Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe Kosova me Parti Socialiste

Shko poshtë

Edhe Kosova me Parti Socialiste Empty Edhe Kosova me Parti Socialiste

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 24, 2009 6:10 pm

24.05.2009
Edhe Kosova bëhet me Parti Socialiste. Pas 27 vjet aktiviteti, Lëvizja Popullore e Kosovës ka vendosur ta ndryshojë emrin duke i hyrë një iniciative të guximshme për ta emëruar subjektin si Partia Socialiste e Kosovës (PSK).
Gafurr Elshani është ngarkuar nga subjekti i vet politik për ta përgatitur Kuvendin e përgjithshëm të partisë i cili do të mbahet më 30 dhe 31 maj. Në një intervistë për ALSAT ai flet për idenë që LPK të ndryshojë emrin dhe të quhet Partia Socialiste e Kosovës.
“Programi ynë do të jetë program social dhe emri nuk do të jetë jashtë programit. Do të jetë shfaqje e esencës së programit. E kemi diskutuar nëpër rrethe, edhe si grup i organizimit, që në të ardhmen LPK e transformuar ta marrë emrin Partia Socialiste e Kosovës”, deklaroi Gafurr Elshani nga Lëvizja Popullore e Kosovës.
Një parti socialiste i ka munguar deri më tani skenës politike të Kosovës për shkak të afeksionit trishtues që kosovarët kanë pasur me Partinë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, e cila ushtroi dhunë dhe terror mbi shqiptarët gjatë tërë dekadës së kaluar. Por Elshani thotë se oferta e partisë do të jetë ajo që do t’i ndryshojë perceptimet e kosovarëve ndaj këtij emri.
“Nëse këtë emër e ka pasur Partia Socialiste e Serbisë kjo për ne nuk duhet të jetë pengesë. Në Serbi nuk ka ekzistuar vetëm Partia Socialiste që ka bërë politikë antishqiptare, por ekziston edhe nja Parti Demokratike e Tadiqit që e bën të njëjtën, prandaj nuk ka logjikë që të kihet aversion edhe ndaj emrit Partia Demokratike. Mendoj që këto janë të përkohshme dhe do të zgjidhen. Ne do t’ia sqarojmë opinionit”, shtoi Elshani.
Lëvizja Popullore e Kosovës ka funksionuar si lëvizje për çlirim nga ish Jugosllavia dhe për bashkim me të Kosovës Shqipërinë që nga viti 1982, kryesisht e organizuar në shtetet perëndimore, ndërsa në Kosovë ka funksionuar në ilegalitet deri në vitin 1999.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi