​Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Jashari, ka thënë që beson se deri javën tjetër do të zgjidhet përfundimisht problemi me listën e studentëve (që janë pjesë e familjeve të kategorive të dala nga lufta), të cilët po kërkohet që ta kenë të siguruar statusin e studentit në Universitetin e Prishtinës (UP).