Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nikoliq ofendoi Jahjagën: Ti nuk je kryetare shteti!

Shko poshtë

Nikoliq ofendoi Jahjagën: Ti nuk je kryetare shteti! Empty Nikoliq ofendoi Jahjagën: Ti nuk je kryetare shteti!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 09, 2015 10:13 pm

Nikoliq ofendoi Jahjagën: Ti nuk je kryetare shteti!


Nikoliq ofendoi Jahjagën: Ti nuk je kryetare shteti! Largea_presidenti-nishani-takimi-budves1433843534

Nikoliq ofendoi Jahjagën: Ti nuk je kryetare shteti! Presidentitakimibudves2


“Mos mendoni se po e udhëhiqni një shtet të vogël, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë i tillë”, i ka thënë presidenti serb Jahjagës, sipas Mrkiqit.


Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq i ka thënë të hënën, homologes së tij nga Prishtina, Atifete Jahjagës, se Kosova nuk është shtet. Për më tepër, siç raporton gazeta Novosti e përcjell Klan Kosova, burri nga Beogradi i ka thënë asaj të mos shtiret sikur udhëheq një shtet.
Për këto muhabete, të zhvilluara gjatë samitit “Brdo-Brioni”, që u mbajt dje në Budvë të Malit të Zi, gazeta thirret në Ivan Mrkiqin, këshilltarin e kryetarit Nikoliq.
“Mos mendoni se po e udhëhiqni një shtet të vogël, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë i tillë”, i ka thënë presidenti serb Jahjagës, sipas Mrkiqit.
Ky, siç transmeton Novosti, i ka thënë kryetares së Kosovës se “shqiptarët nuk po i përmbushin obligimet e marra nga marrëveshja e Brukselit dhe se kjo praktikë duhet të ndërrohet, në mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje e vërtetë me serbët, në vend se të mendojnë se janë një shtet të cilin gjysma e njerëzimit nuk e njeh”.
Më tepër se kaq, presidenti i Serbisë, sipas këshilltarit të tij, i është drejtuar homologes kosovare edhe përsa i përket zhvillimeve në Maqedoni. Në drejtim të saj janë bërë akuza të rënda gati deri në ofendime.
“Nikoliq i ka thënë asaj se pret që të paktën të kërkojë falje për ato që kanë bërë bashkëkombasit e saj, terroristët shqiptarë, të cilët me egërsi po vrasin në Kumanovë forcat e rendit, e në Prishtinë u përgatitet varrim solemen, në fakt, me nderime shtetërore”, ka treguar Mrkiq.
Ky i fundit, siç shkruan Novosti, ka thënë se pas këtyre fjalëve, Jahjaga ka heshtur dhe nuk ka folur më.
Klan Kosova është duke tentuar të kontaktojë zyrën e presidentes së Kosovës për të marrë ndonjë koment në lidhje me këto që ka thënë Mrkiq e ka shkruar Novosti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi