Baki Ymeri: Kisha katolike e Shipkovicës
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Kisha katolike e Shipkovicës
Kisha katolike e Shipkovicës
Nga Baki Ymeri
Shipkovica është një fshat i ngarkuar me një histori magjike që të bën kureshtar për të shkuarën e saj. Duke e hulumtuar botën konfesionale të të parëve tanë, konstatojmë se shqiptarët e kishin përqafuar krishtërimin që nga koha e Shën Palit. E shtrirë në pllajet e bukura të Sharrit që ndërlidhen me Kosovën dhe Shqipërinë, e banuar me rreth pesëmijë banorë në rreth 500 shtëpi, Shipkovica ka qenë përherë vatra e patriotizmit shqiptar, e konsideruar nga disa, madje, si Shqipëri e Vogël. Duke patur rrënjë të shëndetshme historike, që nga periudha trako-ilire, Shipkovica figuron përherë të parë në dokumentet osmane, në vitin 1453, kur banorët e saj ishin të përkatësisë konfesionale kristiane. Gjurmët e këtij krishterimi (sipas disave, të ritit katolik, sipas të tjerëve të atij ortodoks), kanë mbetur prezente edhe sot e kësaj dite përmes toponimeve "Te kisha", "Përroi kishës", "Marko livadhet", "Rasa e Markit" (...). Toponime të këtilla që ta përkujtojnë kishën, kemi edhe në fshatrat tjera shqiptare, si në Sellcë, Lisec, Gajre, Siniçan etj. Thonë se guri (i përmendur edhe nga hebrenjtë), është fjala më e vjetër shqipe, prezent edhe në disa toponime të kësaj zone: Gjuri Gjat, Gjuri me Dushk, Gjuri Alimalës, Gjuri Radences, etj.
Për Arën e Vakafit, pleqtë e këtij fshati thonin se ka qenë kishë katolike, ndërsa emrat e disa arave në Shipkovicë, sypozohet poashtu se kemi të bëjmë me banorët e dikurshëm të këtij katundi, përkatësia konfesionale e të cilëve ka qenë besimi katolik. Disa nga pleqtë e fshatit, shqiptarët katolikë i llogarisninin si “latinë”, duke shtuar se para 100 vitesh nuset paloheshin te Rasha, pa përdorimin e peçes apo të "havales", dhe pa u fshehur nga burrat siç filluan të fshihen pas përqafimit të fesë islame, fe e cila ka vlerat e saj, si çdo fe tjetër. Në fshatin Vejcë, përdoret poashtu toponimi "Mbas kishe", por thonë se atje hoxha i fshatit ua paska ndaluar shqiptarëve festimin e Ditës se Shëngjergjit. Edhe në Lisec të Tetovës përmendet toponimi "Te kisha", ndërsa te kroi i fshatit në Shipkovicë, dikurë burrat dhe gratë kanë bërë së bashku shugurime. Asokohe, rrëfejnë pleqtë e këtij katundi, morali ishte më i lartë, ngase nuk martoheshin mes veti në fshat, dhe nuk e kishin shqiptarët e atëhershëm djallëzinë që kanë sot (!).
Ish/objekti dhe një dorëshkrim i Lulzim Danit ku përmendet kisha katolike e Shipkovicës |
Thonë se disa nga banorët e lashtë të Shipkovicës kanë qenë Kola, Frani, Gjoka, Bardhi, Dhimitri etj. Sipas disa pleqve, Shipkovica e lashtë ka qenë në Kuqurica (!), sipas tjerëve në Mure. Halim Fanda, sipas tyre, ishte i biri i Nezir Fandës, që jetoi 114 vjet. Një plak theksonte se maqedonasit bënë gërmime dhe gjetën hyrjen e kishës dhe varreza iliro/ shqiptare përeth përroit të Hallës, të mbuluara me pllaka të gurit. Disa prej tyre i pat marrë vërshima, të tjerat u zhdukën nga dora e njerëzve të pavetëdijshëm. Sipas Koha Ditore (24 nëntor 2007), emri shqiptar na del për herë të parë i botuar në materialet e Kuvendit të Arbënit (1703), nën drejtimin e kryepeshkopit të Tivarit, Visk Zmajeviç, të botuara më 1706 në Romë. Banorët e Shipkovicës kishën shqiptare (me kumbonare nga Roma) e kanë patur përreth përroit të fshatit (Prroj Hallës apo Prroj Kishës).
Sipas Abdylazis Islamit, banorët e këtij fshati kanë qenë ortodoksë që flisnin edhe shqip, edhe bullgarisht, njësoj slç flasin sot shqiptarët e Rekës. Vokallarët, Gjurajt dhe Fandet, janë emra që ndërlidhen me fenë e të parëve tanë. Thonë se Matjanët (Macet) vijnë nga Mati, Çadelet nga Opoja, ndërsa Mnjakët nga Kosova, përkatësisht Shqipëria. Prej atje vijnë edhe Oruçet (nga Kruja), ndërsa Hadret vijnë nga Gjakova, por kjo nuk don të thotë se nuk ka edhe banorë autoktonë. Një plak 96 vjeçar nga Veshalla, duke bërë fjalë për dy vëllezër shqiptarë në Bozofcë, theksonte se njëri prej tyre mbante emër kristian, ndërsa tjetri emër mysliman. Thonë se Sellca ka patur dy kisha, njëra katolike kurse tjetra ortodokse, kurse për sllavët që ishin në Llavcë, thonë se kanë qenë vllehë të sllavizuar, të mbrojtur nga lufëtarët e lirisë (2001).
Vllehët, së bashku me shqiptarët, kanë ndërtuar kalanë e Tetovës. Ata kanë qenë muratorë të mirë, të ardhur nga Krusheva, dhe mbas ndërtimit të kalasë kanë mbetur në Tetovë, ku janë martuar me femra bullgare dhe ortodokse shqiptare, duke krijuar kështu popullatën e sotme "sllavomaqedonase" të kësaj komune. Në kohën e Abdurahman Pashës, Shën Gjergji, Shën Muri, Kërshëndjellat apo Kërstofi, të gjitha këto ishin festa kristiane të kësaj zone. Duke shkruar për Shipkovicën na përkujtohet e shkuara jonë e pashkruar. Si i luteshin Zotit plakat e Shipkovicës në atë kohë, me rastin e festave të shenjta të Pashkëve apo Krishtlindjeve! Ja se si: Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë emri Yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell Ashtu edhe mbi dhe! Bukën tonë të përditshme, jepna neve sot, dhe fali fajet tona, siç edhe ne ua falim fajtorëve tanë, dhe mos na shtjerr në ngasje, por na shpëto nga i ligu! Në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin!
Sipas historisë, dihet se në shekullin XVII-të është bërë presion i madh që shqiptarët ta pranojnë fenë islame. Megjithatë, gjurmët e lashta të shqiptarisë, kisha katolike e Shipkovicës, kishat e fshatrave të tjera, ajo e Shën Gjergjit në Rasadishtë, madje edhe kisha shqiptare e Tetovës (Shumbria dikurë, Sveta Bogorodica sot), për të cilën Kërste Samarxhia thoshte se ka qenë "Albanska crkva" (Kishë shqiptare), dëshmojnë se shqiptarët e përqafojnë fenë e Shën Palit para dymijë vitesh, pra një mijë vjet para se të përqafojnë sllavët këtë fe.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Shkolla e Shipkovicës
» Baki Ymeri: Feniksi i Shipkovicës...
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri në gjuhën italiane
» Baki Ymeri: Pentagrami i zemrës
» Baki Ymeri: Feniksi i Shipkovicës...
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri në gjuhën italiane
» Baki Ymeri: Pentagrami i zemrës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi