Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ MORINA:Vrasjet politike të ‘harruara’ nga drejtësia e të fortëve!

Shko poshtë

IDRIZ MORINA:Vrasjet politike të ‘harruara’ nga drejtësia e të fortëve! Empty IDRIZ MORINA:Vrasjet politike të ‘harruara’ nga drejtësia e të fortëve!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 14, 2015 4:46 pm

IDRIZ MORINA:Vrasjet politike të ‘harruara’ nga drejtësia e të fortëve!


IDRIZ MORINA:Vrasjet politike të ‘harruara’ nga drejtësia e të fortëve! Largea_isa-mustafa-heronjet1436869432

Me gjithë premtimet dhe nxitjet nga kryeministri Isa Mustafa që të hetohen dhe zbardhen vrasjet politike nga institucionet e drejtësisë, ende nuk ka asnjë lëvizje.
Një javë më parë, të paktën që pas zgjedhjes kryeministër Isa Mustafa, bëri thirrje të fuqishme për të ndikuar që vrasjet politike, ato të luftës dhe pas saj të zbardhen, pasi mendohet se nuk do të jenë objekt trajtimi nga gjykata speciale.
Por, ka kaluar më shumë se një javë, dhe thirrjet e kryeministrit dhe të LDK-së për zbardhjen e vrasjeve politike, të cilat nuk janë vetëm të tashme, si duket nuk po merren në konsideratë nga drejtësia.
Nuk ka asnjë lëvizje që të paktën të bën të besosh se ata njerëz nuk janë harruar. Më e dyshimta e të gjithave është drejtësia në Kosovë, e cila është kaq e varur nga jashtë. Pra, institucione të pavarura, të cilat në vend se të sillen sipas detyrimit të tyre kushtetues, sillen me arbitraritet sipas ‘më të fortit’ nga jashtë. Në këtë rast duket se nuk bënë punë as thirrja e kryeministrit Mustafa, që vjen nga LDK-ja - parti e cila nuk shquhet për forcë, për figura që mund të godasin apo trondisin një institucion, por si parti e tërhequr nga skenat e rënda, dhe që mundohet të mbajë gjallë frymën rugoviane për demokraci.
Kjo të çon në përfundimin se institucionet e drejtësisë nuk japin drejtësi ose heshtin kur këtë duhet ta bëjnë varësisht nga mesazhet që atyre ua drejtojnë ‘of rekord’ bosët e fuqishëm të politikës dhe parapolitikës.
Ndoshta një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe familjet e atyre viktimave, të cilat heshtën nga presione të ndryshme, fillimisht se mund të pësonin më shumë, më pas se ishin të pafuqishme dhe u harruan nga parti dhe shoqëria, e disa të tjerë sepse filluan të ngjiten në pushtet e pak t’ia shohin hairin sakrificave të të vdekurve.
Ishte vetëm një grup i vogël që nuk u dorëzua kurrë, as publikisht dhe në asnjë rast tjetër duke kërkuar zbardhjen e vrasjeve, dhe rasti më heroik është i vëllait për vëlla, të bërë nga Imer Imeri, për vëllain Hakiun i vrarë pas luftës vetëm pse ishte LDK dhe rugovist. Ai krijoi edhe një shoqatë, u drejtoi shkresa të gjitha institucioneve kombëtare e ndërkombëtare, por u përkrah fare pak edhe nga vetë familjet që kanë të njëjtin problem.
Por, është koha që Kosova të ‘udhëtojë’ drejt krijimit të shtetit të mirëfilltë ligjor dhe demokracisë së brendshme, dhe që vet këto do të japin rezultatet për zbardhjen e krimeve politike. I. M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi