Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hawking e quan përrallë tregimin për Parajsën

Shko poshtë

Hawking e quan përrallë tregimin për Parajsën Empty Hawking e quan përrallë tregimin për Parajsën

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 21, 2015 7:11 pm

Hawking e quan përrallë tregimin për Parajsën


Hawking e quan përrallë tregimin për Parajsën Largea_imrs-php1434899068


Me siguri se një herë gjatë jetës keni dëshiruar që të ktheheni në kohë dhe të ndryshoni diçka.
Njerëzit duan që një gjë e tillë të bëhet e mundshme, por gjykuar sipas të gjithave, udhëtimi nëpër kohë mbetet vetëm ide nga filmat fantastiko-shkencorë.
Astrofizikani Stephen Hawking këtë të diel në BBC ka zhgënjyer shumëkënd që ka besuar se një herë mund të kthehet në të shkuarën.
“Në të shkuarën nuk mund të dërgohet as mesazhi”, ka thënë Hawking duke shtuar se udhëtimi nëpër vrimën e zezë nuk është i mundur kurrë.
Fizikani i njohur nuk është optimist as kur bëhet fjalë për udhëtimin e njeriut në planetët tjerë të largët.
“Njerëzit e tashëm nuk mund të shkojnë në yje. Distancat janë tepër të largët”, ka thënë ai.
E vetmja shpresë për këtë është “që gjenetikisht t’i modifikojmë njerëzit, ose që atje t’i dërgojmë makinat”.
Hawking ka sqaruar se kurrë nuk ka besuar se Zoti e ka krijuar Tokën për shtatë ditë. Ai më shumë beson se Toka është krijuar nga Shpërthim i madh.
E çfarë ndodh me jetën pas vdekjes?. A beson ai në ekzistimin e Parajsës?
“Mendoj se jeta pas varrit është përrallë për njerëzit që i frikohet territ”, ka thënë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi