BAKI YMERI:FLUTURIME LIRIKE
BAKI YMERI:FLUTURIME LIRIKE
FLUTURIME LIRIKE
Baki Ymeri
Ekzistojnë zëra të revoltuar që e kontestojnë rëndësinë e antologjive letrare me autorë të njohur dhe të panjohur, respektivisht me disa që debutojnë për herë të parë në faqet e një antologjie. Ka edhe të atillë që nuk janë në gjendje së paku faleminderit të thonë, e ku më të pyesin sa të kushton mundi dhe botimi i një vepre të tillë. Mund të teoretizohet deri në pakufi lidhur me këtë subjekt, por neve nuk na intereson tjetër veçse afirmimi dhe mediatizimi, duke i prezantuar vlerat madhore, paralelisht me ato minore, siç veprojnë edhe disa autorë tjerë, për t’i kënaqur të gjithë, duke i anashkaluar vetëm ata që ëndërrojnë të bëhen shkrimtarë të mëdhenj brenda një nate.
Qëllimi është që të jenë të kapshëm nga lexuesi, të cilit i jepet mundësia të verifikojë cilësinë e veprës apo autorit, edhe përmes komenteve të shkruara nëpër site të ndryshme, pa krijuar skandale letrare. Po qe se bazohemi në vërejtjet e kritikëve “të rëndë”, apo të autorëve të afirmuar, ekziston reziku i eliminimit nga perimetri i arteve aktuale, i atyre që kanë talent dhe prirje për t’u bërë nesër krijues të mirë. Përfundimisht, finalen e dëshmon jo antologjia respektive, por vëllimi i botuar, i shkrimtarit që i jep legjitimitet vetëvetes, prestigj dhe, eventualisht edhe famë, nëse këtë e dëshmon me punë titanike, sepse puna është emblemë nderi e shoqërisë. Ku qëndron rëndësia e antologjive?
Vlen të ripërkujtojmë faktin se një antologji përfaqëson atdheun në miniaturë, një totalitet (artistik) ndjenjash, mendimesh, aspiratash, përfytyrimesh, dhe jo vetëm kaq. Kemi në atdhe e diasporë poetë të shkëlqyer, por disa nuk kanë mundësitë e nevojshme për t’u mediatizuar, apo për të nxjerrë një libër. Atëherë e zgjedhin rrugën e thjeshtë të participimit në ndonjë antologji, për botimin e së cilës paguajnë më pak, por janë të receptuar nga më shumë lexues. Avantazhet e antologjive, me një fjalë, janë të shumëfishta. Botuesi mund të bëjë lansime publike, mund t’i prezantojë në panaire librash etj. Qëllimi nuk është te emri, por te vlera e vargjeve. Nëse botohesh në një antologji të mirë, po qe se ke vlera, mund të bëhesh shkrimtar i madh brenda një nate, dhe po qe se s’ke, mund të mbetesh i panjohur, edhe po qe se del në dhjetra antologji të parëndësishme.
Poashtu site-të letrare janë një dhuratë tejet e rëndësishme. E kanë zëvendësuar praktikisht cenzurën komuniste që kishte një aparat fort mirë të organizuar, me formën demokratike të saj, domethënë, sa del diku një tekst yti, ke mundësi ta verifikosh në pikëpamje të cilësisë, duke lexuar komentet e shkruara nga njerëz të të njëjtit profesion, shkrimtarë, gazetarë, etj., apo madje edhe nga lexues të rëndomtë. Pas antologjive të përbashkëta me poetë rumunë, shqiptarë e të huaj (Bukuria e bukurive, Shpirti i fjalës, Vullkani i durimit, Fontana e fjalëve, Altri Mondi, Fluturimi i fjalëve, Tensione sentimentale, Nuset e fjalës, Ekzili i ëndrrave, Magjia e fjalëve, Çelësi i shpirtit, Tempulli i fjalës, Kujtimet e shpirtit, Pagjumësia e fjalëve etj.), kemi nderin të dalim para opinionit edhe me Fluturimet lirike, një miniaturë letrare ku defilojnë disa emra të njohur, e disa tjerë që debutojnë për herë të parë me vargjet e tyre në kuadrin e një libri të përbashkët.
Me mijëra kilometra tejmatanë brigjeve të atdheut, që nga Amerika, Australia e deri në Skandinavi, njerëzit e joshur pas bukurisë, pavarësisht nga mosha, edukata apo preokupimet e përditshme, shoqërohen sa herë që t’u vie rasti, për mbështetjen e pakushtëzuar të promovimit dhe perpetuimit të gjuhës amtare dhe vlerave të saj. Shoqatat, pavarësisht nga mosha apo origjina gjeografike e pjestarëve të tyre, po qe se janë të drejtuara me ndershmëri dhe koshiencë, shndërrohen në vatra të vërteta për afirmimin dhe përkrahjen e komunitetit shqiptar. Kështu ngjet edhe me antologjitë e vlerave lirike të bashkatdhetarëve tanë të lindur për fisnikërimin e botës me bukuri.
Antologjitë zakonisht krijojnë miq dhe kundërshtarë. Disa mund të preken pse s’i kemi përfshirë në këtë vëllim, edhepse ua kemi dërguar para disa ditësh ballinën me fotografitë, por meqë ende nuk iu përgjigjën apelit tonë, hidhërimi i tyre është i përkohshëm, sepse ata e të tjerë pason të dalin në vëllimin e dytë, me një titull të ri, duke patur për “pronar” autorin e këtij shkrimi. Kjo është përpjekja e parë e poetit Eduard M. Dilo për realizimin e një vepre të këtillë, që del gjatë ditëve të para të këtij viti të mbarë, ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, ëndrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.
Malli që e mbajnë në shpirt është barra më e rëndë që i mundon bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Shqipërinë e dytë, atë që gjendet në mërgim. Njëri ndër ta është edhe poet i talentuar Zef Mulaj, rezident në Itali, me poezitë: Në krahët e erës, Poeti, Ka skaduar koha, Ejani të shikojmë, Syhapur, Një poezi e ndaluar, Mos hesht, E pashë atë ditë, Malet e fëmijërisë sime, etj. Antologjinë respektive e nderon një parathënie briliante e Visar Zhitit, poezi të Ramadan Musliut, Halil Haxhosajt, Vladimir Muçës, Migena Arllatit, Luan Malokut,m Sami Sherifit, Neki Lulajt, Ramë Smajljat, Anne Marie Bejliu etj.
(Baki Ymeri)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkrime të Baki Ymerit
» BAKI YMERI:POETI DHE MBRETI
» Baki Ymeri: Zjarr i Shenjtë
» Baki Ymeri: Shpirti i fjalës
» Baki Ymeri: Fluturimi i fjalëve
» BAKI YMERI:POETI DHE MBRETI
» Baki Ymeri: Zjarr i Shenjtë
» Baki Ymeri: Shpirti i fjalës
» Baki Ymeri: Fluturimi i fjalëve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi