"Lotet e mallit me ndihmojne ne krijimtari"
Faqja 1 e 1

Botoi "Koha Jone"
E Hene, 01 Qershor 2009
Intervistoi: Alfred Papuciu
Dy fjale
Fatmir Terziu u lind ne vitin 1964 ne Elbasan. Pas mbarimit te shkolles se mesme te pergjithshme studioi per gjuhe dhe letersi shqipe. Ka punuar mesues dhe me vone drejtor shkolle ne disa shkolla te Shqiperise. Ka publikuar shkrime ne gjithe shtypin shqiptar dhe ka qene gazetar i gazetes "RD", gazetar ne radio "Tirana", radion "Kontakt", drejtues emisionesh, kryeredaktor i gazetes se pavarur "Fjala e Lire" dhe drejtor i televizionit "Dardan". Ne vazhdim te edukimit te tij te metejshem ka studiuar ne High Melton College (South Thames College) per gjuhen angleze dhe per HNC, Certifikate e Larte Nacionale ne Britanine e Madhe per Media Production (media prodhimtari). Ka marre nivelin e larte (Graden-nivel A) per Communication Media (media-komunikim) prane Universitetit London South Bank University (2004). Me tej kreu studimet prane Faculty of Arts and Human Sciences per Digital Film dhe Video Production (2004-2007). Autori ka fituar graden e Masterit per Media, Kulture dhe Politike prane Roehampton University ne Britanine e Madhe dhe eshte ne ndjekje te studimeve te Phd-se per Media, Kulture, Politike.
Kur keni filluar te shkruani per here te pare dhe cili eshte formimi juaj?
Shpeshhere ngjan si me kohen e femijerise. Te blejne dicka qe e ke per zemer dhe fle me te. Te dhurojne dicka qe te pelqen dhe s'e ndan nga mendja e dora. Edhe botimi i pare me duket disi ashtu. Isha vetem nxenes i shkolles se mesme kur botova nje tregim ne gazeten lokale te Elbasanit, qe drejtohej atehere nga nenkryetari i Lidhjes se Gazetareve te Shqiperise, Mefail Pupuleku. Ne gazeten "Shkumbini" te asaj kohe tregimi im "Drejtori u transferua" do te me bente te rrija pa gjume. Por, pa gjume do me linin edhe disa struktura te Keshillit te Lagjes. Por, nejse ajo lidhet disi me zyrtarizimin e krijimtarise sime. Kam krijuar qe heret. Poezite, skicat, tregimet i mbaja ne nje fletore 32 lekeshe te asaj kohe, dhe perkujdesesha si per nje thesar. Kur fillova pastaj t'i drejtohem me gjere shtypit shqiptar, ndjeja emocione te tjera. Shkrimet e mia nisin me gazetat "Bashkimi", "Puna", "Luftetari", "Sporti Popullor", "Tirana" etj. Midis ketyre shkrimeve qe ende i kujtoj jane shkrimi problematik per unazen e Elbasanit dhe Zaraniken e tij, te botuar te gazeta "Bashkimi", reportazhi "Udheve partizane..." ("Sporti Popullor"; E premte 8 Korrik 1988), skicen letrare per pilotin hero, Zenel Hyseni, qe uli avionin luftarak me fanar te hapur, ("Tirana", 9 Qershor, 1988), skicen letrare "Si vellai me vellane" ("Tirana", E enjte 7 Korrik, 1988), reportazhin e realizuar ne Vurg te Sarandes, "Midis popullit", ("Luftetari", E enjte, 9 Qershor 1988), reportazhin "Pak radhe per njerezit puneshume", ("Puna", 6 Shtator 1988) etj. Dhe me pas me angazhimin total ne gazetari pas viteve 1990-te, puna ime krijuese mori dimensione te tjera. Ne fillim ne gazetat lokale, "Fjala e lire", ku isha edhe drejtuesi i saj per disa vite, pastaj tek "Elbasani", gazeta "Rilindja Demokratike" etj.
Duke qene se studimet e mia i kisha ne degen e Gjuhes dhe Letersise shqipe, natyrshem e ardhmja fliste me shume ne lidhje me kete pasion timin. Dhe ne vitin 2000 botova vellimin e pare poetik, "Mos Hesht" te botuar nga Shtepia Botuese "Sejko". Pastaj erdhen me radhe librat e mi "Djalli i Argadasit", "Ecje ne qelq" botuar nga "Silver", "Kritika ndryshe: nje vezhgim ne brendesi te prozes dhe poezise shqiptare", botuar nga "Arberia", "Misteriozja", botuar nga "Globus R" dhe studimi im ne gjuhen angleze per median dhe teknologjine ne fushen e filmit botuar nga "Globus R".
A ruani ndonje kujtim nga femijeria juaj?
Femijeria ime natyrshem eshte nje magazine me vete ne memorien time. Eshte nje memorie qe shpeshhere me kujton hartimet e mia qe lexoheshin para klases, dhe mbaheshin ne stenda e muzeume. Me kujtohen vjershat e para dhe tentativat per te botuar ne revistat per femije. Kur m'u botua nje vjershe e vogel per parullat te revista e asaj kohe per femije "Fatosi" ne vitin 1974, me dukej vetja si njeri tjeter, si nje njeri ne rritje e siper edhe pse isha vetem dhjete vjec.
Zgjedhja e profesionit tuaj si shkrimtar, kineast, regjisor filmi, publicist, gazetar, prozator, si erdhi?
Une ende nuk mund te mendoj se ne jeten time profesioni im eshte percaktuar nga te qenit shkrimtar, regjisor filmash me metrazh te shkurter, gazetar apo edhe me tej. Ne jeten time synimi im eshte te thelloj studimet dhe te shtoj bindjen dhe vendosmerine time per te qene konfident ne tere aspektin profesional. Keshtu mendoj se duke qene gjithmone ne levizje dhe i vendosur te arrish majat bashkekohore te profesionalizmit edhe zgjedhja e profesionit flet ndryshe, flet tamam me profesionalizem. Sot, kur ka shume pena, kur gjithkush paraqitet pa 'dogane' ne profesionin e tij edhe profesionalizmi duket i veshtire te kuptohet. Ndaj zgjedhja e profesionit me duket e lidhur me profesionalizmin dhe interesimin ndaj tij.
Karriera si shkrimtar, skenarist, poet, ju ka ofruar me shume sfida, apo kenaqesi?
Me kujtohet nje thenie e Oscar Wilde, te cilen e gjeta kohe me pare duke lexuar tek "Kritika si artist". Aty shumedimensionali dhe i paperseritshmi Oscar, thekson "njeriu eshte vetvetja kur ai flet ne veten e tij. Jepi atij nje maske, dhe ai do te ju tregoje juve te verteten." Keshtu duke e lidhur kete me pyetjen tuaj, mendoj se pa 'maske' eshte e veshtire te ritregosh sfiden dhe kenaqesine nga kendi i krijuesit. Karriere ne kete kend, pavaresisht se si ajo tingellon zakonisht ben ai qe harron masken e vertete dhe qemton pas asaj te gjej veten e tij te humbur. Une mendoj se jashte termit karriere, ajo qe duhet te jete prezente gjithmone midis penes, talentit dhe njeriut duhet te jete sfida. Sfida te ben te jesh gjithmone i vemendshem dhe i pershtatshem. Shkurt lexues dhe i lexueshem.
Sa vite keni si shkrimtar? Cila veper e realizuar nga ju, ju ka lene me teper mbresa? Sa botime keni bere deri tani dhe cilat jane planet tuaja per te ardhmen e afert ?
Normalisht vitet si pjese e jetes dhe e krijimtarise ikin dhe ikin shume shpejt madje. Kur tenton te vesh aritmetiken ne sherbim te ketyre viteve, gjendesh i gabuar. Gjendesh i tille, se mbrese me te madhe per shembull, mund te te kete lene nje tregim, nje shkrim, nje poezi, me shume se sa nje veper e tere. Per mua tregimi ne gjuhen angleze "Hija diamond", fitues i kompeticionit te BBC-se Yorkshire, dhe tregimi "Djalli i Argadasit" flasin shume. Jo vetem se me to kam fituar cmime respektive jashte konkurrimeve brenda vendit, por ne Britani te Madhe dhe ne Greqi, ku kam fituar cmimin "Kadmus", por edhe per faktin se keto tregime me kane inspiruar qe te krijoje dy vellime te rendesishme me tregime. Por, me thene te drejten studimi im "Kritika ndryshe: nje vezhgim ne brendesi te prozes dhe poezise shqiptare-pjesa e pare" me ka lene me teper mbresa, pasi eshte i vecante ne llojin e vet dhe eshte pritur jashtezakonisht mire. Ketu ndjehem disi me krenar se njohurite e fituara gjate studimeve te metejshme ne Britani te Madhe me kane ndricuar me tej rrugen time krijuese.
Cfare ju ka mbetur ne kujtese nga jeta juaj ne Shqiperi?
Une edhe pse jetoj larg Atdheut, kurre s'kam menduar dhe as e kam cuar ndermend te rikujtoj dicka si te lene pas. Por, nga puna ime me median shqiptare kujtoj te qenit drejtor dhe drejtues emisionesh te rendesishme ne televizionin "Dardan" per disa vite, duke qene gazetari i pare dhe krijuesi i emisioneve dhe lajmeve te tij, dhe puna me plot pasion ne drejtimin e gazetes "Fjala e Lire" dhe si gazetar ne "Rilindja Demokratike", madje ne vite shume te veshtira. Natyrshem kujtoj emocionet e cmimit te marre ne vitin 1996-te, si reporteri me i mire dhe tmerret e vitit 1997-te.
Cilet shkrimtare shqiptare dhe te huaj, sidomos britanike jane udherrefyes per ju, ne veprat tuaja?
Ne fakt kush e ka marre ne dore studimin tim "Kritika ndryshe: nje vezhgim ne brendesi te prozes dhe poezise shqiptare-pjesa e pare", shume lehte e ka kuptuar esencen e pyetjes suaj. Ne kete rast preferoj te them se leximi i ketij studimi do te ishte me shume se nje pergjigje e imja ne kete interviste. Une e kam thene dhe do ta them atje, pra ne pjesen e dyte qe del se shpejti nga botimi, fjalen per udherrefyesit e letrave.
Ju keni realizuar disa dokumentare per Kosoven, Shqiperine. A mendoni ta zgjeroni kete krijimtari edhe per figura te tilla te Kombit si Skenderbeu, Nene Tereza etj ?
Filmi dokumentar eshte dhe mbetet pasioni im. Planet e mia jane te shumta. Shume shpejt do te mundohem te realizoj pikerisht ate qe mendoj se i ka munguar dhe i mungon filmit dokumentar shqiptar. Jam ne proces te studimeve per doktoraturen dhe keshtu per kete me duhet pak kohe te flase me hapur, se skenaret dhe kushtet i kam gati.
Pasioni juaj per letersine, kinematografine, botimet tuaja i beni se e keni hobi apo edhe per te siguruar jeten?
Ne Perendim ku jetoj une nuk mendohet thjesht per hobi, apo edhe as per te siguruar jeten. Media ka hapesiren e vet, dhe une jam pjese e kesaj hapesire. Natyrshem ne nje hapesire te tille kaq konkurruese gjithkush qe e sheh letersine, apo edhe tere fushen ku ai krijon si nje pjese te jetes, ekziston nje lidhje dyfishe mes hobit dhe nevojes jetike. Te dyja konvergojne ne nje pike.
Cfare mesazhi keni per brezat e rinj te shkrimtareve dhe letrareve shqiptare? Cili eshte mendimi juaj per letersine shqiptare ne teresi?
Une vete mendoj se kam shume per te mesuar nga te gjithe brezat krijues. Nga me te vjetrit qe u mbetem borxhli per 'meshen' e tyre letrare tek ndergjegjja ime qe i rri, qe ne bangot e shkolles dhe te tjereve duke u qendruar shume afer si lexues dhe kritik i tyre per te ecur bashkerisht dhe ne menyre te pandare ne te gjitha aspektet e kultures. Keshtu ne nje lidhje lexues-krijues dhe krijues-lexues edhe mendimi per letersine shqiptare, qe sot ka prurje te bollshme duket disi elokuent. Une mendoj ndryshe nga disa qe kane shpotitur krijimtarine e sotme. Sot, krijohet, synohet dhe ka nje konkurrence te heshtur ne te gjitha shkollat krijuese. Ata qe krijojne jashte Atdheut duket se kane me shume kohe dhe me shume resurse ne hapin e tyre krijues. Do te vije nje dite qe ata do te prishin raportet ne kete drejtim per mire ne krijimtarine shqiptare.
Fatmiri dhe familja. Si jeni njohur me bashkeshorten tuaj?
Familja ime, gjithmone ka qene shtysa dhe frymezimi im. Kur isha student ishin gjysherit dhe prinderit e mi. Tani ne keto role jane gruaja ime dhe tre femijet e mi, qe ndonjehere jane edhe kritizeret, mesuesit dhe redaktoret e pare te krijimeve te mia. Keshtu roli im eshte dyfish i survejuar. Kjo me ben me te kujdesshem, madje me kthen vite me pas kur une duhet te isha i tille qe te fitoja zemren e sime shoqe, qe natyrshem eshte dhe mbetet pjesa me e kujdesshme e jetes sime. Njohja me te eshte nje njohje normale, e kerkuar dhe e gjetur ne kohen e duhur. Sot ajo eshte nje menyre me e kendshme frymezimi ne krijimet e mia. Nisi e sinqerte dhe keshtu ka krijuar edhe lidhjen e sinqerte me krijimtarine dhe aspektet e lidhura te jetes sime me te.
A keni deshire te ktheheni ndonjehere ne qytetin tuaj te lindjes dhe ne pergjithesi ne Shqiperi?
Shqiperia nuk eshte me enderr. Une mendoj se as deshire nuk eshte me. Shqiperia eshte tashme me shume se kurre ne historine e saj per te qene nje Zonje ne mesin e qyteterimit. Dhe natyrshem gjithkush kete ka deshiruar, deshiron dhe do ta deshiroje per vendin e tij te mrekullueshem. Si gazetar qe drejtoj dy gazeta ne Londer "Albanian Mail", gazete e komunitetit shqiptar dhe "Fjala e Lire", nje gazete letrare-profesionale online qe bashkon krijues shqiptare nga gjithe Rruzulli, natyrshem e ndjej kete deshire me shume dhe me ndjeshem. Une jam dhe jetoj me Shqiperine. Krijoj, shkruaj lexoj dhe cdo gje e kam te lidhur me hapin dhe ecjen e saj. Natyrshem per te qene me prane fizikisht eshte nje kompleks qe lidhet me familjen. Ne kohen e sotme cdo gje duhet cilesuar demokratike dhe si e tille cdo gje duhet vendosur ne menyre demokratike. Lotet e mallit e kane bere dhe vazhdojne te bejne punen e tyre. Koha nuk punon me per keta lot...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zoj Mone: "LUMI I MALLIT"_Meditim ne formen e poezise nga Zoj Mone.
» Agim Vuniqi: Urra për "hyqmetlinjët", ndërsa elektorati le ta "mjelë" Kasandrën
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
» Suzana Zisi: SIRENA... (Marre prej vellimit "E bardha eshte pak", ShB "Albatros", Tirane 2004)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi