Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E shkrova deklaratën time të pavarësisë me ujë të njelmët dhe maskarë

Shko poshtë

E shkrova deklaratën time të pavarësisë me ujë të njelmët dhe maskarë Empty E shkrova deklaratën time të pavarësisë me ujë të njelmët dhe maskarë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 05, 2014 7:21 pm

Rrita Mustafa:E shkrova deklaratën time të pavarësisë me ujë të njelmët dhe maskarë
E shkrova deklaratën time të pavarësisë me ujë të njelmët dhe maskarë Largea_10833656_370678429775803_2037792932_n1417795170


Ky është një rrëfim i sinqertë dhe i ndershëm me ju, as më pak dhe as më shumë.
Krejt ka filluar kur jam taku me njeriun që më ka quar peshë, ka bërë dashuri me mendjen time e më ka bërë me u ndje si mbi hënë. Ai ka qenë djali më i bukur në qytetin tonë të vogël, gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes, gjithkund ku ka shkuar. E unë ? Unë isha ajo vajzaa që s’tërhiqte shumë vëmendje. Por, e tërhoqa vëmendjen e tij.
Kemi nisë me dal bashkë, kur unë i kom pas 21 vjet e ai 24, në fillim gjithçka ka qenë “qumësht dhe mjaltë” derisa u martuam dhe unë mbeta shtatzënë. Hala më rrëqethet trupi… Ai djalë të cilin e shihja si forcën time doli të ishte ankthi im më i keq.
Gjatë gjithë kohës ai dilte tërë natën me shokët e tij e mua më linte në shtëpi, me një qenie që rritej brenda meje. Kaluan do javë e unë vendosa me i thanë se kjo që është duke vepruar është krejt gabim, por ai u bë nervoz dhe doli prej shtëpisë. Para se me zbardh dita erdhi i dehur, më çoi prej gjumit e më rrahu deri sa më nuk munda me duru. Shkova në banjo me e fshi gjakun e qava deri sa më nxuni gjumi.
Mëngjesin e së nesërmes, unë se fola asnjë fjalë, e përgatita mëngjesin dhe hëngrëm bashkë. Ishte ai i cili e theu qetësinë “Më fal” tha, “ Se kam bërë me qëllim, kam qenë i pirë edhe s’ka me ndodhë më kurrë”. Më puthi dhe shkoi në punë. Unë nuk e thash asnjë fjalë as në familjen ime as tek shoqëria. Nuk bënte me fol për këtë gjë se “ai është burri” dhe mendoja se ndoshta ajo fjala “nëse nuk të rreh atëherë nuk të do” është e vërtetë mbi të gjitha...ndoshta...por gjithsesi kjo gjë më bezdiste. Pas asaj dite, ai çdo ditë më sillte lule dhe ushqimin që më pëlqente gjatë shtatzënisë, ndonjë herë më rrihte, por ashtu një mashkull e tregon dashurinë edhe përkushtimin, apo jo?
Por aty diku mes rreshtash unë e humba dashurinë për të, kurrë nuk e kam menduar që mund ta urrej aromën e luleve. Unë isha një pëlhurë, për një djalë të thyer me duar prej furçe, të cilat linin ngjyrën e vjollce dhe të kaltër në lëkurën time sikur një hartë thesari. Ngjyrat e vjollcë dhe e kaltër ishin ngjyrat e mia kombëtare, e trupi im ishte patriotik. Askush nuk mund ta kuptonte se si dashuria, urrejtja, frika dhe rehatia mund të bashkë ekzistonin kaq mirë në të njëjtën kohë.
Më në fund mora guximin dhe i tregova nënës për atë se çka po ndodhte, duke menduar se ajo do të më ndihmonte, për të dal prej asaj situate. “Tina, djemtë kanë me mbet djem!”- më tha ajo.
Thuaj se meshkujt nuk duhet dhe nuk mund të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre. I ndjeja copëzat e fuqisë time të thyheshin. Ditët, javët, muajt kalonin. Më kujtohet që çohesha çdo mëngjes edhe nuk mund të kuptoja gjuhën e qelizave të bardha të gjakut dhe fleksibilitetit në trupin tim. Një shoqe e imja më tha se duhet ta shqyrtojë mundësin e divorcit. Por divorci nuk ishte zgjidhja. Unë isha betuar ta dua, ta respektojë dhe t’i bindem.

Muajt e fundit të shtatzënisë po afroheshin dhe gjithçka ishte vështirë për me e përballu. Vetëm njëherë gjatë shtatzënisë kisha shkuar të mjeku dhe ai nuk erdhi me mua. Ai tha se nuk e donte atë fëmijë. Pa kësaj fillonte zënka për çdo imtësi, si e pse nuk mund ta pastroja gjithë shpinë. Bërtiste kur nuk i blija birrë e cigare, e një ditë më shtyu prej shkallëve. U zgjova në vaskë, e mbuluar me gjakut e nuk kisha as fuqi të lëvizja. Zvarrë shkova deri në dhomë, e mora telefonin dhe thirra ambulancën. Ishte e qartë, e kisha humb fëmijën.
Dola prej spitalit mbas një jave. Ai kurrë nuk erdh të më vizitojë. Kur shkova në polici, ata më sugjeruan të fshihesha edhe të mos e denoncoja në atë kohë, meqë, ai do të mund të bëhej nervoz me mua dhe të më vriste. Mua mu duk sikur më kishin marrë zërin, sikur m’i kishin nxjerrë kordat zanore e m’i kishin mbushur mushkëritë me pambuk e benzinë, para se të më digjnin deri në hi. Përderisa isha ulur në karrigen e ftohtë dhe po dëgjoja jehonën e zemrës time të thyer, e kuptova se ndoshta qëndrova e fortë për një kohë të gjatë. E përderisa bota po errësohej unë po bëhesha më e dobët, E di… ndoshta shikimi im ndaj kësaj figure abuzive ishte shitur si një formë e dashurisë jetëgjatë që isha duke parë përtej dhunës që ka shkaktuar mbi mua. U ndjeva e pavlefshme.
U ktheva në shtëpi, ai ishte penduar ose të paktën kështu më tha. Ishte koha të përballesha me të dhe unë e bëra, deri sa më rrahu dhe unë humba vetëdijen. U zgjova në mes të një rruge të panjohur e rrethuar me policë dhe ambulancë. Ai më kishte lënë aty. Edhe pse zëri im ishte i paqartë, u tregova gjithçka. Ata më siguruan një avokat dhe më ndryshuan vendbanimin përderisa po e kërkonin atë. Pas një kohe ai më thirri dhe nuk dua të gënjejë, kisha emocione, ndoshta emocionet m’u kthyen ose ndoshta nuk ishin larguar kurrë. Mirëpo isha e fortë, aq e fortë sa që nuk mund të e lejoja vetën të i kthehesha atyre duarve prej brisku të cilët më vodhën dritën prej syve të mi. I thash se po i siguroja dokumentacionin për divorc, e ai më tha “ Ti e din që nuk do t’i nënshkruaj, apo jo?” Por unë nuk u nervozova, ndjeva keqardhje për të. Atë ditë më vonë më thirrën prej gjykatës dhe më thanë se dokumentacionin e divorcit e kishte nënshkruar dhe ai ishte i arrestuat ...
E prej gjithë atyre ditëve sa kam parë diellin duke i ndriçuar drunjtë në mëngjes, ai(dielli) kurrë nuk kishte ndriçuar më shumë se atë ditë. Për herë të parë në jetë ndjeva një gëzim të papërshkrueshëm. Prej krejt atyre ditëve kur qava uji i njelmët dhe maskara m’u fshi, unë kuptova se gratë janë më të fuqishme se sa ato mund ta imagjinojnë. Përmes kësaj historie dua të ju tregojë grave se duhet të ngrihen kundër ideve të cilat e nxisin dhe mbështesin pabarazinë. E gjithë kjo ka të bëjë me njohjen e rëndësinë sonë. Kjo nuk është histori e përrallave e cila tregohet para gjumit por ka një fund të bukur gjithsesi...


Rrita Mustafa,


Ky punim është publikuar për here të pare si pjesë e fushatës 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, të udhëhequr nga UN Women, në www.16dite-jodhunes-ks.com.


Përpunoi Valbona Mazreku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi