Gani Mehmetaj:Kush mund ta shpëtoj Lidhjen Demokratike?
Faqja 1 e 1

Lidhja Demokratike e Kosovës është shndërruar në azil pleqsh të-zymtë e grindavec, ku të rinjtë e ndjejnë vetën keq, gati bien në depresion. Të njëjtët njerëz janë tash pesëmbëdhjetë vjet: qëndrestarë e të pa shqitshim, si rriqër që s’duan t’ia dinë për ndërrime demokratike, për avancime konceptesh, as për freskim idesh. Ata e kanë krijuar bindjen se partia është pronë private e tyre, që duhet ta mbajnë nën thundra deri në vdekje. Komunikimi me veprimtarët po ashtu jo rrallë është bërë në parimin e dëgjueshmërisë policore ose me sistemin e intrigave nën rrogoz, kështu që qarkullimi demokratik i ideve ishte nocion krejtësisht i panjohur për ta.
Prurjet e reja janë të rralla, vetëm atëherë kur aksionarët kryesor e nxjerrin nga naftalina ndonjë aktivist që s’do t’ua prish për asgjë dhe që do të punojë ashtu sikurse ia diktojnë mësuesit-nxënësve. Po u përpoq ndonjëri të ve komunikim me medie, apo zoti na ruajt të shquhet, hiqet pa mëshirë. Tipat karizmatikë nuk i honepsin.
E kanë thartuare LDK-në si të ishte parti e Kmerëve të Kuq.
Kur kryetari bëhet zjarrfikës i skandaleve
Ky raport është ngulfatës brenda partisë, aty nuk ka qytetarë të barabartë, përkatësisht anëtarë të barabartë të kryesisë. Kryetar është nënkryetari i parë, kurse kryetari shpesh është zjarrfikës i skandaleve të bashkë partiakëve.
Në kryesinë e LDK-së që nga vdekja e Rugovës nuk ka asnjë personalitet karizmatikë. Nuk pati as më vonë, prandaj e ftuan administratorin Isa Mustafa, i cili tërë kohën e shpenzoi në shuarjen apo neutralizimin e skandaleve të vëllezërve, kunatave të aksionarëve.
Isa Mustafa s’pati asnjë mundësi të bëjë ndryshime, edhe po të ishte vëllai i vogël i Rugovës. S’pati si ta nxirrte partinë nga bataku, sepse hija e S. Hamitit nuk i shqitej në asnjë hap, hija e tij ia kujtonte se kush e solli në krye të partisë, prandaj, vullnetin e fillimit për të pastruar partinë nga batakçinjtë, ashtu sikurse pritej nga simpatizantët e padjallëzuar, ia prenë në rrënjë.
Që në fillim të karrierës iu dashtë ta kapërdijë skandalin e ambulancës në Kodrën e Trimave, kur i dhanë afër 2 milionë euro në kohën kur qeveriste Ismet Beqiri, ndërsa ditën e inaugurimit pikonte çatia. Isa Mustafa, kryetar komune, mbeti pa mend, sikurse ma pati thënë atë ditë pas inaugurimit. Druante se do ta hetonin gazetarët këtë skandal.
Skandalet e tjera të farefisit të aksionarëve i kapërdiu tërë mandatin e parë, ndërsa në mandatin e dytë, kur pritej t’i shmangte autorët e skandaleve, ai i afroi edhe më në pushtet, duke futur edhe njerëzit e vet me simpati e përkatësi katundi.
Në fushatën e kaluar administratorit Isa Mustafa i bënte karshillëk haptazi S. Hamiti. Një herë dilte para foltores Mustafa, pastaj Hamiti, herën tjetër dilte Hamiti, pastaj Mustafa. Krijohej përshtypja sikur janë dy nënkryetar, pa kryetar partie. Hija e Hamitit e ndiqte në çdo hap, madje edhe në vizita ndërkombëtare kishte prapa, sikur i druhej se mos bënë ndonjë marrëveshje të fshehtë me euro perëndimorët. Natyrisht hija e tij e ndiqte në çdo vendim.
Nënkryetarët e tjerë nuk ndjeheshin gjallë. Duket se Mustafa kishte borxhe ndaj Hamitit, ndryshe ishte vështirë të arsyetohej ky imponim agresiv, dhe kjo lojë karshillëku, kur edhe në konferencat për medie, ku zakonisht paraqitet vetëm kryetari, hija e zymtë dhe e thartuar e Hamitit i rri pranë vazhdimisht.
I frustruari nga shpërfillja e Rugovës
Hamiti i frustruar nga shpërfillja njëzetë vjeçare që ia bëri Ibrahim Rugova, i acaruar nga distanca e vazhdueshme që e mbante presidenti ndaj tij, duke mos i dhënë poste dhe duke e mbajtur larg nga zyra presidenciale, nuk lejoi një largim të tillë nga kryetari i ri.
Hija e Rugovës e frustron edhe sot e kësaj dite, megjithëse me emrin e tij mori të gjitha privilegjet, mori votat, mashtro opinionin Dihet po ashtu se Rugova dy herë e përjashtoi Hamitin nga partia, pra e nxori nga dera, por ai sërish dy herë u fut nga dritarja.
Asnjë parti simotër në Kosovë nuk e pati një imponim të tillë të nënkryetarit të parë. Për shumicën e partive politike në Kosovë opinioni as që e di kush është nënkryetar i parë e kush i dytë. Në fushatën e partive të tjera as që ranë në sy rivalitetet të tilla. Nënkryetarët as nuk duhet të imponohen, sepse duket qesharake dhe është e dëmshme.
Në kushte të tilla, kur aksionarët kryesor me aksionarët anonim e kontrollojnë çdo degë, nëndegë a aktiv, është vështirë të gjendet shpëtimtari i partisë, është vështirë të zgjidhet grupi, i cili do ta nxirrte nga bataku për ta shkëputur nga kthetrat e aksionarëve që po e fundosin. Edhe Këshillin e Përgjithshëm me ndonjë përjashtim e ka zgjedhur grupi i aksionarëve. Natyrisht KP-ja ka shprehur pakënaqësi të vazhdueshme, ka kërkuar të përfillen mendimet dhe vendimet e tyre, por me taktikën e njohur të shpërfilljes, shtyheshin vazhdimisht ballafaqimet Kryesi-Këshill i Përgjithshëm. Prandaj, disa anëtarë të KP-së hoqën dorë nga përpjekjet për ndryshime, disa dhanë dorëheqje edhe nga KP-ja fare, të dëshpëruar më pafuqinë që të pengojnë batakçillëqet e aksionarëve.
Këshilli i Përgjithshëm është sa për sy e faqe, për dekor demokracie, meqë nuk e pyet askush për asgjë. Edhe më pak pritet se do të përfillet ndonjë vendim i KP-së, pasi Hamiti ta zëvendësoj Isa Mustafën me Lutfi Hazirin.
Megjithatë ata që mendojnë se mund të bëjnë ndryshime, për ta shpëtuar LDK-në e Ibrahim Rugovës, pasurinë më të madhe kombëtare, duhet të angazhohen seriozisht duke filluar nga nëndegët e degët, edhe pse dihet fare mirë se veprimtarët në të gjitha strukturat partiake janë propozuar e zgjedhur nga Kryesia. Por, një gjë duhet ta kenë parasysh: luftë krahinore apo ndërskamsa të këtij niveli primitiv sikurse kanë bërë aksionarët: S. Hamiti, L. Haziri, I. Beqiri etj. në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ishte parti e të gjithë qytetarëve të barabartë të Kosovës, në qeverisjen e së cilës do të marrin pjesë të gjithë njerëzit e aftë e të ndershëm pa i diskriminuar në baza krahine.
Kosova është aq e vogël sa të rrudhemi në feude primitive mesjetare, sikurse e bënë një gjë të këtillë aksionarët e LDK-së.
Fund
Korrik 2014

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gani Koci fyen rëndë Haradinajn: Vetëm Burdushi mund të të shpëtoj
» Gani Mehmetaj - Kush fshihej pas palltos së Rugovës
» Gani Mehmetaj:Kanceri islamik
» Agim Gshi:KUSH MA VODHI EDHE LIDHJEN?!!!
» Gani Mehmetaj:Jeniçerët e Erdoganit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi