Intervista, Berisha: Përpjekje kriminale për të asgjësuar opozitën
Intervista, Berisha: Përpjekje kriminale për të asgjësuar opozitën
Intervista, Berisha: Përpjekje kriminale për të asgjësuar opozitën
“A ka vend në Parlament për opozitën? Ka vend në këtë Parlament ku janë futur kriminelë, vrasës dhe përdhunues dhe dhunojnë opozitën për fjalën e lirë, ku opozitës nuk i lejohet të krijojë komision hetimor? Opozita nuk mund të jetë stoli”.
- Zyrtarët amerikanë, si zonja Nuland apo sekretari Kerry, kanë lëshuar mesazhe shumë të forta, se vendet e Ballkanit Perëndimor vërtet kanë arritur një stad shumë të mirë përsa i përket qasjes së Bashkimit Europian, por theksojnë se korrupsioni, konfliktet politike apo etnike janë një rrezik permanent, duke kërcënuar demokracinë në këto vende. Në deklaratën e zotit Kerry përmendet edhe Shqipëria, duke iu referuar edhe situatës mbi mungesën e ambasadorëve. Si i shihni këto deklarata në kontekstin shqiptar dhe politikën shqiptare, e cila është në konflikte të vazhdueshme këto kohë?
Këto deklarata janë një alarm që vijnë nga SHBA për të ardhmen e demokracisë në këto vende. Shqipëria dhe vende të tjera, para Shqipërisë, kanë bërë një progres të rëndësishëm drejt BE, por do të ecin këto drejt Europës apo do të ndërtojnë sistemin kleptokratik, sistem në të cilin jo vetëm vlerat e demokracisë, por në të vërtetë edhe sovraniteti kombëtar rrënohen dhe sistem që në Shqipëri po ndërtohet në mënyrë të vendosur nga dyshja Rama-Meta me bashkëpunëtorët e tyre.
- Kemi një situatë bojkoti të PD, ndërprerjet e marrëdhënieve me Parlamentin tashmë janë deklaruar nga kryetari i PD, zoti Basha, ardhur kjo edhe nga dhuna e përsëritur ndaj deputetëve të saj për shkak të fjalës së mbajtur në Parlament në disa raste. Jemi në këto kushte edhe të alarmit amerikan të shprehur për këto vende të Europës, posaçërisht për Shqipërinë, ju jeni deklaruar, por fakti që kemi edhe këto deklarata nga SHBA i bëjnë edhe më të besueshme akuzat e opozitës?
Sot më shumë se kurrë është jetike një vetëdije qytetare për zhvillimet në këtë vend. Ajo që ndodh në Parlament, është përpjekje kriminale e Edi Ramës për të asgjësuar politikisht opozitën, për ta shndërruar atë në pseudoopozitë. Le të marrim shembullin, Gent Strazimiri është njëri prej deputetëve më vokalë të opozitës në Parlamentin shqiptar. Rama për të dytën herë me radhë ndërsen bandat e tij në Parlament kundër Strazimirit. Rasti i parë nisi pasi Strazimiri mori fjalën pas një daljeje të dezikuilibruar të Ramës, qartësisht për syrin e çdo njeriu i intoksikuar nga droga dhe i tha se këtu foli para meje "miss kokaina" dhe mjaftoi për të organizuar atë që organizoi në korridoret e Parlamentit. Kurse rasti i fundit ishte evident dhe unë dua të falënderoj për meritën dhe kontributin televizionin “ABC News” që nuk bëri gjë tjetër veçse mblodhi segmentet e seancës non stop parlamentare, ku faktoi se Edi Rama ishte njeriu që organizoi atë që ndodhi. Ai i dërgoi me mesazh deputetes Xhaçka të ngrihet të bëjë pyetje, që nuk ndodh kurrë në historinë e Parlamentit. Nuk ndodh kurrë që një folësi në Parlament të ngrihesh ti prapa dhe t’i bësh pyetje. Pyetjet, në rregulloren e Parlamentit, janë e drejtë vetëm e ministrave dhe Kryeministrit, por në këtë rast që i duhet ngriti një ndrikull, e cila i lejoi vetes të keqpërdorej në atë shkallë ekstreme dhe bëri pyetje. Çfarë pyeti? Emra. Sepse Strazimiri tha se rreth 19 deputetë janë me precedentë penalë. Dhe i kërkoi emra. Natyrisht. emri dihet. I pari është Edi Rama. Dhe kur Strazimiri iu përgjigj, Rama urdhëron falangat e krimit në Parlament dhe godasin në korridoret e Parlamentit, në seancë plenare deputetin që sapo kishte diskutuar.
Së dyti, Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese i njohin opozitës të drejtën e komisioneve parlamentare. Edi Rama me Ilir Metën, të cilin e ka shndërruar në një vegël të vetën, absolutisht, për arsye të qarta, i cili sa herë që kthehet nga jashtë i thotë se ata më kërkojnë "arrestojeni Metën", pavarësisht se ata ma kërkojnë unë nuk të arrestoj ty, Edi Rama me Ilir Metën, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk lejojnë opozitën të krijojë komisione hetimore parlamentare. Nuk lejojnë opozitën të krijojë edhe komisionin të fituar me Gjykatë Kushtetuese për serverat, nuk lejojnë opozitën të krijojë komision për emërimet e kriminelëve në të gjitha nivelet e administratës. Atëherë në këto kushte, a ka vend në Parlament për opozitën? Ka vend në këtë Parlament ku janë futur kriminelë, vrasës dhe përdhunues dhe dhunojnë opozitën për fjalën e lirë, ku opozitës nuk i lejohet të krijojë komision hetimor? Opozita nuk mund të jetë stoli.
- Është një vendim vetëm për këtë sesion apo edhe për sesionet e ardhshme parlamentare?
Të gjitha këto duhet kryetari i PD të japë përgjigje. Unë e kam përshëndetur këtë vendim.
- Ju publikoni dosje me abuzime, ndërsa Rama bën një analizë 300-ditore sot, keni ndonjë mesazh lidhur me këtë analizë?
300 ditët e qeverisjes së tij e kanë nxjerr Edi Ramën më lakuriq se çka dalë në plazhet e botës. Kjo është ajo ç’ka mund të them, të gjitha mashtrimet kanë dalë dhe e vërteta është se ka dalë në shesh se ç’përfaqëson.
Rilindja Demokratike
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Rama, tentativë për të asgjësuar KQZ-në
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
» Gratë nga Kosova, përpjekje në SHBA për më shumë njohje
» EKSPLODIM FATAL NË OBILIQ:Një i gjallë nën rrënoja, po bëhet përpjekje për nxjerrjen e tij
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
» Gratë nga Kosova, përpjekje në SHBA për më shumë njohje
» EKSPLODIM FATAL NË OBILIQ:Një i gjallë nën rrënoja, po bëhet përpjekje për nxjerrjen e tij
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi