Hysni Syla: Sadri Ferati, ky shkatërrues i LDK-së në Mitrovicë
Faqja 1 e 1

Gazetari mitrovicas Hysni Syla, ka akuzuar rëndë kryetarin e degës së LDK-së në Mitrovicës, Sadri Feratin, për të cilin ka thënë se është shkatërrues i LDK-së.
Syla, i cili në të kaluarën ishte pjesë e LDK-së dhe tash njihet si person i afërt me këtë parti, akuzon Feratin për, siç thotë, shkatërrimin e LDK-së në Mitrovicë, duke përmendur edhe raste se si është bërë një gjë e tillë, transmeton Veriu.info.
Ja komenti i plotë i Hysni Sylës:
Sadri Ferati, është një fenomen i rrallë në politikën kosovare, mbase edhe gjithëshqiptare e më gjerë. Me sa di unë, nuk ka ndodhë deri tash që një njeri që në krye të partisë ku ka bërë karrierë, ka ardhur me vjedhje të votave, mashtrime e demagogji, për t’i sjellë më pastaj asaj vetëm dështime, të qëndrojë kaq gjatë në krye të saj.
Kryetari I Degës së LDK-së në Mitrovicë dhe deputet I kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Sadri Ferati, para lufte kishte arritur që me vota të manipuluara e mashtrime të bëhet nënkryetar I LDK-së. Dëshmitarët thonë se kryetari i ndjerë i atëhershëm I Degës së LDK-së në Mitrovicë, Latif Berisha, nuk e kishte pas për qejfi Feratin, por meqë ai kishte natyrë engjëllore, nuk e kishte kundërshtuar.
Një dëshmitar I drejtpërdrejtë I një votimi brenda Degës së LDK-së, para lufte, tregon se si Sadri Ferati me grupin e tij e kishin përcjellë ët ndjerin Berisha gjatë një votimi dhe e kishin zbuluar se vota e tij kishte qenë kundër Feratit, prandaj që nga atëherë, ky e urrente përtej çdo mase profesor Berishën.
Kjo më vonë edhe u pa qartë, kur Ferati, po ashtu me manipulime u bë kryetar I Degës së LDK-së në Mitrovicë, duke e injoruar tërësisht figurën dhe kontributin e profesor Berishës si prijës I LDK-së në Mitrovicë dhe bashkëpunëtorë I ngushtë I liderit të LDK-së dhe ish presidentit, Dr Ibrahim Rugova.
Përvjetorët e vrasjes nga policia serbe të profesor Berishës, shkonin e vinin, por Ferati e Kryesia e Degës së LDK-së asnjëherë nuk u kujtuan që të nderojnë këtë intelektual e politikan të dashur nga populli me ndonjë akademi, e madje as me një buqetë lulesh. Dhe jo vetëm këtë, por Ferati I injoroi edhe të gjithë kontributdhënësit e Degës së LDK-së në Mitrovicë.
Me të përfunduar lufta, Ferati e braktisi LDK-në. Ai në strukturat e LDK-së kishte thënë se këtë po e bënë për çështje personale, por të tjerëve ju thoshte se më nuk ka asgjë nga LDK-ja. “Tash në pushtet duhet të vjen krahu I luftës, e jo partia që me politikën e saj paqësore ka dështuar”, u thoshte Ferati të tjerëve, për LDK-në. Madje, edhe autorit të këtyre rreshtave, kur e pyeti pse u largua nga LDK-ja, I pati thënë se nuk e sheh më veten në LDK, sepse është koha për partitë që kanë qenë më largpamëse, sipas tij.
Mirëpo, gjërat shkuan ndryshe, jo ashtu siç Ferati kishte menduar dhe LDK-ja në zgjedhjet e para lokale në Republikën e Kosovës, doli si parti shumë e fortë, me rreth 65 për qind të votave të fituara në nivel vendi. Edhe në Mitrovicë LDK-ja ishte shumë e fuqishme. Kjo e brengosi Feratin, jo pse e donte LDK-në, por pse nuk ishte aty brenda për të përfituar ndonjë post në pushtet.
Kështu, ai filloi t’i vardisej udhëheqjes së LDK-së dhe me përmes klikës së tij të sigurojë kthimin në LDK. Fillimisht, I ndjeri kryetar I Komunës së Mitrovicës dhe I LDK-së, Faruk Spahija e bëri drejtor të Qendrës së Kulturës në Mitrovicë, ani pse kultura dhe Ferati nuk kishin asgjë të përbashkët.
Por, Ferati, kishte ambicie më të mëdha dhe ashtu sikur vetëm ai din dhe mundet, në mënyrë perfide, sërish me klikën e tij, përgatiti terrenin për t’ia marrë Spahisë pozitën e kryetarit të LDK-së, në vend të të cilit u zgjodh I ndjeri Ramadan Kelmendi. Dhe nuk shkoi shumë kohë dhe Ferati u zgjodh kryetar I Degës së LDK-së në Mitrovicë.
Anëtarësia e gjerë e LDK-së nuk e priti mirë zgjedhjen e tij në kryet të Degës në Mitrovicë. Ata ishin të bindur se Ferati ka të tjera qëllime, e që ishin realizmi I ambicieve personale dhe shkatërrimi I LDK-së. Proceset e më pastajme treguan qartë se kjo ishte e vërtetë, pasi që dështimet e LDK-së ishin të njëpasnjëshme.
Në zgjedhjet e vitit 2007 Sadri Ferati humbi turpshëm garën për kryetar të Komunës, nga Bajram Rexhepi I PDK-së, ndërsa partia e tij doli e treta, pas PDK-së dhe AKR-së, që ishte një dështim që askush nuk e kishte pritur. Në zgjedhjet tjera për kryetar të Komunës, në vitin 2009, kandidati I LDK-së nuk hyri fare në balotazh, por në të u përballen kandidati I PDK-së dhe ai I AKR-së. Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kandidati I LDK-së nuk arriti fare të hyj në balotazh, ku u përballën ai I PDK-së dhe I AKR-së, kur edhe fitoi Agim Bahtiri I kësaj të fundit.
Rezultate shumë të dobëta, LDK-ja në krye me Sadri Feratin arriti edhe në zgjedhjet parlamentare, në të cilat kandidatët e LDK-së për deputetë nuk kishin sukses, me përjashtim të Feratit, I cili arrinte që në mënyra të ndryshme, madje edhe të palejueshme, të sigurojë vota për vete, pa i interesuar fare se çka po bëhet me të tjerët.
Fakte të tjera që dëshmojnë për dështimin e LDK-së, unë do të thosha të qëllimshëm, pasi që Sadri Ferati kishte ardhur në krye të saj me këtë qëllim, ka sa të duash. Anëtarësia e LDK-së e pakënaqur me punën e Sadri Feratit, më nuk I përgjigjej ftesave të udhëheqjes, madje as ku vinin liderët nga Qendra në Prishtinë.
Kështu, në një rast, në Tunelin e Parë, vendbanim ky me rreth 4.000 banorë, duke përfshi këtu edhe fshatrat Kutllovc, Rekë e Zasellë, kur erdhi kryetari Isa Mustafa, ishin tubuar vetëm 19 anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së. Fatmirësisht me kryetarin Mustafa erdhën edhe nja 30 veprimtarë të LDK-së nga jashtë dhe kështu u mbush një klasë.
Në një takim tjetër të kryetarit Mustafa në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, salla ishte përgjysmë e mbushur, me më pak se 200 anëtarë e simpatizantë, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Ndërsa, në tubimin e fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare, mbajtur në qendër të qytetit, nuk kishte më shumë se 400 anëtarë e simpatizantë të LDK-së, gjë që ishte po ashtu një dështim I turpshëm I Sadri Feratit.
Fakt tjetër që tregon se Sadri Ferati nuk ishte I interesuar për të çuar partinë përpara, por vetëm në dështime, është edha ai i ndërrimit të zëdhënësit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Faton Peci. Ky ishte një djalë I shkolluar dhe zëdhënës I shkëlqyeshëm. Mbante konferenca të rregullta me gazetarë dhe kritikonte pushtetin aktual për punë jo të mira, por kjo I pengoi Sadri Feratit dhe e largoi nga pozita e zëdhënësit. Pastaj edhe fakti se Sadri Ferati nuk e përkrahu në balotazh për kryetar të Komunës në vitin 2009, kandidatin e AKR-së Nexhmedin Spahiu, I cili I kishte ofruar këtij që të gjithë drejtorët te jenë të LDK-së, për anëtarësinë e LDK-së ishte tregues I qartë se ky nuk e donë partinë që e drejton në pushtet. Sadri Ferati asnjëherë nuk ishte angazhuar që në LDK të sjellë emra të njohur në fusha të ndryshme të punës në Mitrovicë. Madje, ky me mjeshtri i refuzonte të gjitha propozimet që i bëheshin nga anëtarësia për të përtëri LDK-në me kuadro të afta e ekspertë ët dalluar të fushave të ndryshme.
Dhe në fund, patjetër se duhet të mbështetet propozimi I deputetes dhe anëtares së Kryesisë Qendrore të LDK-së, Vjosa Osmani, se ata që kanë dështuar deri tash në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar të kandidojnë sërish për pozitat e njëjta. E dështimet e Sadri Feratit janë aq të shumta, sa që vërtetë do të ishe befasi e madhe po qe se ky njeri lejohet të kandidojë për kryetar të Degës së LDK-së në Mitrovicë, ku sërish do të zgjidhej pa problem.
E them pa problem, sepse Sadri Ferati në strukturat drejtuese të Degës së LDK-së, I ka të gjithë njerëzit e vet, ashtu sikur që I ka edhe nëpër nëndegë, duke mbajtur njerëz pa asnjë anëtar e nga dhjetë vjet e më tepër, të cilët zgjedhjet I mbajnë vetëm formalisht, e madje edhe në qytete e nëpër kafene.
E kur është fjala për Vjosa Osmanin, Kryesia Qendrore e Degës së LDK-së dhe tërë anëtarësia e saj, duhet të dinë se Vjosa Osmani është veprimtarja më e dalluar e LDK-së. Ajo mjafton që të dërgojë vetëm një mesazh nga Prishtina dhe të tubojë mijëra anëtarë të LDK-së në Mitrovicë, sepse ka mbështetjen më të fuqishme që dikush ka pas në qytetin buzë Ibrit pas lufte.
Hysni Syla, Mitrovicë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dr.Sadri Ferati:Mallkimi i rëndë do të bjerë mbi ju
» Tensione në LDK, përplasen Vjosa Osmani e Sadri Ferati!
» Sulmohet me armë zjarri Hysni Ahmeti, kandidat i AAK-së për Mitrovicë
» AAK dënon sulmin ndaj kandidatit të saj për Mitrovicë, Hysni Ahmeti
» Hysni Syla:Shqiptarët në Veri pa liri të plotë në katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi