Valerie Hopkins:Beteja për fatin e Maqedonisë
Faqja 1 e 1

Dy javë pasi vëllai i Aleksandar Neskoskit, Martini, u vra në qershor të vitit 2011, dikur hodhi kartën e identitetit të Martinit te dera e shtëpisë së tij dhe u largua.
Pavarësisht një videoje ku dukej qartë një anëtar i forcave të policisë speciale duke rrahur vëllanë e tij, autopsia zyrtare tha se Martini nuk vdiq si pasojë e dhunës. Një mesazh i shkruar me gurë të vegjël u shfaq në varrin e Martinit: “Mos u përpiqni të hetoni, përndryshe do të ketë edhe dy varre të tjerë.”
Katër vjet më pas, Aleksandar kërkon ende përgjigje për vdekjen e vëllait të tij. Më 5 maj, liderët e opozitës bënë publike biseda të përgjuara për të treguar se njerëzit në nivelet më të larta të qeverisë, përfshirë edhe kryeministri dhe ministrja e brendshme, e dinin që Neskoski vdiq në duart e një polici të forcave speciale të policisë dhe e mbuluan këtë gjë, madje duke i thënë mediave ta portretizonin atë si një përdorues droge.
“Në kaseta ata qeshnin,” tha Aleksandar, tani 29 vjeç. “Nuk kishte rëndësi që një qytetar i tyre kishte vdekur. Ata ishin më shumë të lajmi linte të hije arrestimin e një armiku të madh politik. Ata nuk kanë asnjë ndjenjë kundrejt popullit të tyre.”
Ky përgjim – vetëm një nga 670,000 bisedat e përgjuara nga 20,000 numra telefoni në posedim të liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili filloi t’i bënte ato publike në shkurt – çoi në protesta masive të njëjtën ditë, të cilat rezultuan në një numër të madh të lënduarisht dhe rreth 40 arrestime.
Përgjimet, të cilat Zaev thotë se janë regjistruar nga qeveria dhe kanë dalë nga një informator, tregojnë zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin Nikolla Gruevski, kushëririn e tij, shefin e shërbimeve inteligjente, Saso Mijalkov, dhe ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, (dy të fundit kanë dhënë dorëheqjen), duke thurur komplote për të manipuluar vota dhe vendime gjykatësish dhe prokurorësh, të kontrollojnë median, ndëshkojnë kundërshtarët politikë, fshehin vrasjen dhe porosisin një Mercedes që kushton 600.000 euro.
Qeveria nuk e ka mohuar vërtetësinë e përgjimeve, por mohon që ata të jenë regjistruar nga brenda, duke këmbëngulur se shërbime inteligjence të huaja i kanë krijuar ato për të destabilizuar vendin.
Në regjistrimin në lidhje me Neskoskin, kryeministri Gruesvki dëgjohet duke i thënë Jankullovskës se polici që vrau djalin e ri duhet të gjykohet si qytetar i thjeshtë dhe jo në cilësinë e tij zyrtare.
Lirimi shkaktoi protesta më 5 maj dhe kulminoi në një protestë masive të dielën e kaluar kur dhjetëra mijëra njerëz dolën nëpër rrugë dhe ngritën një kamp para ndërtesës së qeverisë. Një kundër-protestë u organizua mbrëmjen pasuese dhe tërhoqi dhjetëra mijëra mbështetës të Gruevskit.
Gruevski pretendon se ai ende ka më shumë mbështetje sesa kundërshtarët e tij, duke e quajtur krizën aktuale “një diktatorship nga minoriteti politik” në protestë.
Disa njerëz janë dakord me të. “Sa herë që gjërat fillojnë të shkojnë mirë për Maqedoninë, forcat e huaja e prishin këtë gjë, të mbështetur nga tradhtarë vendas,” tha Tomislav Cubarevski, një njeri që mori pjesë në protestën pro qeverisë. “E gjithë kjo është një farsë. Të gjitha bisedat e përgjuara janë sajuar. E kemi parë një herë këtë gjë edhe në vitin 2001.”
Pavarësisht ndërmjetësimit nga ana e anëtarëve të Parlamentit Evropian, Gruevski duket se nuk ka gjasa të tërhiqet së shpejti.
“Kur dëgjon regjistrimet, kupton se ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të qëndruar në pushtet,” tha një diplomat perëndimor i cili kërkoi të mbetej anonime.
Ndërsa “tendat qytet” konkurruese në Shkup vazhdojnë të rriten, vetëm 40 km më larg tyre, qyteti i Kumanovës është kthyer në gërmadhë.
Fundjavën para protestave, Maqedonia pa dhunën e saj më të keqe që nga konflikti i vitit 2001, kur një mini-luftë midis kryengritësve etnikë shqiptarë, policisë maqedonase dhe ushtrisë kërcënoi ta copëtonte ish-republikën jugosllave.
Në Kumanovë, 48 orë dhunë përfunduan me vdekjen e tetë oficerëve të policisë dhe 10 të të ashtuquajturve terroristë, si edhe me shkatërrimin e pothuajse një lagjeje të tërë.
Më shumë se një javë pasi policia speciale zbarkoi në qytet në orën 05:00 të mëmgjesit të nëntë majit me helikopterë dhe automjete të blinduara, banorët e zonës së njohur si “Lagja e Trimave”, u tronditën ditën e martë kur panë xhamat e thyer, çatitë e shkatërruara dhe gurmë të atyre që dikur ishin shtëpitë ku ata jetonin.
Shtëpia e Agron Ajdinit është shkatërruar. Çatia ka rënë për shkak të një bombe, në dritarën e dhomës së tij të gjumit është një vrimë dhe cepi i shtëpisë është shkatërruar nga gjuajtjet me tank. Ai mban në dorë një palë xhinse që kanë qenë varur në dollapin e tij dhe tani kanë vrima plumbash.
“Djali im katër vjeçar është aq i traumatizuar saqë nuk e zë gjumi,” tha Ajdini. “Ai është bërë shumë agresiv me ne.”
Një tjetër banor, Qamil Azemi, i cili është i verbër, tha se ai jo vetëm që ishte lënduar gjatë sulmit, por policia e kishte çuar zvarrë në një rajon në Shkup të prangosur, së bashku me vëllanë e tij të verbër Qemajlin, ku për tetë orë me radhë nuk i ishte dhënë ushqimt, por e kishin mallkuar, tallur dhe i kishin thënë të rrinte me një këmbë për orë të tëra.
“Çdo sekondë mendoja se do të më vrisnin,” tha Azemi. “Oficeri i policisë vazhdonte të thoshte se do të më hidhte acid te sytë dhe do të më hidhte në lumin Vardar. Ata vazhdonin të më kërkonin informacione, por unë jam i verbër. Si mund të kem parë gjë?”
Nipi 18 vjeçar i Azemit, Malushi, u qëllua nga një plumb në shpatull ndërsa ai dhe kushërinjtë e tij përpiqeshin të strehoheshin në katin përdhes të shtëpisë së tyre. Nddryshe nga shumë banorë të lagjes, ai nuk dëshiron ta rindërtoje shtëpinë. Ai tha se s’ka mundur të dëgjojë apo flejë mirë që pas bastisjes.
“Si mund të kem më një të ardhme në këtë vend? Po përgjërohem që të më largojnë që këtu,” tha Malushi.
Banorë të lagjes, një zonë e vogël ku shtëpitë janë ndërtuar ngjitur me njëra-tjetrën, thanë se ata nuk kishin parë ose dëgjuar ndonjë aktivitet të dyshimtë para sulmit.
Me sa duket, qeveria kishte më shumë se dy vjet që e gjurmonte këtë grup, e cila është edhe arsyeja pse kritikët e qeverisë e kanë quajtur kohën e bastisjes – pak para protestës – dhe vendin – një zonë urbane shumë e populluar – si të dyshimtë. Kritikët akuzojnë qeverinë se ka vënë në rrezik jetë njerëzish të pafajshëm për të larguar vëmendjen e publikut nga kriza e gjerë politike.
Përplasja pasoi një incident misterioz në Goshnicë, një fshat i largët pranë kufirit me Kosovën. Më 21 prill, autoritetet maqedonase thanë se rreth 40 persona të armatosur kishin sulmuar një stacion policie në Likovë, duke kërkuar armë dhe municione.
Për këtë incident, së bashku me shkëmbimin e zjarrit në Kumanovë, u fajësuan militantët nga Kosova që kanë lidhje em Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, një formacion paraushtarak që shkaktoi një kryengritje të vogël në Maqedoni në vitin 2001.
Ai konflikt përfundoi me Marrëveshjen e Paqes së Ohrit, e cila i dha më shumë të drejta shqiptarëve. Udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare më pas u shpërbënë dhe krijuan Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI, e cila tani është në koalicion në qeveri me partinë VMRO-DPMNE të Gruevskit. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ishte njëri prej komandantëve.
Pavarësisht nga fitimet nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët vazhdojnë të vuajnë ekonomikisht dhe të përballen me diskrimin. Përgjimet tregojnë urrejtjen që disa ministra të qeverisë në mënyrë të qartë të ndjejnë për shqiptarët, të cilët përbëjnë rreth 25 për qind të popullsisë pre 2.1 milionë banorësh.
“Nuk ka bashkëjetesë më ata,” thotë një zë që mendohet të jetë ai i Ministres së Brendshme Jankullovska. “Duhet të merremi njëherë e mirë me këtë punë.”
Në vazhdën e dhunës në Kumanovë, aktivistët thonë se shqiptarët dhe maqedonasit në mënyrë paradoksale janë afruar më shumë me njëri-tjetrin.
“Tani ekziston frika, por është një frikë e ndarë midis njëri-tjetrit dhe jo frikë nga njëri-tjetri,” tha aktivisti i shoqërisë civile Xhabir Deralla. “E vetmja gjë që arriti qeveria është të unifikojë komunitetet etnike, edhe pse ka ende disa sfida,” tha Deralla.
“Nëse ngjarja e Kumanovës do të kishte ndodhur vitin e kaluar, midis komuniteteve nuk do të kishte dashuri,” tha Albert Musliu, themelues i Shoqatës për Iniciativa Demokratike, një organizatë e shoqërisë civile. “Tani njerëzit janë të bashkuar kundër qeverisë. Kjo tregon se jetesa e përbashkët është e mundur.”
Ndërkohë grupi i armatosur, operacioni policor dhe spastrimi “anti-terror” mbeten ende të mbuluara nga misteri. Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me Maqedoninë. Familjet në Kosovë duan informacione rreth vendndodhjes së të afërmve të tyre, të vdekur apo të gjallë, dhe kanë kërkuar leje të takojnë ata që janë burgosur – thuhet se rreth 21 persona janë burgosur.
“Gjithçka është tepër konfuze. Nuk e dinim që ai ishte në Kumanovë dhe ende nuk e dimë se çfarë ndodhi,” tha Dibran Elshani për vëllanë e tij, Bajramin, i cili po mbahet në Shkup, gjatë një proteste në Prishtinë për kosovarët e vrarë dhe të arrestuar. “Ata e quajnë terorrist. Unë e njoh mirë tim vëlla. Ai nuk është terorrist,” shtoi Elshani.
Maqedonia u bë një kandidate për të hyrë në BE në vitin 2005, por bisedimet nuk u hapën kurrë për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë me Greqinë për emrin e vendit. Vëzhguesit thonë se që kur erhdi në pushtet Gruevski, liritë civile, mediat e lira dhe sundimi i ligjit janë gërryer në ndjekje të asaj që një diplomat perëndimor e quajtur, “autoritarizmi i ri i zgjuar”.
“Njëzet vjet pas rrëzimit të Murit të Berlini, kjo po na bënë të vëmë në dyshim të gjithë qëllimin e ndryshimit gradual. Në vend të kësaj, kemi stabilitet në shkëmbim të tendencave autoritare,” tha diplomati.
Deputetja e opozitës Social Demokrate Radmila Sekerisnka tha se Maqedonia duhet të jetë një paralajmërim për rajonin.
“Mesazhi im i madh tani është që demokracia Potemkine të përfundojë si stabiliteti Potemnkin,” tha ajo. “Në një vend me etni të përziera, kjo është gjëja më problematike. Çmimi është se ndarjet etnike do të marrin një karakter rajonal.”
Vizioni i vetë Gruevskit për Maqedoninë ndoshta shprehet më mirë nga një ndryshim për Shkupin i quajtur “Shkupi 2014”, një ridizenjim i plotë i ndërtesave në stilin neo-klasik.
Ditën e hënë ai mbajti një fjalim prej 45 minutash për mbështetësit e tij para Harkut të Triumfit prej çimentoje, i ngritur disa vite më parë. Mbështetësit e tij, një grup më i vogël se rivalët e tij, kanë ngritur tenda poshtë statujave të heronjve të ngritura në stilin klasik.
Në kampin kundër qeverisë, protestuesit organizojnë festa karaoke, këndojnë këngë në maqedonisht, shqip dhe serbisht. Vëllai i Martin Neskoskit, Aleksandari, është atje çdo natë. Ai thotë se ka humbur shumë që të reshtë së luftuari tani.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së vëllait të tij, babai i tij piu acid dhe vdiq në spital. “Kjo qeveri është çnjerëzore dhe ata duhet të largohen,” tha ai.
Për ata që protestojnë nga shtëpia, opozita ka krijuar një lojë. Në “Super Zaevi”, lideri Social Demokrat, i veshur me pelerinë, qëllon me bomba ish-ministren e brendshme Jankullovska, ish-shefin e shërbimeve inteligjente Saso Mijalkov, liderin shqiptar etnik Ahmeti dhe në fund edhe vetë Gruevskin.
Të gjithë të tjerët eliminohet, me pak vështirësi. Megjithatë, ndoshta në simbol që rrëzimi i kryeministrit nuk është aspak i sigurt, eliminimi i Gruevskit nuk është i pashmangshëm, pavarësisht sa bomba i hidhni. Nëse jeni shumë të ngadaltë, ai thjesht kthehet në vampir të cilit s’i bëjnë gjë bombat dhe ju tall.
*BIRN

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shënohet Beteja e Lavdishme, ''Beteja e Loxhës''
» Valerie Durollari and Ken Biberaj
» Bashkëjetues me fatin, qëndresën dhe katrahurat e popullit
» Adem Zaplluzha SI S'TA NAMI FATIN QIELLI
» INTELEKTUALËT ATDHETARË TË MARRIN FATIN E POPULLIT NË DORË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi