërinë për të shërbyer shoqërisë dhe vendit tim, vlera e parime këto, me të cilat kanë vepruar bijat dhe bijtë më të mirë të Kosovës, duke filluar nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Komandanti Legjendar i UCK-së Adem Jashari, Akademik Fehmi Agani e shumë patriot të tjerë. Vlera këto të cilat i kam hasur tek çdo i ri e qytetarë, të cilët i kam takuar anekënd Kosovës, vlera të cilat na bashkojnë pa marrë parasysh pikëpamjet politike.
Së bashku me shumë të rinj të cilët besojnë në një Kosovë dhe LDK më ndryshe, u organizuam e mobilizuam duke e reformuar dhe riaktivizuar Forumin e Rinisë, duke e bërë një organizatë shumë dinamike, të hapur për të rinj e të integruar në organizatat më kredibile të qendrës së djathtë në Evropë (Struktura të Partive Popullore Evropiane) . Përmes hapjes për të rinjtë, rritjes së antarsisë dhe numrit të përkrahësve, dinamizimit të organizatës, e qindra organizimeve të natyrave të ndryshme, arritëm që të përmirësojmë imazhin dhe performancën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përgjatë kësaj rruge hasëm në përkrahje e vullnet të jashtëzakonshëm tek të rinjtë, por edhe në sfida e probleme, mirëpo asnjëherë nuk u ndalëm.
Në këto zgjedhje nacionale, në konsultë dhe koordinim të ngushtë me strukturat e partisë, i dola ballë përgjegjësisë time si Kryetar i FRLDK-së, për të përfaqësuar të rinjtë në listën garuese të LDK-së, duke u bërë kështu kandidati më i ri për deputet në historinë e LDK-së. Duke marrë parasysh koordinim tonë të ngushtë dhe punën e palodhshme të të rinjve në ekipin tim, e di se gjatë gjithë kohës keni qenë të informuar në kohë reale rreth kampanjës dhe aktiviteteve të mija. Kam qenë i përkushtuar të zhvillojmë një kampanjë shumë pozitive, duke mos u marrë me askënd dhe asgjë tjetër por ideve dhe nevojave të gjeneratës tonë dhe përkushtimit që zëri i rinisë të dëgjohet.
Në këtë fushatë gjithashtu kam hasur edhe në dukuri të tjera, për të cilat nuk do të kisha besuar se ekzistojnë në LDK, faktin se në vend të përkrahjes, jo rrallë hasa në kundër-fushatë dhe bllokime. Të rinjtë e Forumit të Rinisë vazhdimisht më njoftonin për qortimet që iu bëheshin nga strukturat e partisë kur ata shprehnin përkrahje publike ndaj meje, shumë organizime e vizita janë anuluar me kërkesë të strukturave të degëve të cilët vlerësonin se ata do të "rrezikoheshin" nga rritja e mbështetjes për mua si kandidati më i ri, duke e harruar kështu se mbështetja ndaj meje në këtë rast, ishte mbështetje për të rinjtë në përgjithësi dhe për LDK-në veçanti, përderisa, unë dhe ekipi im kërkonim përkrahje për LDK-në dhe për Kryetarin Mustafa për Kryeministër, kështu duke u fokusuar të dalim jashtë orbitës së LDK-së për të marrë vota të reja. Vota për mua ishte votë për të rinjtë dhe vlerat në të cilat beson gjenerata e re dhe asesi një votë aksidentale.
Rezultati i publikuar sot, nuk më ka zhgënjyer aspak si rezultat dhe si numër, duke qenë i vetëdijshëm se ky nuk është rezultati real, pasiqë vullneti i sovranit (për kandidatët) është manipuluar, siç është dëshmuar edhe nga procesi i rinumërimit të një pjese të votave. Në procesin e rinumërimit trendi i votave të mija është shumëfishuar. Nuk jam i shqetësuar vetëm për faktin se votat janë manipuluar, por jam thellësisht i zhgënjyer se janë manipuluar brenda LDK-së nga struktura të caktuara, të cilat po e mbajnë peng LDK-në, rritjen dhe fitoren e LDK-së, për interesa të tyre personale dhe klanore. E kam potencuar dhe po e ripotencoj, se gjatë gjithë angazhimit tim politik jam prirë nga ideja, që përmes partisë të punojmë për Kosovën, kam sakrifikuar dhe nuk kam kursyer asgjë nga vetja ime, familja dhe nga shoqëria për të mirën e LDK-së, rrjedhimisht Kosovës, përderisa, fatkeqësisht, shumë të tjerë sot, po e sakrifikojnë LDK-në, duke e rrezikuar kështu edhe të ardhmen e Kosovës.
Të dashur miq, ju falënderoj secilin prej juve, të rinj e të reja, miq, familjar e bashkëpunëtor, juve që besuat e besoni se Kosova meriton më shumë. Juve të rinjve të cilët punonit nga mëngjesi në mëngjes për të bërë që zëri i të rinjve të dëgjohet. Jam i bekuar e ndihem krenar, se vota ime ishte votë nga e gjithë Kosova, duke nisur nga qendrat e mëdha deri në fshatrat më të thella, duke bërë kështu që, për dallim nga shumë të tjerë që kishin bastione lokale, bastioni im të jetë Kosova.
Është e rëndësishme që të vazhdojmë së bashku, sepse ajo që arritëm është dëshmi se zëri ynë është i qartë, i fuqishëm dhe i arsyeshëm. Jam i bindur se Zoti nuk na humb mundin, me ndihmën e tij do ta kthejmë shpresën për vendin tonë.
Ata të cilët më njohin dhe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me mua, e dinë se këto shqetësime i kam shprehur edhe më herët, me miq e bashkëpunëtor si dhe në organet e LDK-së.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të mirë.
Faleminderit për përkrahjen dhe lutjet tuaja.
I juaji,
Armend A. Ibrahimi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AKR: Në Gjakovë votat janë manipuluar
» Donika Gërvalla: Armendi guxoi të thotë të vërtetën
» ‘Nervozohet’ imami Latifi: Pse s’po e kritikoni priftin Kçira (VIDEO)
» Spahiç: Janë kush janë kroatët me origjinë të pastër shqiptare në Kroaci
» Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi