Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI TE URA TE URA

Shko poshtë

AGIM GASHI TE URA TE URA Empty AGIM GASHI TE URA TE URA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2015 10:54 pm

AGIM GASHI TE URA TE URA 10402402_10152308951364077_5862470472742135895_n

AGIM GASHI

TE URA TE URA
AGIM GASHI TE URA TE URA 11248877_10153025950849077_7026527594485762132_n

Te ura te ura
Vraponi o burra
Nëse keni frkë
Vraponi me turra


Te ura te ura
Parku dhe furra
Kerkon trima
E kerkon burra

Te ura te ura
Jo spaska burra
Kush e provoi
Na tha u pshurra

Te ura te ura
Atje n’Mitrovicë
Po na mbinë poçurkat
Sikur kalanicë

Te ura te ura
Ska ma atje burra
Me i mbledh poçurkat
E mi pjek te furra

Ku jeni o burra
Pse s’shkoni te ura
Pse shkoni n’Siri
Ma afer n’ Serbi

Te ura te ura
Pleshti e kaleshi
Nuk duket te ura
El Ab Trim Leshi

Te ura te ura
Parku i paqes
Mbillet rraja e dreqit
Edhe rrajë e kaçes

Te ura te ura
Plot me barbar
Plot karaxhoza
Pa asnji shqiptar

Shko Isë e Hashim
Te ura te ura
Jo për te ura
Ne nuk jemi burra


Te ura te ura
Realitet Kosova
Lakmi Mitrovices
Peja e Gjakova

Te ura te ura
Po hahet bakllava
Kjo Kosova jonë
Mbushun me Enklava

Te ura te ura
Kosova merr nota
Sa hije të paska
Ty Kosovë FUSNOTA

Te ura te ura
Vendi me qetsi
Veç aty ska
Ushtri as polici

Te ura te ura
Vraponi o burra
Ngjarja tash u ftofë
Për uren ska bothë

Te ura te ura
Eni ju pa pra
Mos shitni trimni
Vllau me vlla

Te ura te ura
Po sundon Serbia
Çdo ditë aty vritet
E jonë krenaria


08.07.2015
Agim Gashi

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi