Ekskluzive: A i shpëtoi vrasjes kolonel Ahmet Krasniqi një natë para atentatit
Faqja 1 e 1

Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi i tregoi gazetares Diana, deri në detaje, për milionat që u kishte dhënë përfaqësuesve politikë të UÇK-së në tre muajt e fundit, me urdhër të kryeministrit Bukoshi.
Në mbrëmje, si zakonisht, në kuzhinën e Drejtorisë Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës ishin mbledhur shumë ushtarakë rreth televizionit. Ishte koha e lajmeve të programit satelitor të Kosovës. Kishte kaluar më se një javë nga vrasja e Azem Hajdarit. Për kosovarët shëtitja nëpër qytet, sidomos në orët e mbrëmjes ishte rrezik i madh. Policia shqiptare kishte urdhër që të ndalonte të gjithë kosovarët për të cilët dyshonte se mund të merrnin pjesë në luftën për pushtet që bëhej atje. Dikush nga ushtarakët tregonte për rastin e Xhaferit dhe Shiqeriut nga logjistika. Ata ndërsa ktheheshin në qytet, ishin ndaluar nga policia. Në veturën e tyre kishin pasur një pushkë automatike. Policët posa kishin kuptuar se ishin kosovarë kishin filluar t’i rrihnin në mënyrë brutale. Më pas që të dy ishin dërguar në komisariatin e policisë e jo në spital për tu shëruar.
Televizioni shqiptar dha disa imazhe të demonstruesve mbi tankset e policisë. Personat mbi tankse kishin emblemën e UÇK-së.
- Çfarë skene e montuar, reagoi një nga ushtarakët duke sharë me zë të lartë!
- Nuk është e mundur që të ketë kosovarë aq të krisur, të cilët të kenë prioritet luftën për pushtet në Shqipëri ndërkohë kur Kosova po ballafaqohet me sulmet më të ashpra të okupatorit serb, tha tjetri që ishte ulur afër tij.
Biseda u ndërpre nga një lajm i çuditshëm. Adem Demaçi publikisht tërhiqej nga posti i përfaqësuesit politik të UÇK-së. Si shkak për këtë tërheqje, sipas lajmit që u transmetua në televizionin satelitor, thuhej se ai ndihej i lodhur.
- Po cili kosovar e ndiente veten të çlodhur, bërtiti njëri nga ushtarakët që ishte mbështetur për dere!
Nga komentet e ndryshme dhe nga zhurma që u krijua nuk ndëgjohej fare spikeri që vazhdonte të lexonte lajmet në televizion.
- Diçka e tmerrshme po na përgatitet, vazhduan komentet.
- Hajt bre se nuk është ba nami, se kemi politiçar sa të duash, tha një ushtarak që kishte ardhur nga Bosnja!
- Ju nuk e dini se ai na la në baltë në maj pas marrëveshjes se Osllos, dhe nuk është çudi që tani ka ardhë koha që gjërat të dalin në shesh, ai të largohet. Ndoshta po e bren ndërgjegja, përfundoi një ushtarak nga fundi i sallës, fytyra e të cilit nuk dukej mirë pasi dritat ishin fikur për të mundësuar pamjen sa më të mirë të ekranit televiziv.
Nga fjalët që tha, kuptohej se ai që foli ishte i informuar mirë, dikush nga shtabi, sepse shumica e ushtarakëve nuk dinin detaje për mbledhjen e Osllos, në të cilën Adem Demaçi ishte zotuar se do të bashkonte faktorin ushtarak kosovar.
Me siguri se diskutimet do të vazhdonin edhe më tutje po të mos shfaqej Xhaviti në televizion. Për shumicën e ushtarakëve ishte hera e parë që e shihnin atë. Kishin ndëgjuar për të dhe e dinin se ai ishte njëri ndër më të rëndësishmit në UÇK-në jo institucionale, siç e quanin ushtarakët kosovar krahun tjetër të UÇK-së. Xhaviti fillimisht shfaqi brengosjen e thellë për ngjarjet në Shqipëri, sidomos pas vrasjes së Azem Hajdarit. Ai theksoi se UÇK-ja nuk e njeh e as nuk e përkrah luftën për pushtet në Shqipëri. Por, ai gjithashtu tha se Drejtoria Politike e UÇK-së njeh pushtetin aktual në Shqipëri dhe e përkrah Partinë Socialiste në pushtet.
Ushtarakët të irrituar nga këto dy lajme nuk pritën përfundimin e lajmeve. Shumica e tyre braktisi objektin para se ato të përfundonin.
Diku gjysmë ore pas emisionit të lajmeve në drejtori arriti ministri Krasniqi. Ai kishte kaluar një ditë të vështirë dhe plot takime. Dikush nga ushtarakët që kishte mbetur aty, deshi t’i tregonte për lajmet në televizion, por ministri i dha atij një shenjë me dorë duke dashur të tregojë mosintetesimin e tij. Pasi tha që ishte i uritur, dikush u ngrit për të përgatitur darkën për të dhe disa kolegë të tjerë. Gjysmë ore më vonë darka ishte gati. Mbetën gjatë rreth tavoline duke diskutuar për gjëra të ndryshme rreth riorganizimit dhe të ardhmes së Ministrisë së Mbrojtjes. Ministri u tregoi atyre për rindërtimet që bëhen në objektin e Laprakës në Tiranë, ku në një shtëpi të një kosovari ishte e vendosur depoja e Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas tij, kah fundi i muajit shtator, kur shumica e ushtarakëve do të nisen në drejtim të veriut, të gjithë ata që mbesin do të vendosen në objektin e ri, në Laprakë.
Dy objektet e tjera duhej të hiqeshin nga përdorimi, për të evituar pagesën e panevojshme të qirasë. Pas darke deri sa ishin duke pirë kafe telefoni i ministrit cingëroi. Në anën tjetër ishte Diana, gazetare shqiptare që punonte për televizionin kroat.
- Të kam kërkuar edhe para disa ditësh, por nuk të gjeta, i tha ajo ministrit! Kam dëshirë që të takohem menjëherë.
- Isha jashtë Tirane, në një vizitë disa ditore dhe jam shumë i lodhur, iu përgjigj ministri duke dashur ta largojë atë nga kërkesa për takim.
- Të lutem, takimi ynë do të jetë shumë i shkurtër dhe dua që të bisedojmë rreth një interviste, të cilën dëshiroj ta publikoj në televizionin kroat.
- Jo, jo! Kundërshtoi ministri Krasniqi. Intervistën e parë e kam bërë për Revistën tonë, por edhe të parën për televizion, do ta bëj për televizionin e Kosovës. Para disa ditësh edhe RAI 2 nga Italia kërkoi të bëja një intervistë për ta, por nuk pranova.
- Mirë pra, vetëm të bisedojmë atëherë, u lut ajo, duke insistuar që ai personalisht të shkonte ta merrte atë në hotelin Minir, afër Sheshit Skënderbeg, ku ishte e vendosur.
Ministri Krasniqi njihej me të që nga lufta në Kroaci. Ai u ngrit duke dashur që së bashku me shoferin e tij, të shkonin për ta marrë. Me këtë gjë nuk u pajtuan ushtarakët dhe punëtorët e drejtorisë që ndodheshin aty duke i shpjeguar sa tani është natë dhe është rrezik i madh që ai të udhëtonte nëpër Tiranë.
Gjysmë ore më vonë në objekt u kthyen shoferi i ministrit Krasniqi i shoqëruar nga një ushtarak. Me ta ishte edhe Diana. Ishte rreth 50 vjeçare dhe nuk e mbante mirë veten. Në gjoks mbante një kryq të madh druri për të cilin thoshte se i sillte fat. Që në fillim të bisedës ajo u imponua me një arrogancë të tepruar, duke e nënçmuar punën që kishte bërë Ministria e Mbrojtjes dhe duke fajësuar ushtarakët kosovarë. Ajo haptazi mbronte fraksionin tjetër të UÇK-së dhe këshillonte ministrin Krasniqi që së bashku me të gjithë ushtarakët duhej të kalonte në anën tjetër, qoftë edhe në rolin e ushtarit. Kur dikush nga ushtarakët që ishin ulur në tryezë mundohej të merrte fjalën dhe të fliste për ndonjë argument, ajo e ndërpriste duke i quajtur qyrraveca dhe të papjekur. Diana tërë kohën fliste në gjuhën kroate, kurse ministri dhe ushtarakët, si duket për inat të saj, flisnin shqip.
Ministri Krasniqi i tregoi asaj për disa raste kur ishte shkelur marrëveshja ndërmjet dy fraksioneve të UÇK-së me gjithë tërë punën disa mujore që ai kishte bërë. Thoshte se do të bënte të pamundurën për t’i bashkuar të gjithë drejt çlirimit të Kosovës. Ai përmendi edhe rastin e 300 revoleve që kishin ardhur nga një shoqatë shqiptare në Kroaci për Ministrinë e Mbrojtjes. Armët dhe vetura ishin bllokuar në pikën doganore të Durrësit. Pasi kaluan 4-5 ditë dhe ato nuk u liruan ministri Krasniqi tregoi se kishte kërkuar ndihmë nga një përfaqësues politik i UÇK-së. Të nesërmen vetura ishte thyer dhe plaçkitur, kurse Ministria e Mbrojtjes u detyrua t’ia paguajë dëmshpërblim pronarit, për veturën e tij edhe pse nuk e mori asnjë revole. Policia e Durrësit nuk kishte dhënë kurrfarë shpjegimi se kush e kishte plaçkitur veturën. Ai i tregoi asaj deri në detaje, për milionat që u kishte dhënë përfaqësuesve politikë të UÇK-së në tre muajt e fundit, me urdhër të kryeministrit Bukoshi. Diana tallej sa herë që ministri Krasniqi tentonte të tregonte ndershmërinë dhe punën e tij.
Biseda u zgjat deri në orët e vona. Kishte kaluar ora tre e mesnatës kur Diana kërkoi që të kthehej në hotel. Ajo nuk pranoi që të shoqërohej nga askush pos nga vetë ministri Krasniqi. Ushtarakët e kundërshtuan atë ide të saj, duke i propozuar që dikush nga ata ta shoqëronte deri në hotel. Vendosmëria e tyre e hidhëroi Dianën.
- Nëse nuk më përcjell ti Ahmet, do të qëndroj këtu tërë natën, u kërcënua Diana!
- Po, mirë, mund të qëndrosh këtu në kuzhinë deri nesër, ia ktheu ai!
Ashtu edhe u bë, Diana kaloi natën në një divan të vjetruar, plot gunga dhe u largua të nesërmen. Në mëngjes, deri në hotelin Minir atë e shoqëroi shoferi i ministrit Krasniqi.
Nga arkiva e Ministrisë Mbrojtjes të Republikës së Kosovës

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fjalimi i Kolonel Ahmet Krasniqi, para grupit të oficerëve shqiptarë, më 8 mars 1998, në Gjermani, me rastin e emërimit të tij Ministër i Mbrojtjes i R. Kosovës.
» AKADEMI PËRKUJTIMORE NË 15 VJETORIN E VRASJES SË KOLONEL AHMET KRASNIQIT
» Njoftime për të pame dhe përkujtime
» SKËNDER ZOGAJ:UNË JAM DËSHMITARI
» Muharrem Sfarqa:Përkujtohet strategu i luftës për liri, kolonel Ahmet Krasniqi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi