​“Të jetosh nën shoqërinë e minjve dhe me erën e mykut është vetë ferri”, shprehet familja Dibrani nga fshati Kishnicë. Kjo familje jeton në kushte shumë të rënda sociale. Pesë vajzat e vetme të Bedriut e Dashuries janë të sëmura dhe nën ndikimin e hapave qetësues. Nëna e tyre thotë se mjerimi i kësaj jete ka bërë që të pesë vajzat e saj të jenë në këtë gjendje. Dëshira më e madhe e Dashuries është vetëm ndërtimi i një shtëpie që ajo dhe familja e saj ta bëjë një jetë më të qetë