Alfred Papuçiu: Dhurata më e çmuar (skicë letrare)
Faqja 1 e 1

Dhurata më e çmuar (skicë letrare)
Ngjarje e jetuar
Alfred Papuçiu
Ajo ishte studente në Gjenevë. Studjonte në Universitetin e Gjenevës për Pedagogji dhe Psikologji. Mësonte shumë dhe mbi të gjitha donte të nderonte mundin e prindërve të saj që mbulonin një pjesë të shpenzimeve të shkollimit. Për pjesën tjetër, si gjithë studentët shqiptarë, ajo kishte gjetur një punë të rëndomtë, por që nuk e pengonte për leksionet e saj. Ndërkohë, ajo u dashurua me një bashkëstudent nga Danimarka, Të dy e donin njeri tjetrin me sinqeritet, bile kishin menduar të bënin hapin e parë…
Kështu që rasti e dha që të ftohej nga familja e të dashurit të saj , në Kopenhagë të Danimarkës, për të kaluar pushimet. Mendoi se çfarë duhej të shpinte si dhuratë. Zakonisht, në raste të tilla çoheshin shishe me konjak, ndonjë qëndisje nga vendi i saj, tabaka me zkukurime nga Berati, Kruja, por asaj ju duk se këto gjëra ishin bërë të zakonshme. Kështu që porositi familjen e saj që me rastin e parë t'i dërgonin nja dy disqe me muzikë popullore nga vendi i saj.
Erdhi dita dhe vajza u nis, bashkë me danezin e saj. Ishte një botë e re dhe njerëz të panjohur. Sidoqoftë, dëshira e saj që të shtonte njohuritë për vendet e tjera dhe për të njohur prindërit e shokut të saj, e kishte shtyrë për ta pranuar atë ofertë. Për më tepër ajo do të kishte mundësi të vizitonte disa shkolla dhe kjo do ta ndihmonte në përgatitjen e saj për pedagogjinë.
Posa mbriti në Kopenhagë, e pritën prindërit e shokut të saj, ku do të qëndronte ato ditë. Ishte e emocionuar dhe faqet i kishte të kuqe. Sikur nuk e zinte vendi se si do ta prisnin ardhjen e saj prindërit e shokut të jetës.
Pas përshëndetjeve të rastit, i jati i djalit, u prezantua dhe tha se ishte koleksionist muzikësh nga vende të ndryshme. I kërkonin shpesh herë për ilustrimin e pjesëve të teatrove dhe ishte i gatshëm që t'u a plotësonte dëshirën.
Në një çast tha:" Këto ditë më kanë kërkuar muzikë shqiptare, pasi vihet një pjesë teatrale, e cila subjektin e ka ndër të tjera edhe nga trevat shqiptare. Nuk e di si do të bëj, pasi nuk më ka rënë rasti të gjej një muzikë të tillë".
Vajza e gëzuar u kthye nga ai dhe duke nxjerrë nga çanta e saj dy disqet me muzikë shqiptare i tha:" Këtu janë dy disqe me muzikë popullore nga vendi im. I porosita për juve, pa e ditur se do t'u vlenin".
Danezi ju hodh në qafë dhe i tha: "Kjo është dhurata më e çmuar për mua".
Studentja nga Shqipëria u lehtësua nga emocionet. Ditët e qëndrimit në Kopenhagë ishin një fillim i mbarë për bashkëjetesën e saj të mëvonëshme me danezin.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Libri, dhurata më e çmuar
» Alfred Papuçiu: Përfaqësuesi i grave
» Alfred Papuçiu: Në timon
» Alfred Papuçiu: Ylli i bariut
» Alfred Papuçiu: Fëmija shqiptar me sy të zinj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi