Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Weltwoche: "UÇK-ja e Thaçit ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së"

Shko poshtë

Weltwoche: "UÇK-ja e Thaçit ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së" Empty Weltwoche: "UÇK-ja e Thaçit ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së"

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2015 2:06 pm

Weltwoche: "UÇK-ja e Thaçit ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së"


Weltwoche: "UÇK-ja e Thaçit ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së" Largea__hashim-thaci-xhavit-haliti-bs14237518711423776127


Revista zvicerane “Weltwoche” në numrin e saj më të ri një temë ia kushton edhe zhvillimeve në Kosovë me një vështrim të veçantë për Qeverinë e re të krijuar nga koalicioni PDK – LDK.
“Perëndimi, ka qenë indiferent ndaj vullnetit të zgjedhësve kosovarë (për ndryshime politike). Ata bën presion që Lidhja Demokratike e Kosovës të formojë qeverinë me Thaçin. Këtë aleancë mes zjarrit dhe ujit kosovarët e quajnë me cinizëm ‘Guns and Roses’. Është sekret publik që UÇK-ja e Thaçit dikur ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së”, shkruan revista.
“Fakt është se Thaçi – i cili në vitet 90-të si azilant me banim në Dietikon ka punuar si argat në hekurudha – prej se ka ardhur në pushtet është pasuruar. Ai preferon të vishet me kostume të qepura vetëm për të. Thuhet se çdo veshje e tij është e qëndisur me monogram (iniciale të tij). Ekspertët e huaj të ekonomisë e akuzojnë se gjatë mandatit të tij si kryeministër i ka bërë rrush e kumbulla ish-ndërmarrjet shtetërore duke ua shitur nën vlerë njerëzve të besueshëm dhe miqve”, vazhdon Wlewoche.
Revicat zvicerane shton: “Dy ish-diplomatë të BE-së kanë zbuluar se punëtorët e EULEX-it nuk e kanë kryer punën e tyre për të hetuar dhe dënuar lidhjet mafioze në politikë. Prej 1187 rasteve, të cilat EULEX-i i kishte marrë nga autoritetet e OKB-së, vetëm katër përfunduan me dënime. Kundër peshqve të mëdhenj as që ndërmor diçka. Si mund të shpjegohet ky ngurrim i prokurorëve evropianë? Në lidhje me këtë ekzistojnë dy teori, njëra e keqe dhe tjetra edhe më e keqe: ose ata ulnin kokën nga frika që kishin nga njerëzit me pushtet. Ose janë shitur”.
“Nuk është se shumica e kosovarëve janë të befasuar nga marifetet e Perëndimit. Ata edhe vetë kanë pasur rastin të shohin se si mbrojtësit e vlerave perëndimore edhe vetë marshuan thellë në moçalin korruptiv ballkanik”, përfundon Weltwoche.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi