Berat Buzhala:A i lexoi Kisha Katolike në Kosovë 16 pikat e Papa Franceskut?
Faqja 1 e 1

[size=36]Berat Buzhala:A i lexoi Kisha Katolike në Kosovë 16 pikat e Papa Franceskut?[/size]
Religjioni nuk ishte i ndaluar, plotësisht.
Kishat nuk ishin të mbyllura, tërësisht.
Nuk ndalohej besimi në Zot, krejtësisht.
Pra, lufta e Partisë Komuniste, gjegjësisht Lidhjes Komuniste, të Jugosllavisë ndaj Zotit, ishte shumë më perfide se sa ta zëmë në Shqipëri, ku fronti ishte publik. Në Jugosllavi, për shembull, besimtarët e kishin të vështirë, ose të pamundur, të avancoheshin në pushtet.
Dhe meqë ishte kështu puna, prindërit tanë ndonëse heshturazi besonin në Zot, publikisht e adhuronin më shumë Partinë dhe Shtetin. Besonin dhe shpresonin se Zoti është më i mëshirshëm dhe më tolerant sesa Shteti dikatatorial jugosllav. Dëshironin të besonin se Zoti do t'i kuptojë dhe do t'i mirëkuptojë edhe kur nuk shkojnë në Kishë, edhe kur nuk luten, edhe kur nuk pagëzohen, edhe kur nuk bëjnë kurorën e shenjtë, sepse ishte Partia e Diktatorit Tito që në anën tjetër nuk i mirëkuptonte.
Unë u linda dhe u rrita në një familje, pothuajse, besimtare. I tillë ishte gjyshi, që më vonë u vra prej forcave serbe, dhe të tillë ishin të bijtë. Por prej të gjithë bijve të tij, më i devotshmi në religjion ishte njëri prej axhëve (Pjetri), që për fatin e tij të mirë ishte i paangazhuar në punë shtetërore. Dhe në këtë mënyrë ishte shumë më i lirë të kontribuojë edhe publikisht për Kishën, pa u frikësuar se do ta largonin nga puna, sepse, edhe ashtu, nuk po punonte në punë shtetërore. Padyshim se, përkundër faktit se kishte qenë zyrtar i ultë shtetëror, edhe baba, në mënyrën e tij, origjinale, besonte në Zot. E posaçërisht ishte tolerant, madje inkurajues, që ne fëmijët e tij, të ishim të pagëzuar me kohë, të kunguar me kohë dhe rregulla të tjera, që i parashikon Kisha. E gjithashtu, çka ishte më e rëndësishme, dera e shtëpisë tonë, ishte vazhdimisht e hapur për famullitarin e Kishës. Një numër i madh i besimtarëve katolik, disa sosh madje sonte në ora 12 të natës do t'i shihni të ulur në ulëset e para të Katedrales, përgjatë gjithë periudhës jugosllave marrëdhëniet me Kishën i kanë pasur ne nivelin e jokomunikimit reciprok. Nuk i pagëzonin fëmijët, nuk i kungonin dhe nuk bënin kurorë në Kishë. Disa prej tyre, madje, nuk e hapnin derën për famullitarin e Kishës kur vinte koha e bekimit të shtëpisë. Disa prej tyre madje kishin nënshkruar rrënimin e një Kishe, në fund të viteve të 70'ta, në qytezën e Klinës. Kam shkruar edhe më herët për ketë rast. Kjo Kishë ishte rrënuar me kërkesën e intelektualëve të Klinës, kryesisht katolik. Mirëpo, jemi pajtuar në krye të herës që të falim. Por të mos harrojmë.
Dhe unë si fëmijë, Kishën Katolike vazhdimisht e kam identifikuar me Famullitarin, pra me priftin. Në ketë rast, krejt çfarë mbaj mend unë është Don Fran Sopi. Një prift jashtëzakonisht i lexuar dhe i ditur, që fliste rrjedhshëm disa gjuhë të botës, e posaçërisht gjermanishten. E sidomos ishte trim. Sepse në ketë kohë ishte tepër e rëndësishme edhe specifika e fundit. Regjimi diktatorial jugosllav të jepte të drejta, shpeshherë, nëse ti vërtetë ishe kokëfortë në kërkesat tuaja. Dhe Don Frana ishte i tillë. Luftonte për të drejtat e Kishës dhe besimtarëve përball regjimit komunist, deri në frymën e fundit. Don Frana ka qenë, saktësisht, ashtu siç e parashikon Ungjilli udhëheqësin shpirtëror. I pakorruptuar përballë pushtetit dhe parasë. I moralshëm, përballë cytjeve të jetës. E jashtëzakonisht i butë, me të varfrit. E trim, kundër pushtetit.
Dhe Krishtlindjet, në këto kushte, kishin një kuptim të jashtëzakonshëm. Përfaqësuesit e Kishës, më në krye ipeshkvin historik, Nikë Prela, ishin saktësisht përfaqësuesit që sot e kësaj dite po i kërkon me qiri e më pishë Papa Françesku. Zemrat dhe mendjet e tyre as nuk ishin të mykura, e as të kapluara nga alzhaimeri. Kisha nuk përzihej në punët e pushtetit, por as pushtetin nuk e toleronte të përzihej në punët e saja.
"Cezarit çka i takon cezarit, Zotit çka i takon Zotit". Ne kënaqeshim, për çdo 24 dhjetor, që Baca Pjetër do të na argëtojë pa masë gjatë ceremonisë së buzmit, e gjithashtu edhe të nesërmen që më natë kur do ta rregullonim lamën. Nuk ka gjë, nëse që të dyja këto tradita ishin të trashëguara nga ilirët paganë, apo kushdo që ka qenë paraardhës i yni. E rëndësishme ishte qetësia e madhe shpirtërore.
Asgjë më nuk është si dikur.
Këtë na e dëshmon më së miri paraqitja e kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut, para trupit qeverisës të Kishës, Curia. I bindur jam që 16 pikat, që Papa i quajti 16 lëngatat e Kishës, do të janë të rëndësishme për Kishën, aq sa kanë qenë edhe 95 tezat e Martin Luterit.
Unë nuk e kam ndërmend të merrem me efektin e këtyre 16 lëngatave nëpër botë. Ajo çfarë më intereson mua është se cili do të jetë efekti i tyre në Kosovë? Ndonëse e kam një dyshim të madh, nëse i kanë lexuar fare ata që duhet t'i kenë lexuar.
Pika që më mahniti më së shumti, ishte pika e 12'të, ose lëngata e 12'të, e cila quhet "Sëmundja e fytyrës mortore".
"Për ata që besojnë që në mënyrë që të bëhen shumë serioz është e nevojshme që fytyrën e tyre ta vizatojnë me një pamje melankolike dhe të ashpër, dhe t'i trajtojnë të tjerët - posaçërisht ata që i konsiderojnë të parëndësishëm - me rigjiditet, arrogancë dhe vrazhdësi. Në realitet, ashpërsia teatrale dhe pesimizmi steril janë simptome të frikës dhe pasigurisë".
Patjetër që edhe Krerët e Kishës Katolike do të duhej ta gjenin vetën në ketë pikë. Nuk janë të rastësishme darkat dhe drekat me persona që ata i konsiderojnë VIP. Nuk janë të rralla rastet kur varësisht prej shkallës së përfaqësimit të filan person, ndryshon edhe fytyra e famullitarit.
E lidhur me ketë, është edhe pika e 10'të e lëngatave, e renditur nga Papa Françesku, e cila quhet "sëmundja e glorifikimit të liderëve".
"Kjo është tipike për ata që i trajtojnë mirë superiorët, me shpresë që do të shpërblehen. Ata janë viktima të karrierizmit dhe oportunizmit, duke e nderuar njeriun në vend se Zotin..... Ata janë njerëz të këqij, të palumtur dhe të inspiruar vetëm nga një vetjakizëm fatal".
Ndërsa, pika e gjashtë e quajtur si "sëmundja shpirtërore e Alzhaimerit", sigurisht se do të mund të konsiderohej, në të ardhmen edhe si diagnozë adekuate në shkencën e mjekësisë.
Ja si e përshkruan Papa Françeku këtë sëmundje, e cila ai mendon se i ka prekur rrethin e njerëzve që e qeverisin Kishën, e unë mendoj Kishën në të gjitha nivelet.
"Sëmundja shpirtërore e Alzhaimerit, ose, ndryshe, harresa e historisë së Shpëtimit, e historisë personale me Atin, e harresa e 'dashurisë së parë': Ky është një degradim progresiv në raport me detyrat shpirtërore, që pas një kohë shkakton hendikepe serioze, duke e pamundësuar secilin që t'i kryej detyrat në mënyrë autonome, duke jetuar në një varësi absolute ndaj pikëpamjeve imaxhinare. Kjo i prekë ata që e kanë humbur pikëtakimin e tyre me Atin... ata që ndërtojnë mure rreth vetes dhe gradualisht transformohen në skllevër të idhujve që ata i kanë skulpturuar me duart e tyre".
Secila prej 16 pikave, ose lëngatave, është më e rëndësishme sesa tjetra. Në secilën prej tyre, ne, e edhe Kisha bashkë me ne, ashtu siç ka thënë Kreu i Kishës, mund ta gjejmë vetën dhe e gjejmë veten për çdo ditë.
Mirëpo, është sëmundja numër tetë, të cilën Papa e ka quajtur 'skizofrenia ekzistenciale', që ndoshta shënon kulmin e kësaj paraqitje të tij.
Lexojeni se cila është diagnoza për ketë sëmundje, ose cilat janë simptomat.
"Skizofrenia ekzistenciale; sëmundja e atyre që jetojnë një jetë të dyfishtë, fryt i hipokrizisë tipike të medikorave dhe zbrazësisë progresive shpirtërore, e cila nuk mund të mbushet nga shkallët e titujve akademikë. Kjo sëmundje posaçërisht i prekë ata që, duke braktisur shërbimin pastoral, e kufizojnë vetën e tyre në çështje burokratike, kështu humbin kontaktin me realitetin dhe njerëzit e vërtetë. Ata e krijojnë një botë paralele me të tyren, ku ata e bëjnë pikërisht të kundërtën e asaj që ua mësojnë të tjerëve me ashpërsi dhe e jetojnë një jetë të fshehtë, shpesh të shthurur moralisht".
Këto do të duhej të ishin pikat kryesore të referencës, mbi të cilat Kisha duhej ta mbështeste vetën, sipas Papa Françeskut. Dhe çfarë realisht do të duhej të bënte Kisha Katolike në Kosovë, konkretisht?
A nuk është e pështirë, që në natën e lindjes së Krishtit, bankat e para në Kishë të janë të rezervuara për 'persona të rëndësishëm'. A nuk është e kundërta e mësimeve të Krishtit, e tash të fuqizuara edhe nga përfaqësuesi i tij në Tokë, Papa, që në ditën e lindjes së Krishtit, në shtëpinë e Krishtit, në Kishë, disa persona, qoftë edhe simbolikisht, të janë më të respektuar se ca të tjerë.
Ja cfarë thotë në Ungjillin, sipas Mateut, 19-30, e që do t'i shkonte shumë mirë kësaj padrejtësie: "Shumë që janë të parët tash do të janë të fundit, e shumë që janë të fundit do të janë të parët"
Kjo nuk është e rastësishme, ndonëse mund të duket si e tillë. Sepse të gjitha ata udhëheqës të shtetit që ia mësyjnë Kishës në mesnatë, e që dëshirojnë të duken në televizione si të rëndësishëm, madje edhe në këtë natë, kur duhet të jesh i parëndësishëm, këto favore që Përfaqësuesit e Kishës ua bëjnë, do t'ua kthejnë më të mira. Tamam ashtu, siç e lexuam më sipër.
Papa Françeskun, në raste të tjera, e kam dëgjuar tek flet edhe për konvertimet. Tek insistimi për të konvertuar të tjerët, sa më shumë. Ky Papë ka deklaruar në disa raste, se më e rëndësishme që të flasim për konvertim, është që të japim shembullin e mirë. I bindur jam, që vetëm nëse nuk e kanë gjetur bash askënd-askund, se edhe sonte dikush do të konvertohet publikisht, para kamerave, në Katedrale, nga mysliman në katolik. U mor vesh - vullnetarisht. Mirëpo ajo çfarë mua më intereson më së shumti është, se për çfarë arsye një spektakël i tillë duhet të kryhet faqebotës? Cili është mesazhi që në këtë natë të madhe të paqes, dëshirohet të dërgohet?
Patjetër, që për një shoqëri shumëfetare, sikur kjo e jona, ku planifikojnë të jetojnë tok së bashku myslimanë e të krishterë, duke kryer konvertime publike nuk i bëhet kurrfarë argati bashkëjetesës.
A ndoshta edhe këtu po aplikohet reklama e IPKO's: "Krejt kanë me dal". A është shtëpia e Zotit, shtëpi e garës, e spektaklit dhe e zhurmës, apo ndoshta është e intimitetit.
Konvertime, kohë pas kohe, muajt e fundit, kanë ndodhur edhe në Kobane. Madje, para kamerave.
Por cili është efekti?
Urime!
Në fakt këto ishin 16 sëmundjet prej të cilave, sipas Papës, po vuan Kisha. Nëse po, atëherë Kisha, në Kosovë, për hir të bashkëjetesës, e për hir të Zotit, duhet të ndalë spektaklet e konvertimeve publike. Duhet të heq dorë prej shoqërimit me mujsharë e banditë. Këta të fundit, qofshin Ministra, Deputetë, Kryeministra a Kryetar shteti, nuk i meritojnë ulëset kryesore në Kishë. "Shumë prej të parëve do të jenë të fundit, e të fundit të paret", Mateu, 19-30. Urime Krishtlindjen
I lindur në vitin 1975, i takoj gjeneratës së fundit të shqiptarëve të Kosovës që janë rritur në Jugosllavinë gjysmëateiste.Religjioni nuk ishte i ndaluar, plotësisht.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Kisha katolike e Shipkovicës
» Kisha Katolike, qytetarëve: Mos bini pre e lojërave politike
» Dr.Krasniqi: Nëse kisha katolike shqiptare ndihet e fyer, unë mund të kërkoj falje !
» Berat Buzhala:Aleksandri ynë
» Berat Buzhala:Pse Ramushi bën, e Isa nuk bën për PDK'në?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi