Kastriot Myftaraj: Mesazhi i altoparlantit që ulërin arabisht në qendër të Tiranës
Faqja 1 e 1

Mesazhi i altoparlantit që ulërin arabisht në qendër të Tiranës
Nga Kastriot Myftaraj
Në qendër të Tiranës do të shohësh shpesh të huaj, të cilët filmojnë me kamera xhaminë dhe minaren e saj nga pozicione të ndryshme. Zakonisht ata parapëlqejnë kohën kur ka lutje, që bashkë me imazhin të marrin dhe ulërimën arabisht. Dhe kur të huajt filmojnë, ata nga brenda xhamisë që komandojnë volumin e altoparlantëve, e ngrenë më tepër volumin. Merret vesh, ata që e komandojnë altoparlantin e kuptojnë këtë punë si një mision në kuadrin e luftës së shenjtë islamike kundër të pafeve, Xhihadit. Me këtë sikur duan t’ u thonë: “Hë kaurë të pafe të Perëndimit, na shikoni, ja ku jemi se Allahu që të na mbrojë ua ka marrë mendjen të pafeve që sot bëjnë ligjin në këtë vend, dhe u ka shtënë në mendje idenë qesharake të tolerancës fetare. Por kur të vijë dita jonë ua tregojmë ne tolerancën fetare këtyre dhe juve. Një ditë këto altoparlantë do të ushtojnë dhe në qytetet tuaja të pafe!”.
Sikur dikush të filmonte një pamje më të gjerë, do të shikohej se të huajt që filmojnë xhaminë gjenden mes lumit të njerëzve që kalojnë kryqetërthor qendrës së kryeqytetit. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve, shumica e të cilëve e kanë origjinën tek paraardhës të kthyer me dhunë në muslimanë në kohën e pushtimit turk, janë krejt indiferentë, madje të bezdisur nga ulërimat arabisht që vijnë nga altoparlantët e xhamisë. Qendra e Tiranës është vendi ku më së miri e kupton se sa false është përralla se Shqipëria është një vend me shumicë islamike.
Ata që komandojnë volumin e altoparlantëve e kuptojnë këtë gjë dhe kjo i bën dhe më të tërbuar. Dhe tërbimin e nxjerrin duke e rritur volumin e altoparlantëve të cilin e përdorin si ndëshkim për të pafetë. Meqenëse nuk i vrasin dot me gurë femrat me origjinë nga familje të kthyera me dhunë në kohën osmane, dhe që tani me Islamin nuk i lidh asgjë, atëherë i qëllojnë me ulërimat arabisht. Ato ulërima nga altoparlantët e xhamisë sikur duan t’ u thonë këtyre femrave: “Bëni qejf edhe për pak kohë bushtra se do të vijë dita jonë kur nuk do të guxoni të dilni nga shtëpia pa ferexhe, në rast se nuk doni që t’ iu vrasin me gurë!”
Ato ulërima sikur duan t’ u thonë shqiptarëve me origjinë nga familjet e kthyera me dhunë në Islam, në kohën e pushtimit turk, 98% e të cilëve nuk shkelin në xhaminë dhe janë krejt indiferentë për Islamin: “Prisni, prisni horra,që nuk doni t’ ia dini për Allahun, se do të vijë dita që do t’ i faleni Allahut pesë herë ditën! Këtu do të bëhet si në Arabi!”
Ato ulërima arabisht nga altoparlanti shprehin dëshpërim dhe kërcënim. Dëshpërim që Shqipëria i iku botës islamike me çlirimin nga Turqia, duke u bërë përsëri europiane, dhe duke mbetur feja islame vetëm si një rudiment në shoqërinë shqiptare. Ato ulërima shprehin dhe kërcënimin se porsa të krijohet rasti, ato ulërima arabisht do të bëhen në Shqipëri ideologji shtetërore, ligj i detyrueshëm për të gjithë.
Ç’ arsye tjetër kanë ata që me kryeneçësi e ngrenë volumin e altoparlantëve të xhamisë që ulërin arabisht, një gjuhë krejt e pakuptueshme për shqiptarët. Do të kishte njëfarë kuptimi sikur fjalët që dilnin nga altoparlanti të qenë shqip. Por ato janë arabisht. Kjo është arroganca e atyre që kanë mentalitetin e pushtuesit. Vetëm pushtuesi arrogant nuk do t’ ia dijë për atë që mendojnë të nënshtruarit për gjeste të tilla. Është e qartë se ata që komandojnë altoparlantin e xhamisë e shikojnë veten në Shqipëri si pushtues, të cilët përkohësisht nga rrethanat kanë humbur fuqinë, por që presin ta rifitojnë atë. Ata që ngrenë volumin e altoparlantëve të xhamive, sikur duan të përsërisin atë që ka thënë Sulltan Mehmeti II tek proklamata zyrtare turke për pushtimin e Krujës, në 1478 për shqiptarët: “Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjeve. Brenda në zemrat e të pafeve, ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskësaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm”. (cituar sipas: “Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Gjuhësisë dhe Historisë, Tiranë 1968, f. 382)
Ulërima arabe nga altoparlantët nuk ndodh vetëm tek xhamia në qendër të Tiranës. Tashmë është bërë një rutinë acaruese në kryeqytet, në qytetet e tjera të vendit, si dhe në fshatra, që në intervale të caktuara, ditën dhe natën, altoparlantët e xhamive të ulërijnë arabisht në kohën e lutjes. Në intervale të caktuara gjatë ditës dhe natës në të gjithë Shqipërinë ngrihet një ulërimë në arabisht. Është e qartë se e gjithë kjo nuk ka të bëjë me kryerjen e një riti fetar. Në rast se duan që ato fjalë arabisht t’ i dëgjojnë ata besimtarë që falen në xhami, atëherë nuk është nevoja fare që ta ngrenë aq shumë volumin dhe as që ta vendosin altoparlantin në minaret, por mund ta venë brenda në xhami ose në oborrin e saj, me volum të ulët, çka do të mjaftojë që të kryhet riti. Por gjithë ky teprim, kjo ulërimë monstruoze në arabisht bëhet sipas një agjende fundamentaliste islamike. Janë disa qindra njerëz që i komandojnë këto altoparlantë në Shqipëri, dhe që paguhen për këtë punë, me para të ardhura në njëmijë mënyra nga vendet arabe.
E njëjta gjë ndodh dhe në trojet shqiptare përtej kufirit. Në të njëjtën kohë kjo gjë ndodh në të gjithë hapësirën shqiptare në dy anët e kufirit, në qytetet e fshatrat e Kosovës, pjesës shqiptare të Maqedonisë, Luginës së Preshevës. Në intervale të caktuara ditën dhe natën, në të gjitha trojet shqiptare ngrihet një ulërimë monstruoze arabisht, a thua se po ulërijnë një miliard deve njëkohësisht. Në qytete shqiptare më të mbledhura se Tirana, ku dendësia e xhamive është më e madhe, kjo dukuri është edhe më mbresëlënëse. Para disa vjetësh isha në Prizren, ku kisha arritur natën vonë. Herët në mëngjes më doli gjumi i shokuar. Mbi qytet sundonte një ulërimë arabisht që vinte nga altoparlantët e xhamive, a thua se qytetin e kishin mësyrë hordhitë e Timurlengut.
Kjo ulërimë islamiko- teknologjike është kthyer në një ritual djallëzor, që kërkon të kompensojë mungesën e interesit të shqiptarëve për Islamin, në dy anët e kufirit. Nga shqiptarët me origjinë prej atyre të parët e të cilëve u kthyen dhunshëm në fenë islame në kohën e pushtimit turk, vetëm 1-2% e shqiptarëve në Shqipëri, vetëm 5-6% në Kosovë, Luginën e Preshevës, Malin e Zi, si dhe diçka më tepër në Maqedoni, janë muslimanë praktikantë. Dhe gjysma e atyre që shkojnë në xhami e bëjnë këtë gjë nga varfëria, për të marrë ndihma në ushqime. Këtë realitet kërkon të mbulojë zhurma e altoparlantëve islamikë.
Sigurisht që ky realitet i hapësirës nacionale shqiptare të sunduar periodikisht nga ulërima arabe u pëlqen shumë armiqve të shqiptarëve në Beograd , Athinë, Moskë etj. Kjo u jep dorë atyre për t’ i bërë bindëse skenaret që përgatitin kundër kombit shqiptar. Armiqtë e shqiptarëve në Beograd , Athinë, Moskë, por edhe në Shkup, presin situatën e favorshme që të realizojnë planet e kahershme për copëtimin dhe ndarjen e trojeve shqiptare (duke përfshirë dhe Republikën e Shqipërisë), nën justifikimin e mënjanimit të rreziqeve terroriste islamike. Ulërima arabe që ngrihet nga xhamitë në hapësirën shqiptare është për këtë arsye një rrezik ekzistencial për kombin shqiptar në dy anët e kufirit, ndërsa altoparlanti që ulërin arabisht në qendër të Tiranës, është simbol i këtij rreziku ekzistencial nacional.
Në një pikëpamje më të ngushtë është sigurisht shkelje e rregullave të jetës në komunitet, madje është e dënueshme dhe me ligj. Pranë pushtetit vendor ekzistojnë zyra të posaçme që kanë për detyrë të monitorojnë dhe ndalojnë fenomene të këtij lloji. Në rastin e xhamisë në qendër të Tiranës, kemi të bëjmë me një skandal të vërtetë, se altoparlanti ulërin pak metra larg ndërtesës së bashkisë së kryeqytetit, ku e ka zyrën kryetari Edi Rama. Ndoshta kryetari Rama, nuk ndihet i shqetësuar, si për faktin se jeton jashtë qytetit, ashtu dhe për faktin se ai dikur e kishte zakon që për vetëshprehje artistike, siç thoshte, të ulërinte natën në hënë. Por qytetarët e Tiranës, që dëgjojnë dhe altoparlantët e xhamive të tjera, duke qenë njerëz pa shije të këtilla bizare, kanë arsye përse të ndihen të shqetësuar, dhe të drejtën që të jenë të mbrojtur nga këto abuzime fundamentaliste.

Për ZSH: Ilir Dardani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kastriot Myftaraj: Katedralja ortodokse në Tiranë qendër e terrorizmit
» Kastriot Myftaraj: Sa është pamjaftueshmëria e ndjenjës prokosovare në Shqipëri...
» Petrit Kola:Parade ne vitin 1947 ne qender te Tiranes.
» Kastriot Myftaraj: Të vërtetat e panjohura të sigurimit të shtetit
» SA JE VETË I BINDUR, O KASTRIOT MYFTARAJ, ME KËTË LISTË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi