Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksidenti i Xhorxh Majkëll, zbulohet makina luksoze e shkatërruar

Shko poshtë

Aksidenti i Xhorxh Majkëll, zbulohet makina luksoze e shkatërruar Empty Aksidenti i Xhorxh Majkëll, zbulohet makina luksoze e shkatërruar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:35 pm

Aksidenti i Xhorxh Majkëll, zbulohet makina luksoze e shkatërruar




Aksidenti i Xhorxh Majkëll, zbulohet makina luksoze e shkatërruar Xhorxh_majkell_makina
Kjo është fotografia e parë e makinës së George Macheal, një “Rang Rover” që është shkatërruar për shkak të shpejtësisë së madhe që ai ka udhëtuar para pak ditësh kur edhe u kap nga policia.

Këngëtari i famshëm Xhorxh Majkëll (George Michael) u bë objekt i një aksidenti ku ia hodhi paq, por paparacët hoqën shumë gjersa arritën të gjejnë makinën e shkatërruar dhe ta fotografojnë. Kjo është fotografia e parë e makinës së George Macheal, një “Rang Rover” që është shkatërruar për shkak të shpejtësisë së madhe që ai ka udhëtuar para pak ditësh kur edhe u kap nga policia.Mekanizmi i rrotës së parë me vlerë prej 80 000 funtash i bërë nga argjendi dhe rënia e tavanit nga ana e pasagjerëve po ashtu është paraqitur në këtë pjesë.Makina “Range Rover” ka dalë jashtë rrugës kryesore para së të kalojë anën përtej rrugës.Rrota e parë është prishur duke e lënë Xhorxh Majkëllin të pafuqishëm për ta orientuar makinën.“Xhorxh Majkëll është me fat. Këtu kemi një mrekulli të vogël pasi ai është ngritur në këmbë. Makina e tij është prishur por edhe ai ka mundur të jetë me keq”, ka thënë një burim policor i hetimit që citohet nga tabloidët britanikë në botimet e sotme. Xhorxh Majkëll, prej dy vitesh e kishte të ndaluar që të drejtonte një makinë, për shkak se ishte kapur të udhëtonte nën efekt të përdorimit të lëndëve të forta narkotike.
Në një deklaratë të lëshuar, këngëtari ka thënë: “Askush nga ne nuk është akuzuar kur ka qenë i kthjellët. Nuk dëshiroj që adhuruesit e mijë apo familja të shqetësohet për atë çfarë lexojnë nëpër media”.Xhorxh Majkëll, u kap para pak ditësh pas aksidentit që i shkatërroi makinën dhe u dyshua se patenta ishte ende e skaduar por më vonë policia e liroi pa ngritur akuzë të re ndaj këngëtarit të famshëm.Ndërkohë, Lawrie Rowe nga Middlesbrough, shoferi 43-vjeçar i kamionit me të cilin u përplas këngëtarin me makinën e tij luksoze, ka thënë se Xhorxh Majkëll ishte duke udhëtuar në timon, me një shpejtësi prej të paktën 80 miljesh në orë.Ai ka qenë i frikësuar se këngëtari ka vdekur pasi ai nuk ka lëvizur nga karrigeje për afro 10 minuta. “Isha më të vërtetë i tronditur dhe mendova se dikush kishte vdekur”, tha drejtuesi i kamionit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi