Me krijuesit shqiptarë nëpër botë
Faqja 1 e 1
Me krijuesit shqiptarë nëpër botë
Intervistoi:
Sami ISLAMI
ARTISTI DUHET TË JETË ZËRI I POPULLIT TË VET
(Intervistë me piktorin akademik Skënder Kapitin, i cili jeton dhe vepron në Londër)
Piktori nga Kosova Skënder Kapiti është i njohur për një mori ekspozitash si në Kosovë, poashtu edhe në diasporë. Qe më shumë se një dekadë ai jeton dhe vepron në Londër, në këtë mertopolë të madhe evropiane dhe botërore. Pata rastin ta vizitoja një ekspozite të tij dhe me këtë rast shfrytëzova rastin të bisedonim për shumë segmente të jetës dhe punës së tij si piktor.
Fjala e lirë: Për fillim të kësaj interviste do të ishte me interes për lexuesit tanë të na thoni, kur ia keni filluar të merreni me pikturë?
Skënder KAPITI: Dashuria ime për art në përgjithësi është shumë e hershme. Unë si fëmijë artin e kam pasur në shpirt. Këtë e manifestoja duke bërë vija të ndryshme, në fleta, duke gdhend dru etj. Më kujtohet një rast kur në fshatin e lindjes, në mungesë madje edhe të lapsit e fletores bëja vija në lym, kur lumi vërshonte ato pjesë të afërta të tokës. E merrja një shkop dhe vizat që i bëja më tërhiqnin së tepërmi. Në lidhje me këtë moment më vonë pata shkruar edhe një poezi, e cila, siç më thoshin të tjerët, doli mjaft e suksesshme. Unë e pa ta titulluar "Piktori".
Kjo dashuri për artin më vonë u kthye, siç më thoshin të tjerët, në talent dhe, më kujtohet që në shkollën fillore, në klasën e pestë të saj, unë u vlerësova si piktori më i mirë në shkollë, nga shkaku se e bëra një portet dhe një pikturë për ditën e shkollës, për të cilat profesori i artit kishte vetëm fjalë të mira.
Fjala e lirë : Ju jeni ndër kuadrat e para të Akademisë së Arteve në Prishtinë. Çka mund të veçoni për rrugën e juaj krijuese?
Skënder KAPITI: Në jetën time kam pasur shumë peripeci. Ende pa u regjistruar në Akademi unë vazhdimisht kam punuar në këtë fushë. Kam bashkëpunuar me shumë gazeta e revista të kohës dhe punimet e mia janë pritur shumë mirë si nga redaksitë e ndryshme poashtu edhe nga lexuesit. Kam pasur komplimente edhe këtu në Londër nga vizitues të ekspozitave të mia, ose lexues ,që pikturat e mia apo edhe vjershat, i kanë hasur nëpër faqet e gazetave. Unë në atë kohë punimet e mia i botoja në gazeta e revista, si: "Zëri i rinisë", "Rilindja", "Bota e re", "Jeta e re" "Rilidja" etj. Dhe mua më vjen mirë që punimet e mia kanë mbetur në kujtesë të artdashësve
Fjala e lirë: Si artist akademik ju keni punuar në Prishtinë dhe sigurisht keni kolegë shumë atje?
Skënder KAPITI: Sigurisht se po. Unë në kohën kur isha në Prishtinë dhe merresha me art, kam pasur marrëdhënie si të thuash më të ngushta me Agim Tafarshikun. Bile bënim një lloj garash nëpër gazeta. Në këtë kohë në Prishtinë ekzistonte vetëm Shkolla e Lartë e Artit, kurse ne ishim të interesuar të kishim Akademi të Arteve dhe hapja e mëvonshme e saj për ne ishte një festë, si një ngjarje e madhe. Unë në atë kohë kisha planifikuar të studioja në Pragë apo Paris dhe kur kam dëgjuar se në Prishtinë po hapet Akademia, edhe pse kisha shkuar jashtë vendit, e kam nxjerr biletën dhe jam kthyer në Kosovë.
Unë kam arritur ta kryej Akademinë duke u bërë gjenerata e parë e dizajnit grafik. Udhëheqës i katedrës ishte Shyqri Nimani, për të cilin kam konsiderata të larta dhe e çmoj shumë. Po për mua janë të nderuar shumë edhe Muriqi, Mulliqi etj.
Fjala e lirë: Çfarë niveli artistik qëndron arti figurativ I Kosovës dhe sa ka arritur ai të depërtojë në perëndim?
Skënder KAPITI: Unë them me bindje të plotë se arti figurativ, deshi apo nuk deshi dikush ta pranojë, ëshë para arteve të tjera. E them këtë se artin tonë që krijohet në Kosovë, unë e kam përcjell gjatë gjithë jetës sime. Unë do të thosha vetëm sa nuk kam fjetur nëpër ato foaje a salone të ekspozitave të artit. Aty ku veprat e tyre i ekspozonin artistët tanë në zë, siç është për shembull Sulejman Cara, person shumë i dashur për mua dhe i cili ka ndikuar shumë tek unë, që unë, më vonë ta marr rrugën e artit, pastaj Engjëll Berisha dhe të gjithë të tjerët më të rinj: Mulliqi, Muriqi etj.
Kjo përsa i përket artit në Kosovë, ndërkaq përsa i përket artit perëndomor mund të them se kemi emra të njohur si Ibrahim Kodra, Daut Berisha etj.
Fjala e lirë: Ju si artist ikët nga Kosova dhe u vendosët në Angli (në Londër). A ishe kjo vetëm një shpërngulje e rëndomtë apo ndikoi që duke ardhur këtu, me punën tuaj ta afirmoni artin kosovar dhe artin shqiptar në përgjithësi edhe në perëndim, si Kodra, Berisha etj. A është kjo e vërtetë?
Skënder KAPITII: E saktë. Vetë largimi im nga Prishtina dhe ardhja këtu në Londër për kohën kur erdha qe një vendim shumë i vështirë, po në kohën kur e mora këtë vendim, ju e dini se në Kosovë (në vitet e 90-ta) asgjë nuk lëvizte. U mbyllën institucionet vitale të popullit kosovar, me galeri të arteve, u pezulluan gazetat e revistat e ndryshme me të cilat edhe bashkëpunoja. U mbyll edhe Biblioteka Popullore Universitare, të cilën e kam pritur me një hidhërim të madh. Dhe mua, sikur edhe shumë njerëzve të artit na u mbyllën të gjitha rrugët. Dhe e zgjodha Londrën sepse e di se është një tempull i kulturës botërore. Vend të cilën e kanë lakmi edhe vetë piktorët anglezë. Për dikë kjo që unë kam bërë mund të mirret si punë e vogël, por siç dihet unë kam prezentuar këtu kulturën shqiptare. Me piktuat e mia nga historia si Agroni, Teuta, Skënderbeu etj.unë kam dashur që t'u them anglezëve se edhe ne kemi një histori të begatshme dhe të hershme, madje më të hershme ndoshta se edhe kultura angleze.
Fjala e lirë: Në disa ekspozita, piktuat e juaja u pritën shumë mirë sidomos nga publiku anglez. Sa ekspozita keni pasur dhe çka mendoni lidhur me këtë?
Skënder KAPITI: Nëse unë kam arritur që të zgjoj kurreshtjen e një auditeriumi siç është ky i Londrës, unë jam i kënaqur. Unë kam pasur nja 11-12 ekspozita, të cilat mendoj qenë shumë të suksesshme. Për secilën ekspozitë ekziston ditari i përshtypjeve të vizitorëve, të cilët shprehën fjalë miradie për punën time. Në mesin e tyre kishte edhe njerëz me autoritet
Fjala e lirë: Siç u informuam ju keni marrë pjesë edhe në ekspozitën e Akademisë Mbretërore me pikturën "Pajtimi". Çka mund të thoni lidhur me këtë?
Skënder KAPITI: Po. Kjo qe një ngjarje e jashtëzakonshme për mua sepse unë me veprën "Pajtimi" mora pjesë në një konkurrencë ku kishte mbi 13 mijë piktorë nga gjithë Britania e Madhe. Për t'i seleksionuar veprat kanë punuar 13 piktorët më të njohur britanikë. Punimet e mia kaluan këtë barrierë, mirëpo kur ka ardhur mometi që punimi të varet në mur, ai nuk u var, sepse unë nuk kam pasur për të financuar për kornizë, e cila do t'i plotësonte kiriteret e kësaj ekspozite, kështu që edhe piktura ime nuk u ekspozua. Ajo , megjithatë nga komisioni i ekspozitës u veçua që të ekspozohet në ndonjë ekspozitë tjetër.
Fjala e lirë: Në Londër dhe në tërë Britaninë e Madhe ka mjaft shqiptarë, të cilët kanë bizneset e veta, por edhe asociacione të tjera. A ju ka ofruar ndonjëherë ndonjë ndihmë materiale, në mënyrë që t'i përballoni shpenzimet e kornizave, ngjyrave, kushte këto themelore për të bërë punën e piktorit. E kur dihet se artisti ka nevojë për këtë ndihmë?
Skënder KAPITI: Fatkeqësisht unë si artist akademik, nuk e kam pasur këtë ndihmë. Më duhet të them se askujt deri më sot nuk i ka shkuar ndër mend të më pyes se a kam nevojë apo jo për një ndihmë të tillë. Mua vetë m'u ka dashur që t'i ndaj të hollat nga kafshata e gojës për këtë qëllim. E dihet se me veprat e mia përpiqem që t'i prezetoj vlerat kulturore të tërë popullit shqiptar. Fundja artisi duhet të jetë zëri i popullit të vet. Ai duhet të shpreh aspiratat e tij, synimet, me fjalë të tjera ai duhet ta shpreh shpirtin e kombit të tij dhe si i tillë ai duhet të ndihmohet.
Fjala e lirë: Kemi pasur rastin që, në kohë të fundit, të shohim diçka të re në pikturën e juaj, përnga teknikat dhe përdorimi i ngjyrave. Për çka është fjala?
Skënder KAPITI: Tashti më duket se është momenti që edhe piktura shqiptare të ecën bashkë me kohën. Po të shprehem me gjuhën artistike teknika që po përdor tashti quhet teknika akrilik; është diçka e re në mes të olios dhe temperës. Kjo me këto ngjyra mua po më duket më e përshtatshme sepse ngjyrat nuk kanë erë, e duke e pasur paraysh se unë punoj në ambient familjar kjo po më del më e mirë se të tjerat.
Fjala e lirë: Si piktor që punoni në shtëpi, pa ndonjë atele të mirëfilltë, si ai dilni të punoni në kësi ambientei?
Skënder KAPITI: Më duhet ta përmend, me këtë rest se për suksesin tim një meritë të pakontestueshme ka pasur bashkëshortja ime, e cila ndërroi jetë vite më parë e cila m'u ka gjetur vazhdimisht. Më ka përkrahur, më ka sygjeruar, më ka dhënë kurajo për punën time. Tani jetoj vetëm me fëmijët e mi, të cilët poashtu gjithnjë më kanë përkrahur. Edhe ata kanë marrë pak a shumë rrugën e artit. Vajza ime Rudina është dizajnere e modës, djali, Ardiani merret me fotografi.
Fjala e lirë: Si çdo krijues edhe ju sigurisht se keni plane për të ardhmen. Cilat janë ato?
Skënder KAPITI: Unë jam momentalisht në Londër, do të pikturoj dhe kudo që të jem do të punoj gjithnjë për populllin tim.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vjollca Tiku Pasku - SI I NDIHMON SHKRIMTARI VULLNET MATO KRIJUESIT NËPËR BOTË.
» Ftesë për krijuesit shqiptarë në mërgatë
» Njoftim i Zemra Shqiptare për krijuesit tanë
» Me krijuesit shqiptarë në diasporë: Pjetër Frroku (1)
» Krijuesit tanë në diasporë: Baki Ymeri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi