Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjedhjet në Kosovë;AKR: Votimet të monitorohen me kamera

Shko poshtë

Zgjedhjet në Kosovë;AKR: Votimet të monitorohen me kamera Empty Zgjedhjet në Kosovë;AKR: Votimet të monitorohen me kamera

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 19, 2009 11:32 pm

AKR: Votimet të monitorohen me kamera


Nga Express

Zgjedhjet në Kosovë;AKR: Votimet të monitorohen me kamera Fisnik.dobreci_zgjedhjet_200768-490x320-490x320

Me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve lokale dhe evitimin e abuzimeve të mundshme, Aleanca Kosova e Re (AKR) kërkon që të vendosen kamera për të monitoruar tërë procesin e votimit në zgjedhjet që do të mbahen më 15 nëntor. Zyrtarë të kësaj partie thanë se kamerat duhet të vendosen sidomos në qendrën e numërimit të votave.

Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së, tha se Komisioni Qendror Zgjedhor duhet të ndërmarrë veprime, të cilat parandalojnë abuzimet, të cilat sipas tij, kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

“AKR propozon që përpos pranisë së vëzhguesve vendor e ndërkombëtarë, në çdo vendvotim të instalohen kamerat të cilat do të incizonin tërë procesin, veçanërisht numërimin e votave... Gjithashtu ka nevojë të rishikohen edhe listat e votuesve”, tha Makolli, transmeton KosovaLive.

Ai përsëriti qëndrimin e AKR-së se vendimi i presidentit Fatmir Sejdiu për mbajtjen e zgjedhjeve me 15 nëntor nuk ka qenë konsensual pasi që “shumica e partive” kanë deklaruar që zgjedhjet të mbahen më së largu në fund të tetorit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi