Gjergji Mima:Liria dhe pavarësia e Kosovës, vepër edhe e Kuvendit të 2 Korrikut 1990
Faqja 1 e 1

PRISHTINË, 4 Mars/ATSH-B.Jashari/- Liria dhe pavarësia e Kosovës është një vepër e madhe e popullit të Kosovës, ku të gjitha gjeneratat, në kohë dhe rrethana të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre, si edhe delegatët e 2 Korrikut të para 25 viteve, të Kuvendit kosovar.
Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë takimit me një delegacion të ish-delegatëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët në 2 Korrik të vitit 1990 shpallën Deklaratën Kushtetuese.
Veseli vlerësoi lart kontributin e delegatëve të 2 Korrikut, që nëpërmes këtij akti shprehen qartë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës në atë kohë. “Shpallja e Deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut ishte një moment i rëndësishëm historik në rrjedhën e përgjithshme të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi”, u shpreh ai.
Kryetari Veseli, gjatë takimit u njoh me shqetësimet e ish-delegatëve të Deklaratës Kushtetuese lidhur me statusin e tyre, i cili parashihet të rregullohet me një ligj përkatës që aktualisht është në proces të draftimit.
Veseli theksoi se do të angazhohet që ky proces të përshpejtohet.
Ish-delegatët e 2 Korrikut 1990 kërkuan nga kryetari Veseli përkrahjen në këtë drejtim, si dhe mbështetjen institucionale me rastin e shënimit të 25-vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese.
Kryetari Veseli u shpreh se në kuadër të këtij shënimi do të organizojë një vizitë njoftuese të ish-delegatëve të 2 Korrikut në ambientet e Kuvendit të Kosovës, do të mbështes botimin e një monografie për legjislaturën e asaj kohe, si dhe organizimin e një seance simbolike në 2 Korrik të këtij viti në sallën e Kuvendit nga vetë ish-delegatët e vitit 1990.
Kosova para 25 vitesh me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
“Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë…”, pjesë e lëvizjes gjithëkombëtare për liri, pavarësi e demokraci, e shpallën në Prishtinë delegatët shqiptarë, po edhe nga komunitete të tjera, para dyerve të Kuvendit kosovar, të cilat ua kishin mbyllur me urdhër serb nga Beogradi, që kishte vendosur gjendje të jashtëzakonshme të shtetrrethimit ushtarako-policor.
Deklarata e Pavarësisë ishte edhe si kundërpërgjigje rrënimit kundërkushtetues e të përgjakshëm, me kushtetutën e tankeve serbe, të autonomisë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës së atëhershme.
Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, bashkë me aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumin për Pavarësi të ditëve të fundshtatorit 1991, shënonte kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë tani mëse 16 vjet nga qershori 1999, Kosovës shtet – Pavarësisë së shpallur para 7 viteve në 17 Shkurt 2008, të njohur deri tani nga 108 shtete anëtare të OKB-së.
“Fillim i së nesërmes” ishte titulli i redaksionalit që kam shkruar në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në atë ngjarje historike, të botuar të nesërmen në ballinën e Rilindjes – gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë, ku theksoja se, “Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…” /a.ke/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» UROJMË DELEGATËT E KUVENDIT TË KOSOVËS QË MIRATUAN DEKLARATËN KUSHTETUESE 2 KORRIK 1990 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
» Liria e pavarësia e Kosovës ka “vulën” mërgimtarëve të saj
» Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian
» Engjëll Koliqi: EDHE NËNSHKRIMI YT ËSHTË NJË VEPËR ARTISTIKE
» Selim Hasanaj: Kaqanik 07.09.1990 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi