Der Spiegel: Jeta e një shqiptari të shkatërruar nga gjakmarrja
Faqja 1 e 1

Speciale
Der Spiegel: Jeta e një shqiptari të shkatërruar nga gjakmarrja
Gjakmarrja ekziston ende në Shqipëri, dhe ata që janë të përfshirë duhet të jetojnë të fshehur. Këta janë njerëz si Leonard Qukaj, i cili rrallëherë ka dalë nga shtëpia gjatë katër viteve të fundit, nga frika mos vritet prej një fisi rival - ose nga vetë xhaxhai i tij.
Vetëm netëve kur erërat e forta i bëjnë retë të rendin drejt majave të maleve dhe sjellin aromën e barit të sapokorrur përmes dritares, gjumi i Leonardit është pakëz më i qetë. Era e bën derën kryesore të kërcasë, gjë që mbyt zhurmën e menteshave të portës përjashta. Adoleshenti është i bindur se në mesin e gjithë këtyre zhurmave, nuk do të mund të dëgjonte hapat e vrasësit apo kërcitjen e pistoletës së tij me silenciator.
Vëllai i tij i vogël në dhomën ngjitur do të vazhdonte të flinte i qetë dhe as nëna nuk do të zgjohej. Dhe ai vetë, 14-vjeçari Leonard Qukaj - një djalë i ndrojtur, me sy blu të shndritshëm, me një talent për vizatimin dhe për skuadrën e Bajernit të Mynihut - me shumë gjasa nuk do të ndiente as plumbin kur t’i përshkonte kafkën. “Jeta ime”, thotë, “thjeshtë do të merrte fund”.
Sigurisht, thotë ai, nuk do të ishte gjë e mirë që e ëma ta gjente të vdekur në kuzhinë mëngjesin tjetër, aty ku fle në një shtat pranë sobës. Por, në fakt ajo mund të kënaqet, pasi vrasja e tij do të shoqërohej nga rilindja e shpresës për paqen. Do u rikthente nderin hakmarrësve. Vdekja e tij do të rihapte mundësinë për pajtim dhe për t’i dhënë fund gjakmarrjes, ku familja e tij është mbërthyer prej vitesh, për shkak të një grindjeje qesharake për një përrua.
Leonardi ka menduar shpesh herë për momentin e vdekjes së tij, gjatë katër viteve që u fshihet vrasësve të një familjeje rivale. Për shkak të qëndrimit ulur, sot ka probleme me shpinën. Gjatë ditës, kur nuk ka asgjë tjetër për të bërë, sheh televizione italianë ose futboll. Shpesh herë, thjeshtë shtrihet në divan dhe vështron tavanin. Ndonjëherë, nëna e tij, Gjelina ose vëllai 10-vjeçar Floriani, rrijnë me të - ose macja e tij, e cila quhet Quoki.
Familja jeton në një shtëpi të lyer me gëlqere në Shkodër, një qytet me 96 mijë banorë në veriperëndim të Shqipërisë, pranë Alpeve shqiptare. Karrocat me kuaj kalojnë mbi rrugët e pashtruara, fshatarët shesin domate në trotuar dhe burrat luajnë domino në parqe. Në Shkodër ka një universitet, ka restorante dhe bare si dhe gra që ecin me kujdes, me takat e tyre të larta, nëpër rrugët me kalldrëm. Por Shkodra është edhe një qytet i varfër me papunësi të lartë. Në rrethina bie erë mbeturina. Në shtëpinë e Leonardit nuk ka ujë të rrjedhshëm.
Shkodra është po aq thellësisht e ndarë, sa edhe pjesa tjetër e vendit. Nga njëra anë, është një vend që sheh me optimizëm nga e ardhmja: këtë javë, Shqipërisë iu dha drita jeshile nga Komisioni Evropian, për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Nga ana tjetër, është një vend ku korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar janë të gjithë të pranishëm. Është një vend ku mbizotëron ende gjakmarrja - nga ai lloj që mund t’i kushtojë jetën Leonardit.
“Gjaku lahet me gjak”: kështu thotë Kanuni, një seri ligjesh tradicionalë shqiptarë me origjinë që në shekullin XV. Është një sistem paralel drejtësie që fokusohet mbi nderin, fajin dhe hakmarrjen, dhe mbetet në fuqi në zonat rurale. Dhe këtu në Shkodër. Ai rrezikon familje të tëra, përfshirë fëmijë dhe adoleshentë. Dhe gjakmarrjet shpesh herë lindin prej grindjeve në dukje të padëmshme.
Ulur mbi një divan me mbulesë të grisur një mëngjes prilli, poshtë fotografisë së Shën Mërisë që qëndron varur në mur, Leonardi përgatitet të rrëfejë historinë e grindjes që është shndërruar në pengesë për jetën e tij. Teksa përgatit kafe të ëmbël turke për mysafirët, fytyrën e ka të zbehtë, me një shprehje mosbindjeje, përveçse kur buzëqesh. Është i lumtur për vizitën. Çdo ndryshim ritmi në këtë shtëpi me tre dhoma - burgu i tij - është i mirëpritur.
Katër vjet më parë, ia fillon Leonardi, ka patur një mosmarrëveshje për një mulli me ujë lart në male, ku jetonte familja Qukaj. Grindja kish të bënte me kërkesën që familja e Leonardit të paguante për të përdorur ujin që kalonte nëpër pronën e fqinjëve, familja Prroj. Prrojët mendonin se u duhej paguar një tarifë dhe i fyen Qukajt, një goditje e rëndë për nderin e familjes. Për ta vënë në vend, xhaxhai i Leonardit vrau një prej anëtarëve të familjes Prroj. Dy vjet më vonë, Prrojët morën hak duke vrarë dy pjesëtarë të familjes Qukaj. Vrasjet vazhdonin, anëtari i njërit fis do të vriste dikë nga fisi tjetër, duke shkaktuar kështu një vrasje që anëtari i fisit tjetër do të bënte ndaj një anëtari të fisit të parë. Kushërira e Leonardit, Marija, u vra edhe ajo dy vjet më parë.
Me kafenë në dorë, Leonardi ulet tek shkallët që të nxjerrin në oborrin e rrethuar me mur të lartë, për të treguar historinë e kushërirës së tij. Historia e Marijes është pjesë e historisë së tij.
Në Kanun gratë shihen në mënyrë nënçmuese dhe kryesisht si krijuese pasardhësish. Jetët e tyre kanë shumë pak vlerë, gjë që është arsyeja përse përgjithësisht nuk janë shënjestra në raste gjakmarrjesh. Por, Marija, e cila ishte 17 vjeç në kohën kur u vra, po punonte në arat e babait dhe mbante veshur pantallona dhe këmishë. Dukej si djalë, dhe prandaj u vra bashkë me gjyshin e saj.
Vdekja e saj bëri shumë bujë dhe Marija u shndërrua në simbol të pakuptimësisë së gjakmarrjes, si dhe nxori zbuluar prapambetjen në vend. Pati madje edhe marshime proteste në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, por Leonardi nuk shkoi. “Sepse në realitet”, thotë ai, “vdekja e Marijes ishte një gabim”. Plumbi kishte qenë për atë vetë. “Tani, edhe babai i Marijas do të më vrasë”. Ai i ka thënë Leonardit: “Do të të vrasim”.
Që atëherë, Leonardi u fshihet edhe të afërmve të tij, përveçse Prrojve. “Prindërit nuk më lënë të dal jashtë”, thotë ai me zë të ulët. Në vitet e fundit, ka qenë vetëm disa herë në shkollë. “Por, vetëm atëherë kur bëhesha kaq agresiv, saqë ime më nuk duronte dot më”, thotë. Leonardi mund të pajtohet me xhaxhanë, por për këtë duhet të vrasë një anëtar të familjes Prroj. Nga ana tjetër, gjakmarrja me Prrojët mund të zgjidhet vetëm nëse familja është gati për pajtim. “Por, asnjëra prej këtyre nuk do të ndodhë”, pëshpërit ai.
Kur u dëgjuan të shtënat e atentatit më të fundit të kësaj gjakmarrjeje në 8 prill 2014, Leonardi ishte jashtë në oborr. E ëma e thirri brenda dhe i tha që xhaxhai sapo ishte përpjekur të hakmerrej për vdekjen e Marijas, duke qëlluar 30 herë me kallashnikov mbi kryetarin e fisit Prroj. Ai u godit, por mbijetoi. “Xhaxhai e bëri detyrën”, i tha nëna Leonardit.
Lajmi nuk e habiti Leonardin. Ai është rritur i vetëdijshëm se është një prej 3000 familjeve shqiptare që janë të përfshira në gjakmarrje. Që nga fundi i komunizmit, afro 10 mijë vetë kanë humbur jetën në këtë mënyrë, sipas një vlerësimi të Komitetit të Pajtimit. Gjatë krizës së rëndë të 1997-ës, shumë shqiptarë boshatisën depot e armatimit të ushtrisë. Vetëm një pjesë e vogël e armëve të zjarrit u rimblodhën.
Shteti e ka injoruar prej vitesh këtë problem. Kreu i policisë në Shkodër pretendon se rastet e gjakmarrjes kanë rënë dramatikisht, ku në këtë rajon raportohen vetëm 208, që nga viti 1991. Megjithatë, thotë ai, mijëra shqiptarë kanë kërkuar strehim jashtë vendit, duke pretenduar se jetët e tyre ishin në rrezik për shkak të gjakmarrjes. Ai beson se ata kanë abuzuar me këtë traditë për të kërkuar një jetë më të mirë në Evropë. Por, megjithëkëtë, qeveria i ka ashpërsuar dënimet për krimet e gjakmarrjes. Deri kohët e fundit, dënimi maksimal ishte deri në 25 vjet burgim, por tani është rritur në 40.
Por, njerëz si Leonardi, kushërinjtë dhe vëllai i tij janë ende të përndjekur si pasojë e traditës. Organizatat joqeveritare vlerësojnë se afro 1500 të rinj në të gjithë vendin janë të detyruar të fshihen në shtëpitë e tyre, për shkak se janë në shënjestër. Nëse arrijnë të rriten, shndërrohen në kriminelë për të marrë hak për familjet e tyre.
Leonardi thotë se nuk ndjeu asgjë kur dëgjoi për të shtënat që dolën nga gryka e armës së xhaxhait. “U futa në shtëpi”, thotë. Ndonëse prona e Qukajve është e mbrojtur, ai krejt papritur nuk u ndie i sigurt në oborrin e tij. U fut brenda, u ul në divan, mbështolli këmbët me krajë dhe nisi të presë - se për çfarë, nuk e dinte.
Atë mbrëmje, i ati nuk u kthye në shtëpi. Ai telefonoi dhe tha se do të fshihej në shtëpinë e një miku për disa muaj. Nëna qante në heshtje ndërsa vëllai i vogël luante me makina në dysheme. Leonardi fillimisht u frikësua, pastaj u zemërua. Teksa rrinte shtrirë në shtrat atë natë, qëllonte me grushta murin aq fort, sa iu bënë të bardhë.
Pak kohë pas vrasjes së parë katër vjet më parë, familja e Leonardit u zhvendos nga fshati malor për në qytet. Për ta, këtu jeta dukej më e sigurtë. Pavarësisht rreziqeve që ndeshte familja, i ati nisi të punojë në ndërtim dhe fëmijët madje shkonin në shkollë. Ata ndërtuan një shtëpi dhe e rrethuan me mur të lartë. Edhe sot, rrobat i nderin përjashta për t’i tharë, ndërkohë që në kopsht rrisin qepë dhe sallatë jeshile. Nga lart, skena të krijon përshtypjen e një normaliteti të përsosur. Por më pas, familja Prroj u zhvendos në qytet dhe frika u rikthye.
Kanuni e ka origjinën në një kohë kur në Shqipëri nuk kishte as ligje dhe as gjykatës. 1263 paragrafët e tij përfshijnë disa rregulla të mirë, si ata për mikpritjen, apo mbajtjen e fjalës. Por ka edhe një këndvështrim të vjetruar për nderin, sipas të cilit një vrasje mund të shpaguhet vetëm me vrasje. “Thjeshtë nuk e kuptoj”, thotë Leonardi.
Në pasditen e asaj dite kur ne e vizituam në muajin prill, vëllai 10-vjeçar i Leonardit, i cili lejohet ende të shkojë në shkollë, u kthye në shtëpi. E ëma na tha se do të mund të dalë nga shtëpia edhe për dy vite, “por kur të bëhet burrë, edhe ai do të duhet të fshihet. Kështu do të ndodhë dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar”. Gratë dhe fëmijët përjashtohen nga marrja e gjakut, por sot pakkush i ndjek rregullat dhe vitet e fundit në shënjestër janë vënë edhe adoleshentë.
Teksa e ëma flet për të vëllanë, Leonardi del nxitimthi jashtë në kopsht. Nuk e duron dot. Nuk duron dot të dëgjojë historitë e Florianit për shokët e klasës dhe për vajzat. Shokët e tij ka kohë që nuk i kanë ardhur më për vizitë dhe nuk e dinë përse ai detyrohet të qëndrojë në shtëpi. Ai është kaq i dobët dhe i zbehtë, saqë nuk dëshiron që ata ta shohin në këtë gjendje. Ndonëse vitin tjetër do të jetë 15 vjeç, ende nuk ka puthur një vajzë.
Kur e pyetëm se çfarë do të donte më shumë, na u përgjigj: “Një jetë normale”. Por që t’i jepet fund gjakmarrjes, familja duhet t’i paguajë disa mijëra euro të afërmve të viktimës. Janë shumë para në një vend të varfër si Shqipëria, dhe familja e Leonardit nuk i ka.
Grupe të ndryshëm në Shkodër po punojnë për të pajtuar familjet në gjak. Njëri, Justitia dhe Pax ka përfunduar një projekt fotografik ku shfaqen portrete të rinjsh që janë detyruar të qëndrojnë të fshehur. Çdo të martë, dy murgesha nga Zvicra organizojnë një grup mbështetjeje për të rinjtë e fshehur, që u mundëson të largohen për dy orë nga shtëpia.
Nikoll Shullani, i Komitetit për Pajtimin e Gjaqeve di shumë histori faji dhe pajtimi, i një kuptimi të pavërtetë të nderit, por edhe shpresës për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë si dhe ëndrrës që të rinjtë shqiptarë t’i shpëtojnë kësaj tradite të frikshme. Ai njeh dhe historitë e familjeve Qukaj dhe Prroj, dhe të dyja i shkaktojnë ndjenja pafuqie dhe zemërimi. “Duhet të pish shumë raki për të bërë këtë lloj pune”, thotë ai.
Në javën pas atentatit, ata që kanë shënjestruar Leonardin refuzuan të presin vizitorë. Shullani ka qenë tashmë tre herë në shtëpinë e tyre, por pa sukses. Tani, ai u troket edhe një herë.
Prrojët janë ulur në dhomën e ndenies dhe në tryezë janë edhe disa fqinjë. Djali 28-vjeçar i tyre, Niku ka hapur Google Maps në një kompjuter dhe tregon urën në male ku u qëllua i ati. Bashkëshortja e Nikut i sjell raki dhe cigare. Janë gati të flasin, por jo për çështje që lidhen me gjakmarrjen apo Marijen. Askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për vrasjen e saj, edhe dy vjet pas vdekjes, njofton bota.al.
Kur e pyet se çfarë ndodhi një javë më parë, Nik Prroj përgjigjet: “Dy burra më zunë pritë në mal. Donin të më qëllonin në ballë, por ose ishin shumë larg, ose shumë budallenj”.
Ai thotë se për të “nderi është më i rëndësishëm se jeta”. Kur e pyet nëse këtë gjë u thotë fëmijëve, ai përgjigjet me “po”.
Duke përshkruar mendimet që ka për paqen, ai thotë: “I dërgova një letër qeverisë, ku i thosha se kam frikë nga hakmarrja dhe ata nuk më kanë ofruar mbrojtje. Jemi të detyruar të kujdesemi vetë për këtë”. Prroj më i madh tregon letrën. I ati i hedh më shumë raki dhe pastaj zhytet në heshtje.
“Ajo që ndodhi me Marijen ishte aksident”, thotë një prej pjesëtarëve të familjes. “Nuk donim të vrisnim asnjë vajzë. Tani ikni”!
Shullani thotë se në shumicën e rasteve këto kohë, njerëzit nuk po zbatojnë rregullat e vërtetë të Kanunit. Të gjithë duket sikur sajojnë rregulla, dhe nuk ka respekt për moshën e fëmijëve. Kanuni thotë gjithashtu se shtëpitë duhet të jenë streha të sigurta, por as ato nuk janë më të tilla sot. Shumica e sulmeve, beson ai, janë produkt i frustrimit, dhe jo i përpjekjes për të shpëtuar nderin.
Një tjetër ditë mbyllet në Shkodër, dhe në shtëpinë e Leonard Qukajt ka rënë heshtja. Vëllai ka shkuar të takojë një shok dhe mamaja ka dalë të bëjë pazarin. Ai shpjegon se si bashkë me të ëmën lanë tapetët në mëngjes, i dhanë një dorë tjetër gëlqere mureve dhe fshinë dyshemenë. “E dimë që do të rri këtu për një kohë të gjatë”, thotë ai.
Leonardi është krehur dhe ka veshur një këmishë lejla, sikur të jetë gati të dalë. Zhvendoset nga dhoma e ndenjes për në oborrin e ngushtë dhe nis të luajë me një top futbolli. Nuk dëshiron të flasë më. Përqëndrohet tek loja, deri kur në male bie muzgu dhe vjen koha për t’u futur përsëri brenda.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jeta e familjes së shkatërruar nga varfëria
» Rugova në Der Spiegel më 1990: Bashkimi me Shqipërinë është synim i yni i natyrshëm…. i gjithë trojeve shqiptare
» Der Spiegel: “Kosova është kapur nga Krimi”
» Der Spiegel: Kosova, një vend në duart e klaneve
» Anita Kadriu:Gjakmarrja në rritje

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi