Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Moisiu nënshkroi peticionin për çështjen çame

Shko poshtë

Alfred Moisiu nënshkroi peticionin për çështjen çame Empty Alfred Moisiu nënshkroi peticionin për çështjen çame

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 16, 2012 9:57 pm

Alfred Moisiu nënshkroi peticionin për çështjen çame


Alfred Moisiu nënshkroi peticionin për çështjen çame Largea_alfred161355682452
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu është bërë personaliteti i parë publik që nënshkroi peticionin drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, për të miratuar sa më shpejt Rezolutën për Zgjidhjen e Çështjes Çame. Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana ishte sot në zyrën e ish-presidentit, ku edhe i dorëzoi zyrtarisht peticionin.

“Unë e mbështes rezolutën për çështjen çame dhe të gjitha partitë politike duhet ta mbështesin atë. Kjo është një çështje dhe një rezolutë e të drejtave të njeriut dhe jo diçka nacionaliste. Ne nuk duhet të trembemi për të kërkuar një të drejtë të mohuar”, tha Moisiu.

Pas nënshkrimit, Tana theksoi se firma e parë në këtë peticion u hodh nga një prej shtetarëve më të zëshëm për të drejtën e shqiptarëve të Çamërisë, në kohën kur mbante postin e presidentit të vendit.

Peticioni në fjalë është nismë e shoqatës “Çamëria”, që do t’i drejtohet intelektualëve dhe çdo shqiptari, që mbështet çështjen çame dhe në veçanti rezolutën për zgjidhjen e kësaj çështjeje të dorëzuar në Kuvend nga dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi