Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS

Shko poshtë

AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS Empty AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 28, 2014 7:17 pm

AGIM GASHI


ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS 


AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS 10628155_669095306538355_3471761035994149709_n

Shtritë në shtrat Luljeta Lubovci, 
Shtritë e shtritë, smundet me u ngritë, 
Lotët rrjedhin faqeve t´njoma
Pse i vjen kjo ditë, se ka pritë.


Studentesha e shkëlqyeshme
Atdhetare me shpirtë e zemër, 
Smundja e randë spo e lenë të ngritet
Me i dhanë atdheut emen.

E shiqojnë nana e baba, 
Skanë mundësi me i ndihmue,
Lusin Zotin e lusin qiellin, 
Dhimbjet vajzes me ja pushue.

Ah moj smundje posi rrufeja
Ku po i gjen kto vasha t´njoma, 
Eni njerz ta ndihmojmë Luljeten, 
Është shqiptare e është e jona.

Sot varfria na ka kaplue
Spo na lenë me i hapë sytë,
Kush ndihmon njerzit e smutë
Ai e paftë të bardhen dritë.

Eni motra e eni vllazen. 
Pak ngapak bahet kala, 
Sot Luljeta po pret nga Ne, 
Tjetër shpresë ajo nuk ka.

Epni pak Ju bekoftë Zoti
Ti kthehemi o njez shqiptarisë, 
Gjithmonë e kishim humanitetin
Na ishte dhuratë prej Perëndisë.

Eni sëbashku t´ja ndalim dhimbjet
Edhe rrjedhën në faqe t´njoma, 
Mos të rrjedhin nga dhimbja e madhe
Se Luljeta është e jona.

15.10.14
Düren




AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS 1546076_4707869071462_844426529544428835_n

Naime Osmani


Miremengjesi miq e mikesh, ju uroj nje dite te mbare pa halle e brenga!
Prap e ndiej obligim moral, qytetar,human qe te ju drejtohem me Lutjen:
TA ndihmojme Luljeta F A Lubovci!

JA SE KU MUNDENI TA NDIHMONI LULJETEN:
TEB SH.A. PRIZREN , KOSOVË
SWIFT KODI: TEBKXKPR


LULJETA LUBOVCI
Rr.JAKUP FERRI NR 120/A
20.000 PRIZREN



GJIROLLOGARIJA:
20-12-0000861934-14
SHADERVAN CITY OFFICE 12
RRUGA ULQINIT NR. 120 PRIZREN


NESE DERGONI ME WESTERN UNION,
DERGONI NE EMER TE: FLURIM LUBOVCI
-BABAI I LULJETA LUBOVCIT





AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS 1931363_43339993751_8208_n


NASER RUGOVA

Nje vajze e re dhe studente e shkelqyeshme ka nevoje per ndihmen tone! Shendeti i saje po rrenohet, me ndihment tuaj dhe tonen Luljeta do i kthehet jetes, studimeve dhe ardhmerise! Te behemi 1000 miq, dashamire,humaniste ta dergojme nga nje sms ne ipko 55 049! Tani eshte momenti i duhur!

 

AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS 525450_487396557998470_492366691_n



RUGOVA PRESS

Qytetarë ,njerëz të vullnetit të mirë ,Luljeta ka nevojë
për ndihmen tonë ....Andaj ta ndihmojmë Luljeten!
Falemnderit respekte!



Adm Arbnesha@Rugova press


AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS 10603234_1046835475342729_5509479249477375798_n





AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS 299377_358032814281901_1970387285_n

Nexhmije Ramaj



Neper mes nje mike rastesish pashe shkrimin e Luljeta F A Lubovci dhe se ne at shkrim pata dhimje te madhe ..... Ne at shkrim pash edhe veten time veq se ne vitet e 80- 90-ta ku shkau na largoj me dhun nga shkollat tona e luljeten spo e len semundja te shkollohet ....... eh neve shkau na e beri te pa mundeshem te shkollohemi e te perparojme ndersa luljata e ka te mundeshme veq se ,asaj po i mungojne te hollat e mjerisht ajo ska perkrahje nga shteti.... Ajo me gjithe forcen dhe dhimbjen ben apel qe ti ndihmojne ajo me gjithe ato dhimbje gjen koh te falenderoje . .......AT qka ne ju ndihmojme njerzve me kushte te renda ekonomike at e din vetem zoti pore kure jan kso rastesh duhen te behen publike dhe te informohen njerzit e te ndihmojne...... . UNE kam derguar mesazh ne disa faqe publike pore vetem faqja Histori Të Jetës e ka ber publike dhe e falendeoj Adm shum per at perkrahje...... disa her kam ber publike edhe ne fb tim dhe qe jam perkrahur vetem nga disa miq te mi ....... normal qe kam ndihmuar edhe ne anen financare kuptohet me mundesi ...... NE qka jemi jasht shtetit kemi mundesi te ndihmojme dhe se shum kush nuk po e mer serioz ket pune sepse sa do nje 1 shpeton dhimbjen dhe jeten e Luljetes. Andaj o njerez te mire veproni , ktheja buzeqeshje dhe lumturin ne familje,,,, te behemi tegjithe sebashku dhe se tia mudnesojme te operohet dhe kure te kthehet e shendosh te festojme se bashku....... Benu 100 vet e jepni ka nje e une do behem sa 100 vet e do i dha edhe 100 e  ------------ Edhe nje gje qe kam hasur ne disa komente kur thuhet uh sa gjynah ,,,,,STOP mos e quaj gjynah sepse ne nuk jemi asgje per veq se robet e zotit ... Semundjen na e ka derguar zoti pore ai ka len mjeket te sherojn e njerzit e mire te ndihmojne ,andaj beru i mire e ndihmo...




AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS 254607_3209844844089_4144996_n
Sabrije Gaxherri

Dua qe te uroj naten e mire pa dhimje dhe te qet Luljeta F A Lubovci
Dua qe ti pershendes te gjithe ata qe te kan ndihmu dhe te ndihmojn.
Dhashte Zoti qe kurr ne familjet e tyre te keqe mos paste.Gjthmon past shendet , gezime , lumturi Paqe dhe bereqet.
Zoti i ndihmoft te gjithe ata qe ndihmojn!!

AGIM GASHI-ENI TI NDALIM LOTËT E VASHËS 10670236_351538371693467_8880438499060943095_n

FLURIM A.LUBOVCI


Te nderuar-a mikesha e miq,dashamire te vajzes ton LULJETES dhe familjes son Lubovci!
Na falni pak me vones po ju shkruajm po per shkak te puneve e angazhimeve rreth Luljetes nuk kemi mundur te ju shkruajm e falenderuar.
Ne ju faleminderojm per mbeshtetjen,ndihmen,solidarizimin tuaj qe po e bani per LULJETEN.
Gjithmon po i qendroni afer,nuk e leni vetem asnjehere,vertet Lujeta ka nevoje per perkrahjen tuaj,me ju ndihet shpirtnisht me mire,me qet.
Jemi krenare per vajzen ton,per JETEN ton,qe ka miq si ju qe e nderoni respektoni qdo here.
Faleminderit shume,zoti ju shperblefte te gjithve!
Sinqerisht me respekt prinderit e Luljetes,FLURIM e HANA LUBOVCI PRIZREN 

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi