Naftëtarët refuzuan gjatë fiskalizimin, por tash kanë gjetur një mënyrë për ta ‘fiskalizuar vetën’-ta krijojnë një kompani që do të licencohet për shitje të arkave fiskale, por që është kontrolluar nga ta krejtësisht. Express sjell lidhjet e kompanisë “Service Global EU”, në proces licencimi, biznes ky që është i mbushur me konflikte të interesit që prekin ATK’,në, Ministrinë e Financave e kreun e naftëtarëve, një zyrtarë i LDK’së në pushtet.