Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prapë kundër kamerave

Shko poshtë

Prapë kundër kamerave Empty Prapë kundër kamerave

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 10:08 pm

Prapë kundër kamerave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur edhe një herë kundër përdorimit të kamerave në zgjedhjet lokale. Lihet hapësirë për aplikim të tyre vetëm në qendrën e numërimit dhe të rezultateve.



Prapë kundër kamerave Visar_kryeziu-votimet_(6)-490x320

Nga Express

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe për herë të dytë ka vendosur kundër kërkesës së disa partive opozitare për vendosjen e kamerave në qendrat e votimit dhe atë të rezultateve - për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

Organizatori kosovar i zgjedhjeve, të hënën në një takim, është arsyetuar se kostoja e lartë e kamerave dhe koha a shkurtër e përgatitjeve e bëjnë vendimin e tyre ta pandryshueshëm.

Kryesuesja Nesrin Lushta ka shpjeguar vendimet e KQZ’së.

“Kërkesa e AKR’së për rivendosjen e vendimit, të cilin KQZ-ja paraprakisht e ka marrë, është refuzuar. Kërkesa e dytë ishte kërkesa e LDD-së lidhur me vendosjen e kamerave në vendvotime në 6 komuna dhe në qendrën e numërimit të rezultateve dhe u mor vendim që të mos aprovohet”, tha Lushta.

Ajo ka saktësuar se arsyet e refuzimit të kësaj kërkese janë kostoja e lartë e blerjes së kamerave dhe koha e shkurtër e përgatitjeve deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

“Është kohë e shkurtër, është kostoja. KQZ-ja, jo vetëm që vendos për vendosjen e kamerave ose jo, por duhet edhe vetë të implementojë. D.m.th. nëse e aprovon një kërkesë të tillë, duhet vetë ta implementojë”, është shprehur Lushta.

Përfaqësuesit e partive opozitare në KQZ kanë reaguar kundër vendimit dhe e kanë vlerësuar atë shkelje të vullnetit të qytetarëve.

Përfaqësuesi i Aleancës Kosova e Re Fadil Maloku ka thënë se vendimi është marrë në disfavor të transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm, që në zgjedhjet lokale do të duhej të japë testin e parë se si të menaxhohet procesi i zgjedhjeve.

“Mbi 50 % ishin pro, LDK-ja, AKR-ja, AAK-ja, LDD-ja. Nëse shkojmë në këtë kalkulim, del diku se 50 % e vullnetit të qytetarëve të Kosovës është shkelur sot me këtë votim që nuk u bë për futjen e video-kamerave”, ka thënë Maloku.

Kryesuesja Lushta ka thënë se kjo çështje do të diskutohet edhe një herë në njërin nga takimet e radhës së KQZ-së.

“Për pjesën e kërkesës së LDD-së, që ka të bëjë me vendosjen e kamerave në qendrën e rezultateve, nuk u mor vendim i prerë. Kështu që mendoj se në takimet e ardhshme do t’i kthehemi edhe një herë çështjes së vendosjes së kamerave vetëm në qendrën e numërimit të rezultateve”, ka thënë Lushta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi