Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deda: Marrëveshja Blloku-VV, kthesë historike për politikën

Shko poshtë

Deda: Marrëveshja Blloku-VV, kthesë historike për politikën Empty Deda: Marrëveshja Blloku-VV, kthesë historike për politikën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 10, 2014 5:49 pm

Deda: Marrëveshja Blloku-VV, kthesë historike për politikën
Deda: Marrëveshja Blloku-VV, kthesë historike për politikën Ilir-deda_1
Marrëveshja e arritur midis Bllokut dhe Lëvizjes Vetëvendosja është një hap drejt sovranitetit politik në vend.
Kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Ilir Deda përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".

Sipas Dedës, kjo marrëveshje paraqet një kthesë në politikën e Kosovës.
"Nënshkrimi i marrëveshjes së parimeve qeverisëse ndërmjet LVV dhe koalicionit LDK/AAK/NISMA paraqet kthesë në politikëbërje në Kosovë. Është hera e parë pas 15 vitesh që forcat politike në Kosovë merren vesh vet për qeveri dhe politika qeverisëse, pa drejtimin e faktorit ndërkombëtar. Ky është një hap drejt sovranitetit politik të vendit.
Sot ekziston një vullnet dhe realitet i ri politik në Kosovë për forcim të shtetit, për përforcimin e sovranitetit ndërkombëtar, zotim për luftë kundër korrupsionit dhe për ndërmarrje të hapave urgjente për zhvillim ekonomik. Këtë vullnet politik - të nënshkruar nga shumica politike në Kosovë duhet ta respektojnë të gjithë akterët në Kosovë.
Çka do të sjellë e ardhmja nuk e dijmë, por është hera e parë që po shohim vullnet që me seriozitet më të madh të përballemi me sfidat e mëdha para nesh. ?#?PërKosovën?!", shkruan Deda në "Facebook".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi