Mesiç: Dobësia ime për Shqipërinë dhe shqiptarët
Faqja 1 e 1

Nëse nuk do të ishte kroat, atdheu i tij i natyrshëm do të ishte Shqipëria. Nuk duhet shumë për të kuptuar dobësinë e Presidentit të dytë të Kroacisë, Stipe Mesiç, për Shqipërinë. Mjafton të shohësh zyrën e tij, ku mes titujve të shumtë të grumbulluar gjatë karrierës, sahati i Tiranës, titulli Qytetar Nderi i Shëngjinit dhe një medalje nga Kosova qëndrojnë të tria mbi tavolinën e shkrimit, nën hijen e dhjetëra titujve të tjerë të vendosur me kujdes në një raft pranë murit. Duke lidhur fillimin e kësaj dashurie me ditët e burgimit në kohën e Jugosllavisë, kur ndante qelinë dhe ushqimin me shqiptarët, Mesiç ndalet në këtë intervistë gjerësisht në kontributin e shqiptarëve në themelimin e shtetit të pavarur kroat, në marrëdhëniet e sotme dypalëshe, në rolin që Shqipëria dhe Kroacia duhet të luajnë në të ardhmen e Ballkanit, përpara se të rikthehet pas në kohë në kujtimet e përjetimet e tij në vitet e turbullta të agonisë së Jugosllavisë dhe luftërave të Republikave përbërëse për pavarësi.
- Zoti Mesiç, ju njiheni për një marrëdhënie të shkëlqyer me shqiptarët. Nga buron kjo dobësi e juaj për vendin tonë?
-Kur kam qenë në burg në kohën e ish-Jugosllavisë, qelinë e ndaja me 35 të tjerë të burgosur, 5 prej tyre ishin shqiptarë. Me ta ndaja të njëjtën hapësirë, të njëjtin ushqim… të njëjtin tualet. Kështu u bëmë miq të mirë. Ky ishte kontakti i parë, nga shumë kontakte të tjera që kam pasur me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Së pari, unë jam një njeri, i cili gjithmonë ka njohur realitetin dhe është e njohur për këdo se bota ndaj shqiptarëve nuk ka qenë kurrë zemërgjerë, veçanërisht ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë. Shqiptarët në ish-Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene nuk kanë pasur asnjë të drejtë. Ata nuk kishin të drejtë për kombësi, gjuhë, kulturë, nuk kishin asgjë. Në Jugosllavi, në Jugosllavinë e pasluftës, Jugosllavinë e Titos, shqiptarëve iu dha e drejta për kulturën, për gjuhën dhe kombësinë e tyre, por pavarësisht nga fakti se ata ishin më të shumtë në numër se disa etni të tjera si sllovenët apo malazezët, nuk ishin të barabartë, nuk iu dha statusi i Republikës. Që atëherë unë kam mbrojtur gjithmonë mendimin se shqiptarët duhet të trajtohen si çdo komb tjetër brenda Jugosllavisë.
- Në muajin nëntor, Ambasada e Shqipërisë dekoroi ju dhe Presidentin Moisiu me çmimin “Milan Shuflaj”. Sa domethënës është ky çmim për ju?
- Për mua ishte nder që m’u dha një mirënjohje e tillë, sepse ishte po Milan Shuflaj që përpara meje tregoi shumicën e padrejtësive ndaj shqiptarëve, jo vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë, por mbi të gjithave ndaj shqiptarëve në Mbretërinë e Jugosllavisë dhe për këtë arsye në fund u persekutua në mënyra të egra që përfunduan me ekzekutimin e tij nga Policia Sekrete Serbe në Zagreb në vitin 1931. Më gëzon fakti që Shqipëria kujtohet për njerëzit që kanë kontribuar për afrimin mes dy popujve tanë dhe për këtë ky çmim më nderon në mënyrë të veçantë.
- Në një intervistë të mëparshme, Presidenti Moisiu ju ka konsideruar si një prej miqve të tij më të veçantë, duke shpjeguar se shumë biseda të rëndësishme për fatet e dy vendeve janë zhvilluar përtej protokollit zyrtar, në një klimë shumë miqësore. Sa e vërtetë është kjo dhe a mund të përshkruani raportin tuaj me zotin Moisiu?
- Z. Moisiu dhe unë kemi pasur pikëpamje të ngjashme për shoqërinë dhe për botën dhe kemi krijuar një miqësi të vërtetë, jo vetëm ne personalisht, por dhe familjet tona. Ne ramë dakord që derisa të ishim në funksion do të përpiqeshim të intensifikonim marrëdhëniet dhe takimet tona, njëkohësisht edhe qëndrimet zyrtare të vendeve tona për çështje me interes të përbashkët, si qëndrimi unanim për çështje si Kosova. Kur duhej zgjidhur kjo çështje e Kosovës, ne gjithmonë kemi pasur qëndrim të unifikuar përpara Kombeve të Bashkuara, përpara institucioneve europiane. Ne kemi përkrahur gjithmonë të njëjtën politikë dhe kemi mbetur miq të mirë dhe ndonëse tani jemi në pension, takohemi në aktivitete të përbashkëta disa herë në vit.
- Zoti Mesiç, së bashku me Presidentin e parë të Kroacisë, zotin Tudxhman, ju keni luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi. Sa i rëndësishëm ka qenë bashkëpunimi i shqiptarëve në këtë konflikt?
- Kroacia, në vitin 91 ishte viktimë e një agresioni brutal, agresioni i Serbisë ndaj Kroacisë dhe Serbia mund ta realizonte këtë, sepse ushtria jugosllave u vendos në anën e Serbisë. Milosheviçi, presidenti i atëhershëm i Serbisë konsideronte që duhej përfituar nga rasti, kur të shpërbëhej Jugosllavia, për të zgjeruar Serbinë me territore kroate dhe boshnjake. Në këtë luftë që na u imponua filluam të kërkonim aleatë dhe një nga aleatët kryesorë ishin shqiptarët në Kroaci, sepse unë duhet të them, që nuk di ndonjë shqiptar, nuk kam asnjë informacion të tillë, që të ishte në anën e armiqve tanë. Pra, së bashku me shqiptarët, mbronim Kroacinë dhe realisht e mbrojtëm Kroacinë, përpara se disa prej tyre të shkonin në një luftë të dytë, atë për pavarësinë e Kosovës.
- Ka shumë debate mbi origjinën e konfliktit që nisi shpërbërjen e Jugosllavisë dhe mënyrat me të cilat ai mund të ishte shmangur. Vetë Presidenti Tuxhman është akuzuar disa herë se përkrahu krahun luftënxitës, duke neglizhuar disa mundësi për të paqësuar konfliktin. 20 vjet më pas, keni një opinion për këtë?
- Së pari, Millosheviçi dhe regjimi i tij mundoheshin të bindnin botën se Serbia ishte duke luftuar për Jugosllavinë dhe bota ishte sentimentale ndaj Jugosllavisë, sepse Jugosllavia ishte një faktor i rëndësishëm në formimin e Lëvizjes së Mosangazhimit, kur dukej që Lufta e Ftohtë do të shndërrohej në një luftë të hapur mes dy blloqeve kundërshtare, Lindjes dhe Perëndimit, Tito, Nehru i Indisë dhe Naseri i Egjiptit krijuan Lëvizjen e Mosangazhimit që luajti rolin e amortizuesit të tensioneve. Lufta e Ftohtë nuk u shndërrua në një konflikt të hapur dhe për këtë arsye shtetet ishin ndaj Jugosllavisë sentimentale dhe kur Millosheviçi tha se ishte duke luftuar për Jugosllavinë ai mori mbështetje nga shumë vende të botës, por shpejt u kuptua qartë që i gjithë ky ishte një mashtrim.
- Në Shqipëri shumë e njohin figurën tuaj, por pak e dinë se ju keni qenë Presidenti i fundit i Jugosllavisë, në vitin 1991. A ishte e mundur të shpëtohej Jugosllavia në atë vit?
- Unë kam ardhur në Kryesinë e Presidentit Federativ të Jugosllavisë në vitin 91, praktikisht në ’90-n, por emërimi im u vonua për shumë muaj pasi institucioni u bllokua nga ana serbe. Në atë kohë asnjë institucion federativ nuk funksiononte më, të gjitha ishin të bllokuara dhe mua m’u bë e qartë me mbërritjen time në Beograd që në atë model të Jugosllavisë, modelin e Titos, do të isha Presidenti i ri, sepse kërkohej një model i ri. Megjithatë, Millosheviçi nuk dëshironte një model të ri, ai nuk donte një marrëveshje të re politike dhe për ne si kroatë objektivi i vetëm u shndërrua vonimi i konfliktit të armatosur që të përgatiteshim për luftë, por njëkohësisht duke ndihmuar që edhe republikat e tjera të kishin më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tyre nga agresioni serb. Pra, kur unë shkova në Beograd, ishte e qartë që Jugosllavia me atë model ishte përfundimisht e paqëndrueshme. Të gjithë elementet përbërëse, gjashtë Republikat dhe dy krahinat autonome, Kosova dhe Vojvodina po drejtoheshin drejt pavarësisë dhe për këdo ishte e qartë që Federata ishte një lloj zinxhiri me disa hallka e kur të këputej hallka e parë, do të këputej i gjithë zinxhiri. Unë mora detyrën e Presidentit në një kohë kur vendosej për fatin e Republikave dhe krahinave brenda Jugosllavisë. Për fat të keq, shpejt u bë e qartë që situata nuk mund të zgjidhej me negociata. Ndonëse Kushtetuta e vitit 1974 e njihte të drejtën e Republikave për t’u shkëputur nga Jugosllavia, ajo Kushtetutë ishte e pezulluar, asgjë nuk funksiononte më në atë frymë dhe e vetmja rrugë kishte mbetur lufta.
- Një muaj përpara se ju të merrnit detyrën e Presidentit të 14 dhe të fundit të Jugosllavisë nën sistemin federativ u zhvillua ndeshja e famshme midis Dinamos së Zagrebit dhe Yllit të Kuq të Beogradit. Shumë e konsiderojnë atë ndeshje si pikënisjen e luftës së Kroacisë për pavarësi, pas përleshjes masive mes lojtarëve në fushë dhe tifozëve në tribuna, i bashkoheni këtij mendimi? Çfarë rëndësie ka ajo ndeshje në historinë e Kroacisë?
- Ajo ndeshje u zhvillua në një kohë të trazuar kur ishte mjaft e qartë që regjimi i Millosheviçit nuk dëshironte ndonjë zgjidhje politike. Ai besonte se nëpërmjet ushtrisë do të impononte zgjidhjen e tij politike dhe kjo frymë u reflektua gjithashtu në sport. Kjo ndeshje tregoi vetëm që në Jugosllavi nuk ishte më asgjë siç kishte qenë më parë. Ndeshja demonstroi një ndarje të thellë mes politikës së Beogradit dhe kryeqyteteve të Republikave të tjera federative. Në qoftë se Serbia nuk do të kishte zgjedhur opsionin e luftës, mund të gjenim një mënyrë për t’i dhënë fund në mënyrë paqësore Jugosllavisë. Kufijtë ishin të përcaktuar dhe me negociata të gjithë mund të kishim gjetur një zgjidhje për t’u ndarë miqësisht. Më shumë se një rëndësi konkrete historike, ai takim i famshëm futbolli solli një ndarje psikologjike, ishte një lloj pike që përmbysi një kupë të mbushur plot dhe që u shërbeu kroatëve për t’u pajtuar me të pashmangshmen.
- Në Shqipëri pak e njohin historinë tuaj të hershme. Në vitin 1964, ju u përjashtuat nga radhët e Partisë Komuniste, pasi si gjykatës denoncuat shpërdorimet e zyrtarëve vendas të kohës. Në vendet tona, popullsia ka shpesh një perceptim të lartë korrupsioni për politikën. Sa ka ndryshuar situata në më shumë se gjysmë dekade?
- Unë isha atëherë gjykatës në vendin tim të lindjes, në një krahinë të vogël me 24 mijë banorë dhe u përjashtova nga partia, pasi denoncova abuzimet e zyrtarëve të kohës, të cilët përdornin makinat zyrtare për çfarë do qëllimi personal. Shikoja një diferencë nga ajo që flitej dhe ajo që ndodhte në parti, të gjithë e shihnin, por isha ndër të paktët që reagova dhe u ndëshkova. Megjithatë, në vitin 1965 mblodha firmat e mbi 100 personave në moshë madhore, që regjistruan në gjykatë kandidaturën time dhe fitova në zgjedhjet parlamentare kundër atyre që kishte propozuar partia. Kjo ishte e mundur në Jugosllavi dhe u shndërrova në përfaqësuesin e vetëm të opozitës në Parlament. Ky ishte shpagimi më i mirë për mua në atë kohë. Për fat të keq, sot nuk ka asnjë vend në të cilin nuk ka korrupsion, kështu që kurdo që dikush ka në dorë burime të mëdha financiare, burime dhe mjete të qeverisë, do të ketë gjithmonë dikë që do të bjerë pre e tundimit për të abuzuar. Do të ketë gjithmonë nga ata që do të kërkojnë fonde shtetërore për qëllime private dhe nga kjo gjë asnjë shtet nuk është imun. Megjithatë, problemi shtrohet nëse sistemi ka mekanizma për parandalimin e korrupsionit dhe ndëshkimin e korrupsionit. Unë mendoj se në rastin tonë, rastin kroat, ne tani kemi mekanizma që munden në mënyrë efektive të luftojnë korrupsionin. Këta mekanizma mund të jenë edhe më të efektshëm, por në çdo rast janë thelbësisht me efikasë se më parë. Përmirësimi i këtyre mekanizmave duhet të jetë qëllimi i secilit shtet.
- Një profesor i mirënjohur në Europë nga Universiteti i Beogradit, Dusan Reljiç, në një prej veprave të tij më të njohura shkruan se Ballkani mbetet në udhëkryq midis BE, SHBA dhe Rusisë. A është kjo e vërtetë dhe cila do të jetë e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Jugperëndimor të mbetur jashtë BE-së?
- Mbi të gjitha, unë jam i bindur se dhe Europa Juglindore do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe se është e vërtetë që ka nga ata që duan të vonojnë sa më shumë të jetë e mundur bashkimin e Europës, por Europa po bashkohet le t’i pëlqejë apo jo atyre, sepse vetëm një Europë e bashkuar mund të jetë një faktor i rëndësishëm ekonomik, politik dhe ushtarak në botë. Me këta lojtarë të mëdhenj si Amerika, Kina, India, Japonia, Rusia, Brazili, në qoftë se Europa nuk do të bashkohej do të ishte e parëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kur ne të hapim kufijtë tanë në kuadër të BE-së nuk do të ketë më arsye për luftë në Ballkan, sepse deri më tani të gjitha konfliktet në Europë kanë ndodhur për shkak se agresori ka dëshiruar territorin e dikujt tjetër dhe e ka justifikuar atë gjithmonë si mbrojtjen e pakicës së tij kombëtare. Kur ne hapëm kufijtë tanë, pavarësisht nga lehtësitë, të gjithë kroatët vazhdojnë të jetojnë në hapësirën e tyre të përhershme kulturore, e njëjta vlen edhe për shqiptarët ndaj nuk ka arsye për të pasur frikë nga humbja e kontrollit mbi territorin.
- Duke kaluar në pyetjen e fundit, duke shikuar pas karrierën tuaj politike, a ka diçka të ndryshme apo më shumë që do të kishit bërë në përgjithësi, e në veçanti për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona?
- Në karrierën time kam pasur shumë funksione, kam qenë gjykatës, kryetar bashkie, Kryeministër, Kryetar i Parlamentit, Presidenti i Jugosllavisë, vetëm ipeshkv nuk janë bërë ndonjëherë… Mbase më mungon edhe Presidenti i Shqipërisë (qesh). Gjithmonë në ushtrimin e funksioneve kam përkrahur kryesisht ligjshmërinë, sepse ligji ndonjëherë nuk është i drejtë, por zbatimi i ligjit është gjithmonë një parakusht për të bërë më mirë se në mënyrë të paligjshme. Rreziku më serioz është veprimtaria e paligjshme, kam luftuar gjithmonë për ligjin, por në miratimin e ligjeve ose legjislacionit kam luftuar gjithmonë për standardet më të larta, kryesisht në mbrojtjen njeriut si një parakusht i mbrojtjes së shoqërisë dhe interesave kombëtare. Ne ishim në luftë me Serbinë dhe unë sot përkrah bashkëpunimin me Serbinë, sepse lufta nuk shkaktohet nga popujt, kombet janë vetëm viktimat, individët dhe grupet nxisin luftërat për shkak të interesave të tyre egoiste. Në luftë vdesin ata që kurrë nuk janë parë me njëri-tjetrin dhe ata të cilët shkaktuan luftën nuk e ndiejnë luftën, prandaj unë kam qenë gjithmonë për bashkëpunim. Sa për Shqipërinë unë mendoj që edhe ajo është një vend fqinj për ne, së pari ne jemi vende mesdhetare, ne kemi të njëjtin det, ne kemi burime të përbashkëta kulturore, shqiptarët i konsideroj si popullin më të vjetër në Europë, kushdo që e interpreton ndryshe gabon, sepse kur thuhet se dhe shqiptarët kanë ardhur prej diku, le të më thonë atëherë nga ku vijnë? Para romakëve shqiptarët ishin këtu, pra një popull me një kulturë të tillë të vjetër, një komb që në tërë historinë e tij ndodhet në këtë hapësirë europiane për ne duhet të jetë nder që mund të punojmë mirë së bashku./Shqip/
Intervistuan: Klevis Gjoni, Giulian Hamitaj, internë në Ambasadën Shqiptare në Zagreb
Në Shqipëri historinë e tij të hershme pakkush e njeh. Ajo nis në vitin 1964, kur ai u përjashtua nga radhët e Lidhjes Komuniste Jugosllave dhe si gjykatës denoncoi shpërdorimet e zyrtarëve vendas të kohës. I ka kaluar të gjitha postet e larta publike, por dikur qelinë e burgut e ndante me shqiptarët. Ish-presidenti kroat rrëfen për SHQIP në Zagreb se çfarë e lidh përjetësisht me Shqipërinë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi: Pasion për Shqipërinë dhe për shqiptarët
» Mesiç: Kosova e pavarur është realitet
» ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË
» Besnik Rama-Koço Danaj-Shqiptarët kërkojnë Shqipërinë e tyre Natyrale(Intervistë)[/
» Prof. Murat Gecaj:ROZI THEOHARI, “NJË KRENARI PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, KUDO QË JANË”…

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi