Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ MORINA - Nuk lëkundeshim të bindur për fitoren e mrekullueshme të atdhedashurisë

Shko poshtë

IDRIZ MORINA - Nuk lëkundeshim të bindur për fitoren e mrekullueshme të atdhedashurisë Empty IDRIZ MORINA - Nuk lëkundeshim të bindur për fitoren e mrekullueshme të atdhedashurisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2015 7:49 pm

IDRIZ MORINA


Nuk lëkundeshim të bindur për fitoren e mrekullueshme të atdhedashurisë
IDRIZ MORINA - Nuk lëkundeshim të bindur për fitoren e mrekullueshme të atdhedashurisë Largea_idriz-dsc_00611435490610


Historia nuk fillon nga asgjëja. Gjithmonë është një proces, është një apo disa heronjë në shërbim të një ideje apo të një ideali që i jep kuptim dhe arsye reflektimit njerëzor. Kjo është karakteristikë e veçantë për mediet, ku pjesëmarrës janë ata qindramijëra lexues, që luajnë buzët dhe bluajnë mendjet sa herë shfaqet diçka të re, e bukur ose e shëmtuar, e dashur ose e urryer, e mençur apo e gabuar...
Tashmë kur jemi duke e shkruar historinë e përtëritjes së traditës edhe me ndërmarrësinë private në media, në mediumin më të vështirë dhe ndonjëherë në më të egrin, siç është shtypi, përgjegjësia ndaj rolit historik merr rëndësi shumëfish më të rëndë, sepse, pas betejës fillestare të mposhtjes së kundërshtarëve dhe keqdashësve të atdheut e shtetit tonë, nis beteja tjetër edhe më e vështirë, ajo e përparimit tonë.

Ne jemi këtu, që nga atëherë kur të tjerët nuk donin të na shihnin as kur ishim duke bulëzuar, nuk donin ta kuptonin as që ne po ngrenim krye, që ne të ngjiteshim dhe ta shfaqnim ëndrrën tonë të vrarë padrejtësisht, të kaptonim lartësitë e dashurisë e të mirëbesimit mbarëshqiptar, sidomos me të gjithë shqiptarët në diasporë, nëpërmjet pasqyrimit të realitetit jetësor – historik e politik, të trishtë e gjithnjë e më tragjik, kur qenia shqiptare ishte vënë në zgripc nga armiqtë tanë vrastarë!
Ne ndjenim mundësinë e kthimit tonë, kthimin e përhershëm të së njëjtës, idenë e pakapërcyeshme niçeane, së cilës i dolëm zot, dhe, sot Kosova është ajo që stërgjyshërit tanë e kanë ëndërruar, larg thundrës së serbit!
Kosova është e lirë, por ka dhimbje, të cilat mbase në përvjetore të tilla nuk do të duhej të zihen n’goje dhembjet, për hir të ecjes përpara, për hir të përparimit, forcimit të shtetit të ëndërruar, ku shqiptarët do të bëheshin pjesë e botës me shembullin e atdhedashurisë së tyre të ushqyer me sakrifica mbinjerëzore.
Ne nuk mund të mos kujtojmë dhembjen që kapërceu ky popull, dhe që vazhdon ta përjetojë tronditjen e saj, ikjen masive të pak muajve më parë të qindramijëra shqiptarëve. Ishim të gatshëm ti qortonim institucionet, të flisnim mbase edhe me mllef, vetëm e vetëm që të ndihmonim bashkëvendësit tanë duke kërkuar që të rrinin në tokën tonë, ashtu siç kemi qëndruar edhe atëherë kur na vrisnin e na prenin, kur na digjnin e na përvëlonin. Nuk lëkundeshim të bindur se, fitorja, ajo e mrekullueshmja dashuri për atdheun, për gjakun tonë të trazuar, të mos u nënshtrohej goditjeve dinake, jo njerëzore, shkatërrimtare të barbarëve.
Në jubileun e 20 vjetorit të defilimit jo pak madhështor të gazetës kombëtare “Bota sot” nuk duam ta shohim atdheun nën dhembjet dhe vuajtjet e përsëritura. Në emër të kësaj duke falënderuar nga zemra lexuesit tanë, u kërkojmë falje të gjithëve, edhe për gabimet më të vogla që kemi mundur t’i shfaqim, në punën tonë të stërmundimshme, me plot dhembje të hidhura, por krenare që i ka gazetaria, sidomos kjo në Kosovë!
Në këtë ditë nuk mund të mos i kujtojmë kolegët dhe miqtë tanë të bekuar, Xhemën, Bekimin e Bardhylin, jeta e të cilëve u shua nga ata që nuk e duan atdheun dhe drejtësinë.
Unë e pash Bekimin duke vdekur para se të vritej! E pamë të gjithë, por ne nuk mundëm t’ia zgjatnim dorën që ta shpëtonim.
Dikë mund të mos e duam, por, kjo nuk do të thotë se duhet ta shtyjmë drejt vdekjes! Qoftë përgjithmonë e kaluar koha e ligësive të këtilla.
Prandaj, ky vend ka nevojë të rilind, dhe, rilindjes duhet t’i shërbejmë me devotshmëri të gjithë.
“Bota sot” e ka këtë vullnet dhe kurrë nuk do të pushojë së punuari për ta lartësuar misionin e saj të shenjtë në shërbim të vendit dhe popullit.
Miq të nderuar, ta ngrejmë një dolli së bashku në emër të lirisë së fjalës, në emrin e mendimit të lirë.



P.s. “Kjo është fjala e lexuar në ceremoninë e 20 Vjetorit të “Bota sot”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi