Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ervin Hladnik Milharçiq:NUK PAGUHET T´IA FILLOJMË LUFTËS

Shko poshtë

Ervin Hladnik Milharçiq:NUK PAGUHET T´IA FILLOJMË LUFTËS Empty Ervin Hladnik Milharçiq:NUK PAGUHET T´IA FILLOJMË LUFTËS

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 24, 2014 9:22 pm

Ervin Hladnik Milharçiq:NUK PAGUHET T´IA FILLOJMË LUFTËS 10606365_10152832208973293_6600568035464544043_n

Lidhur me vdekjen e dr. Rugovës ja se ç´shkruante Ervin Hladnik Milharçiq  për gazetën e përditshmen Delo të Lubjanës 


IBRAHIM RUGOVA

1944 – 2006

NUK PAGUHET T´IA FILLOJMË LUFTËS



Ervin Hladnik Milharçiq:NUK PAGUHET T´IA FILLOJMË LUFTËS 1782029_10201737280941264_87987129_n


»Nuk do ta marrë për sipër përgjegjësinë për dy milionë njerëz, për të cilët do më vrajë ndërgjegjja. Jo, nuk dua« i patë thënë Blerim Shalës dhe Veton Surrojit, të cilët bënin presion mbi të, që t'i thërret Shqiptarët në kryengritje nacionale.

Në janar të viti 1990 Ibrahim Rugova ishte ulur në banesën e tij prej pesëdhjetë metrash katrore në Prishtinë.  »Nuk do ta marrë për sipër përgjegjësinë për dy milionë njerëz, për të cilët do më vrajë ndërgjegjja.
Jo, nuk dua« i patë thënë Blerim Shalës dhe Veton Surrojit, të cilët bënin presion mbi të, që t'i thërret Shqiptarët në kryengritje nacionale. 
  
Disa muaj më parë kishin themeluar bashkë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe krahinën e kishin futur në rrugën e demokracisë pluraliste drejtë shtetit të pavarur.

Rugova, nga një kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës derdhet në kryetar partiak.
Midis ndërtesave gri nga çimentoja, nga të cilët dhembnin sytë,  dhe milicisë popullore jugosllave e cila krahinën e shihte si një arenë të krimit, ideja e sapolindur dukej bizare (e çuditshme).
Politikisht jorealiste. Dhe nga terminologjia i fundit të viteve të tetëdhjeta madje edhe e rrezikshme për shoqërinë.
Në ato çaste Rugova kishte rastin që të bëhej një politikan modern i Ballkanit dhe të fillonte luftën. Në vend të kësaj ai zgjodhi që në një copë të vogël toke, e cila nuk do të guxonte të jetë e rëndësishme, të bëhet politikan i madh.
Disa ditë më parë në rrugët e Prishtinës kishin dalë dyqind mijë demonstrues dhe kërkonin Republikë. Sikur të kërkonte që në demonstratat e ardhme të vinin të gjithë, në Prishtinë do vinin dy milion njerëz.

 Arsyet për kryengritje ishin të shumta.  
Kosova e kishte humbur autonominë, që e kishte si krahinë e Jugosllavisë socialiste. Në shënjestër ishte vënë sistemi i shkollimit në gjuhën shqipe, i cili në vitet që po vijonin ishte reduktuar vetëm se në shkollimin fillor dhe institucionet nacionale po zhdukeshin njëra pas tjetrës.
Në vend të këtyre nëpër rrugët e Kosovës po dilnin tanket e Armatës popullore Jugosllave. Shqiptarët të cilët në vitet e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta po shihnin para vetes së tyre mundësinë e një zhvillimi në popull shtet-formues, e vërejtën rrugën e cila sërish po i shpjete në një ruralizëm të qytetarëve të dorës të dytë.
Rugovës i ndanë statusin e udhëheqësit nacional dhe nga ai po kërkonin që nga skllavëria t´i shpjete diku tjetër.
Ishte një kandidat jo i rëndomtë për një rol kësisoj. Në politikë kishte ardhur nga letërsia. Besonte në fuqinë e fjalës. Ishte i bindur, se fjala e arsyes do ta mundi nacionalizmin e çmendur. Në vitin 1989 Sllobodan Millosheviqi në Gazimestan iuu kishte folur dy milion Serbëve. 
Rugova në këtë kohë po bisedonte me një gazetare të revistës  “Der Spiegel”. Ai thoshte se në Kosovë do vij deri tek një luftë e llahtarshme, nëse përendemi nuk do të intervenojë. Por ishte vështirë t’i besohej.
Në te po shihnin vetëm se një ekzistencialist me shallin e tij karakteristik dhe cigare, i cili fliste me forcën e fjalës.
Kur e kishte themeluar partinë nuk e dinte mirëfilli se kujt do t’i shërbente ajo. Nuk po besonte se partia duhet të veproi si forcë politike, dhe jo si një institucion i cili vetëm se artikulon fjalët.
Në fillim të karrierës së tij politika ishte vetëm se diçka, lidhur me të cilën flitet. Ishte një diletant i mençur. Të bënte përshtypjen se nuk e kuptonte se pikërisht mbi supet e tija kishte rënë përgjegjësia për ta ndryshuar botën dhe jo që vetëm se të flitej për te.

Në çastin kur nga ai prisnin vetëm se që të gjejë fjalën e përshtatshme për kryengritje, së pari heshtej.  Dhe pastaj ftoj Shqiptarët që të heqin dorë nga demonstratat, përkundër faktit se demonstratat ishin mënyra e vetme që në Kosovë të ndodhin ndryshimet.
Mirëpo, demonstratat masive, të tërë popullit, do të thoshte se mbi trupat e popullit do të vozisnin tanket dhe se do të fillonte lufta.
Njerëzve, të cilët e shikonin me çudi dhe me një zhgënjim të madh ia tërhiqnin vërejtjen, se mbase është ky shansi i fundit për një kryengritje të cilën do ta shihte ndokush, ju thoshte se: përpos konfliktit të hapur ka edhe rrugë të tjera dhe se nuk paguhet të futemi në luftë.
Në një tubim me pleqnarë të fiseve të ndryshme të Kosovës po shpjegonte se kryengritja do të thoshte një anihilacion i të gjitha ambicieve nacionale dhe se në vend të saj duhet të përgatitemi në një periudhë të gjatë të rezistencës së qetë. Njerëzit, të cilët ishin të mësuar të komandojnë, dhe jo të dëgjojnë, e dëgjuan. “Ne jemi të vjetër dhe mendojmë me të vjetën” i kishin thënë në fund. “Ti je njeri i ri dhe ti na udhëheq”.
I udhëhoqi nëpër rrugën e cila dukej rrugë e katastrofave. Represioni po rritej për një dhjetëvjetësh të tërë. U zhdukën të drejtat dhe dukej se Shqiptarët e kishin humbur edhe  aftësinë e të folurit. Ngritën botën e tyre paralele të institucioneve nacionale që po i gjasonte shumë aparteidit.
Midis çasteve më të tmerrshme Rugova fliste, se nga ky vend do të lind një shtet i ri dhe i pavarur.  Fliste me bindjen e një njeriu, i cili i din punët e veta.  Edhe pse jo rrallë dukej se ai mbase ishte i vetmi njeri i cili besonte në këtë çështje.

Me një shkathtësi të politikanit të kalibrit shumë më të madh se vet ia kishte kurdisur kurthin Sllobodan Millosheviqit.  Kur ishte përcaktuar se nuk do ta fillonte masakrën masive, por po përsiatej si pacifist të cilin dhuna e bën të vjell.  Fjalimet e tija lidhur me të drejtat e njeriut nuk na qenë një retorikë mondane. Barabarësia dhe solidariteti ishin vlera, të cilat i respektonte me një seriozitet skajor. 
Njëkohësisht i bënte edhe llogaritë e politikanit i cili kishte arritur deri te konkluzioni se pavarësinë e Kosovës mund ta garantojnë vetëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Kosova ishte një vend zotit pas shpinës dhe jo aq atraktiv për botën.
Rugova kishte bërë llogarinë se ky vend mund të bëhet qendër e interesit pasi që për shkak të lojës bizare të rastësive këtu kryqëzoheshin interesa fatale.  Shkatërrimi i dhunshëm i Jugosllavisë ishte në harmoni me frustracionet e Bashkimit Evropian i cili luftën në kontinentin e vet dinte vetëm se ta vëzhgonte.
Për krye Kosovës përshkonin frikat nga përhapja e fundamentalizmit islam dhe shpresat e Turqisë për një identitet evropian. Stabilizimi i lindjes dhe çështja e zhvillimit të shpejtë demokratik të shoqërive të prapambetura këtu po theksoheshin në mënyrën më agresive. George Bush plaku për Krishtlindje të vitit 1992, pasi që i kishte humbur zgjedhjet kishte thënë, se ky është territor amerikan. 
Serbëve dhe Shqiptarëve ua kishte tërhequr vërejtjen se konflikti eventual do të kishte pasoja të rënda.

Shqiptarët i porositi se SHBA-të nuk do të bënin asgjë, nëse ata do ta fillonin luftën. Serbëve ju kishte thënë se do t’i sulmonte, nëse ata e fillojnë luftën. 
Nuk ishte krejt e qartë, nëse mendonte seriozisht dhe se a kanë ndonjë peshë fjalët e kryetarit i cili sapo kishte humbur zgjedhjet.  Mirëpo Rugova e kishte marrë me seriozitet dhe po i qetësonte kryengritësit për plotë tetë vjet rresht.
Luftën e filloj Millosheviqi dhe e humbi krahinën, e cila tanimë ishte e tija. 
Rugova vdiq në çastin kur po duhej të fillonin bisedimet se çfarë shteti do jetë Kosova e pavarur.
Zgjati më se pesëmbëdhjetë vite por megjithatë në fund e fitoj lojën.  Pas veti la së paku një argument, se nuk ka leverdi të fillosh luftën. Nuk është keq për letrarin, i cili në politikë hyri vetëm se përkohësisht, për derisa të mos paraqitet kush, i cili merret vesh në këto punë.
 
Shqipëroi:
Abedin Maliqi
Lubjanë 28.01.2006
Ervin Hladnik Milharçiq:NUK PAGUHET T´IA FILLOJMË LUFTËS 10606365_10152832208973293_6600568035464544043_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi