Ja deputetët tjerë që nënshkruan peticionin kundër Jabllanoviqit, përveç opozitës

Opozita ka nisur një aksion për të shkarkuar ministrin për Kthim dhe Minoritete, Aleksandër Jabllanoviq. Ata kanë nisur përmes një peticioni të mbledhin nënshkrimet për të shkarkuar këtë ministër, mirëpo nuk po e marrin edhe mbështetjen e pozitës.
Deri më tani janë mbledhur 36 nënshkrime kundër Jabllanoviqit. Përveç opozitës edhe tre deputet të tjerë kanë nënshkruar këtë peticion, ku me pas njëri e ka tërhequr nënshkrimin.
Një burim i besueshëm i “Bota sot” tregon se edhe dy deputetet e pavarur si Gëzim Kelmendi e Margarita Kadriu kanë nënshkruar këtë peticion, ndërsa një tjetër e ka hequr me pas nënshkrimin për shkak të presioneve.
“Përveç deputetëve nga opozita e kanë nënshkruar edhe deputetët e pavarur Margarita Kadriu dhe Gëzim Kelmendi. Një tjeter nga pozita e ka nënshkruar por me pas e ka tërhequr nënshkrimin”, thotë ky burim.
Lama: Kot mblidhen nënshkrimet, deputet nuk kanë kompetencë ta shkarkojnë një ministër
Ndërkaq deputetja e Kuvendit, Alma Lama thotë se kot mblidhen nënshkrimet, ata nuk kanë kompetencë ta shkarkojnë një ministër.
“Deputetët nuk kanë kompetencë ta shkarkojnë ministrin, kjo është kompetencë e kryeministrit”, thekson Lama për “Bota sot”
.
Kadaj-Bujupi: Të mërkuren, qetë dhe pa dhunë
Deputetja Donika Kadaj Bujupi e cila ka nënshkruar këtë peticion sikurse pjesa tjetër e opozitës thotë se protesta mbahet të mërkuren në orën 12 dhe që presin që qytetarët masovikisht të përgjigjen.
“Deri tani vetëm në rrjetin social kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 16 mijë qytetarë. Ndërkohë që të martan Kryeministri Mustafa do të jetë në interpelancë për njëren nga pikat e kërkuara nga protestuesit, dmth shkarkimin e Jabllanovicit”, thotë ajo për “Bota sot”.
Deputetja Kadaj-Bujupi thotë se presin që qytetarët të dalin masovikisht dhe pa dhunë.
“Poashtu e thërrasim Qeverinë që të reflektoi sa ka ende kohë para protestës dhe të i përgjigjet dy kërkesave legjitime dhe të drejta të adresuara përmes zërit të popullit në gjithë Kosovën. Për të mbrojtur Trepçën resursin më të çmuar të vendit tonë. Dhe në mbrojtje të Integritetit të burrave dhe grave të Kosovës, Kushtetutës dhe Ligjeve të këtij vendi të cilat po shkelen dhe po fyhen nga vartësit e kryeministrit Mustafa”, ka theksuar ajo.
Islami: Protesta e fundit, ndër më brutalet në 15 vitet e fundit
Ndërkohë analisti politik, Gazmend Islami thotë se derisa protesta fundit u karakterizue si një ndër protestat më të brutale në Kosovë, nga 15 vitet e fundit nga të dy palët, si nga protestuesit po ashtu edhe nga policia.
“Të dya palët thua se ishin përgaditur për skenarin i cili ju eci ashtu si e kishin planifikuar e krejt në fund, humbësit më të mëdhenj janë populli i Kosovës. Frikë, pasiguri po ndihet jo vetëm në kryeqytetin tonë se çka do të ndodh në protestën e radhës. Bashkimi i opozitës në një front të përbashkët për heqjen e Jabllanoviqit dhe ligjin për Trepçën siç duke i ka trimëruar edhe ma tutje protesuesit, e në anën tjetër përgjegjësit për ruajtjen e jetës dhe pronës do të jenë në sprovë të madhe në protestën e ardhshme”, vlerëson ai.
Sipas Islamit, thotë se të dyja palët janë të vetdijshme se çfarë mund të ngjaj nëse njëra apo tjetra provokojnë situatën.
“Mendoj se të dya palët janë të vetëdishëm për pasojat katastrofale që mund të ketë nëse njëra apo tjetra e provokojnë situatën. Besoi se protesta e radhës do të kaloi e qetë dhe pa incidente të theksuara dhe se siguria e jetës dhe pronës së qytetarëve nuk do të rrezikohet”, thekson analisti Islami.
Hyseni: Isa Mustafa aktualisht gjendet "midis kudhrës dhe çekanit"
Ndërkohë analisti tjetër politik, Nehat Hyseni thotë se edhepse në dukje të jashtëme kemi përshtypjen se koalicioni PDK-LDK funksionon perfekt nga aspekti i mbrojtjes së Qeverisë, megjithatë e vërteta është se Isa Mustafa aktualisht gjendet "midis kudhrës dhe çekanit"!
“Nga njëra anë, Qeveria e Isës është e sulmuar nga "fatura parazgjedhore" e PDK-së, dmth me premtimet për rritjen e pagave të shfrytëzuesve buxhetorë për 25%. Në fakt, ky ishte korruptim klasik, apo blerje e votës së lirë që i siguroj PDK-së fitoren e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014”, thekson ai.
Sipas tij, kjo faturë tani duhet paguar nga Buxheti i Kosovës dhe Qeveria Mustafa është duke u ballafaquar me zvogëlim drastik të të hyrave buxhetore nga akciza e karburanteve, për shkak të rënies drastike të çmimit të derivateve të naftës.
“Prandaj, rritja e premtuar e pagave nga Thaçi dhe kostoja e "fitores" së tij, kanë bllokuar arsimin dhe shëndetësinë kosovare me grevat që e shantazhojnë shoqërinë kosovare dhe e vështirësojnë punën e Qeverisë dge zhvillimin ekonomik. Ndërkaq, Hashim Thaçi i fërkon duartë nga kënaqësia me sikletin që ia ka shkaktuar partnerit të tij të koalicionit dhe "saçin" mbi kokë që ia ka vënë, duke e sfiduar rëndë funksionimin e tij”, vlerëson Hyseni.
Ai e vlerësoni Jabllanoviqin si një dron serb që dirigjohet nga Beogradi dhe që ka ndezur peshë në Kosovë dhe ka instaluar dhunë.
“Kësaj i është shtuar edhe Trepça, kinse si brengë e opozitës VAN dmth Vetëvendosje-AAK-Nisma, e cila don ta shfrytëzoj këtë "brengë", për, siç u (vet) demaskua nga Ramush Haradinaj, shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonëshme parlamentare deri në qershor 2015”, vlerëson ai.
Hyseni thotë se opozita aktuale e cila numëron vetëm 33 nga gjithsej 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, dmth rreth 25% ose çereku i saj, kjo do të thotë se tri partitë opozitare e shohin veten të humbura dhe të pashpresë në debatin parlamentar.
“Andaj, ata kanë zgjedhur rrugën, meqë, siç deklaroi Albin Kurti, aty na qenka populli, kurse votuesit e Kosovës nuk na qenkan popull. Aventurat e tyre shkuan aq larg, sa që ata "urdhëruan" heqhen e barrikadave dhe sulm ndaj Qeverisë dhe shtetit, për ta nxjerrur Kryeministrin nga zyra dhe për të vendosur vet rend e rregull! Pra, ky yrish në botën demokratike ka një emër: grushtshtet! Instalim të pushtetarëve dhe pushtetit të rrugës, në vend të pushtetit dhe pushtetarëve të votës së lire”, vlerësoj ai.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» EULEX: Aktakuzë kundër Bukoshit dhe 10 zyrtarëve tjerë
» Meta: Protestat e opozitës janë kundër liberalizmit
» Rexhep Kastrati:NË KOMPLOTIN KUNDËR PRESIDENTIT RUGOVA KANË GISHT EDHE TË TJERË...
» Alfred Moisiu nënshkroi peticionin për çështjen çame
» Stojanoviq: Mustafa asnjëherë se ka kërkuar shkarkimin e Jabllanoviqit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi