Gani MEHMETAJ:Reagim ndaj shkrimit: “Njerëzit e fshehur në “istikame” po e sulmojnë LDK-në”, botuar në gazetën “Bota press” me datën 16.07. 2014.
Faqja 1 e 1
Gani MEHMETAJ:Reagim ndaj shkrimit: “Njerëzit e fshehur në “istikame” po e sulmojnë LDK-në”, botuar në gazetën “Bota press” me datën 16.07. 2014.
Gani MEHMETAJ:Reagim ndaj shkrimit: “Njerëzit e fshehur në “istikame” po e sulmojnë LDK-në”, botuar në gazetën “Bota press” me datën 16.07. 2014.
Aksionari kryesor i LDK-së, S. Hamiti ma ndërseu argatin e vet të dëgjueshëm L. Hazirin, gjysmë analfabetin me zemër lepuri, sa për të më fyer: E di padrinoja që Hazir shkreta nuk di ta rreshtoj asnjë fjali, sepse nuk di të shkruaj shqip, e di shefi i tij që Hazir- mulla edhe kur i thotë përmendesh ato që ia kanë shkruar, belbëzon si nxënësi i dobët i fillores, apo nis e djersinë si vëllezërit e tij - zurlaxhi nëpër dasma. Mirëpo, askush nga LDK-ja e S. Hamitit nuk e ka zellin e mejtepliut të Gjilanit për të shërbyer herë SHIK-ut, herë padrinos së LDK-, sepse të dy palët të një krahu politik e biznesor janë.
PDK-ja e S. Hamiti ia falen Gjilanin, mbase do t’ia shohin hajrin me tender e me biznese, por kam frikë se qyteti e katundet do t’ia shoh sherrin, ashtu sikurse kanë nis t’ia shohin sherrin intelektualët e këtij regjioni. Emrat e kumbueshëm të intelektualëve të qytetit i zëvendësoi me islamike me shamia. Por sherrin mund t’ia shoh e tërë Kosova.
Kush më thotë se paskam qenë në “istikame? Luta i kafehaneve të Gjilanit, ku ishte inventar i përhershëm, derisa u bë banorë i Prishtinës, apo ish-shitësi i kasetave me këngë turko-arabe, matrapazi që herë i lavdëron beduinët e shkretëtirës, herë perëndimorët, varësisht kush i jep më shumë llokume.
Unë isha në “istikame” derisa L. Haziri luftonte fyt e m’fyt me qoftet e qebaptorëve të Gjilanit e “shlivovicën” e Serbisë. Unë mbrohesha në istikame derisa Luta i S. Hamitit hante dreka e darka me Kadri Veselin, ndërsa shefi i tij Hamiti e pinte kafen e mëngjesit me kreun tjetër të PDK-së në Prishtinë.
“Unë kurrë s’kam pi kafe me Kadri Veselin, ndërsa ti haje dreka e darka me te” i pati thënë Fatmir Limaj në Kuvendin e Kosovës, Lutfi Hazirit, kur mbledhja transmetohej para miliona shikuesve. Luta i shkretë, i tha vetës: “hapu tokë, pse fola!”, e futi kokën në mes të shalëve, ashtu sikurse bënë edhe S.Hamiti e I.Beqiri kur ua përmendi turpet Hashim Thaçi.
Luta që i pronësoi postet me paratë e videokasetave, e bizneseve me këngë turko-arabe, me akuzon mua, njërin ndër themeluesit e LDK-së kinse jam fshehur në istikame, ndërsa jam ndër ata që më së shumti jam angazhuar për pavarësinë e Kosovës, në kohën kur të shkallmonin dru apo të vrisnin policët e Milosheviqit, ndërsa Luta atëbotë bënte tregti me Serbinë.
Gabimi im i pafalshëm, por edhe gabimi i disa intelektualëve të tjerë ishte pse nuk u inkuadruam në strukturat udhëheqëse të LDK-së, megjithëse na ftonte Rugova. Ne mendonin se mund të kontribuonim më shumë në sensibilizimin e çështjes shqiptare me shkrime e me botimin e gazetave. Botonim shkrime në anglisht, frëngjisht e në gjermanisht në Perëndim për masakrat serbe në Kosovë, e informuam botën për fatkeqësinë tonë, derisa Luta vazhdonte të tregtonte me Beogradin.
Gabimi im dhe i intelektualëve të tjerë ishte pse lejuam që LDK-në ta pushtojnë heshtazi urithet, matrapazët dhe ata që synim e kishin përfitimin e jo idealët. Gabimi ynë ishte pse nuk ua treguam vendin më kohë matrapazëve, të pa kurrizorëve, analfabetëve, e dhunuesve, ndërsa tash s’ke si i pengon, sepse janë shumëzuar si brejtësit nëpër ara dhe janë bërë të fortë e të rrezikshëm me aleancat e nëndheshme.
Por kur e mendoj më mirë, e di ne nuk gabuam, jo pse nuk i parashikuam gjërat, por sepse intelektualët, gazetarët me emër dhe shkrimtarët i vrisnin, i torturonin natën pa hënë, ose i kërcënonin me familje para dhe pas luftës, në të njëjtën mënyrë, vetëm gjuha ndryshonte. Porosia ishte e qartë po u bëre pjesë e strukturave të LDK-së të gjene e liga.
Atëbotë e ndjeja, por tash po e shoh qartë se edhe Serbia, edhe grupet kriminale ishin të interesuara që kreun e LDK-së ta pushtonin grupet e tilla si Hamiti, Haziri, Beqiri- pakurrizorë, e jo intelektualët me ideale.
Pjellë e kësaj lufte të pisët të Serbisë e të grupeve kriminale që i luftuan apo i vranë intelektualët e LDK-së janë situatat kur kryetari, pedagog universitar do të zëvendësohet me mejtepli, apo kur elita e kombit, zëvendësohet me ismetbeqira, lutfihazira, sabrihamita etj. Turp më të madh për shqiptarët në përgjithësi e rugovistët në veçanti nuk ka.
Çka t’i them Ismetit të Kodrës së Trimave që e fëlliqi Prishtinën me qeverisjen e tij të keqe, ndërsa në Sheshin “Nëna Terezë “ ende kundërmon era e kanalizimit të vënë keq nga fituesi i tenderit të tij.
Nga L. Haziri e I. Beqiri e kam pritë një reagim të tillë, ata s’kanë qare se u hakërrohet Hamiti sa mund ta dëgjojnë edhe rrugëve përreth selisë së LDK-së, por ata nuk e përgënjeshtruan asnjë vlerësim timin, vetëm e mohuan në stilin e hajdutit: “pasha kryet e nanës unë nuk kam vjedh!
Por ti, miku im, Haki Rugovsa, ç’pate? Fortë për se ngushti të paskan shti, more burrë.
Prishtinë, 16 korrik 2014
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gani Mehmetaj:Jeniçerët e Erdoganit
» Gani Mehmetaj:Rugovën e çmuan njerëzit më të mëdhenj të planetit
» Paul Tedeschini: Reagim ndaj shkrimit te Prof. Dr. Mehdi HYSENI mbi bashkimin e Kosoves me Shqipnine
» Gani Mehmetaj:Kanceri islamik
» Gani Mehmetaj:Shëngjini, autostrada dhe hekurudha
» Gani Mehmetaj:Rugovën e çmuan njerëzit më të mëdhenj të planetit
» Paul Tedeschini: Reagim ndaj shkrimit te Prof. Dr. Mehdi HYSENI mbi bashkimin e Kosoves me Shqipnine
» Gani Mehmetaj:Kanceri islamik
» Gani Mehmetaj:Shëngjini, autostrada dhe hekurudha
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi