KU E KA FUSHATA ÇËSHTJEN KOMBËTARE ?!
Faqja 1 e 1
KU E KA FUSHATA ÇËSHTJEN KOMBËTARE ?!
KU E KA FUSHATA ÇËSHTJEN KOMBËTARE ?! |
Agim Shehu, Gjenevë
Fushatës elektorale po i vjen fundi. Tej shumë përshtypjeve të ditës mirë a keq, ndjen një habi të paspjegueshme: Nëpër debatet e kryqëzuara përmëndet pothuaj gjithëçka nga shqetësimet a interesat mes kundërshtarëve. Çuditërisht nuk zihet në gojë ajo, më e rëndësishmja mendoj, Atdheu si nocion kombëtar përmbi çdo parti, shqetësimet për të e fati më tej i tij si komb. Të lënë përshtypjen se Shqipërisë çdo gjë i vete vaj e nuk ka asnjë pengim apo dëmtim të ndjeshëm. Nuk ka, besoj, vënd në botë që debatet elektorale të fillojnë e të mbarojnë në qarkun e mbyllur të interesave të partive, e të mos përmëndet çështja e Atdheut të përbashkët të të gjithëve! Në fushatën amerikane njëri nga dy kundërshtarët kish si moto të hapur publike « E PARA – ATDHEU ». Dhe mendoni, flitet për shtetin më të fuqishëm e më të qëndrueshëm në botë për të cilin rreziqet konkrete ndaj Atdheut janë gati hipotetike, apo dhe po të jenë, kundërshtari e di sesi do ta paguajë ! Mbasi debatonin me qetësi të kulturuar për çështje të brendëshme sociale dhe ekonomike, caktonin kohën e ktheheshin plotësisht nga Atdheu, për politikat e jashtëme, për vëndet e nxehta nga mund t’i vijë e keqe kombit të vet dhe njerëzimit ! Për miqtë dhe kundërshtarët ; për të ndrequr gabimet e bëra. E të tëra këto, sipas gjykimit historik të Kenedit në fushatën e tij elektorale se « Gabimet e
brendëshme na frenojnë ; gabimet e jashtëme na shkatërrojnë ».
Mendoj gjithashtu se rrallë gjen vënd si Shqipëria, veçanërisht në ish bllokun socialist, që në zhvillimet demokratike e shpesh nën mbulojën e saj e « të drejtave të njeriut » të mos i jenë shkaktuar kaq dëme vëndit si Atdhe gjer në prag shkatërrimi si shtet e njollosje në botë si komb; të mos i jenë hapur aq plagë çështjes kombëtare, apo të mos e kenë lënë zbuluar ku qarqet shovene të bëjnë ç’të duan me të ! Të mos i jenë vënë kaq mina nën vete të cilat shpërthimin më të dukshëm do ta kenë të nesërmen. Kjo kryesisht ndaj fqinjëve shovenë jugorë të cilit Shqipërinë e Jugut ia kanë vënë kafshatë te goja. Kjo është vepër e të dyja krahëve kryesore të politikës, sipas masës dhe motiveve të secilës. Mendoj rrallë ka patur kohë në historinë shqiptare ku atdhetarizmi të jetë ftohur kaq shumë te njerëzit, sidomos te rinia, ku një industri e gjerë propagande partish e veçanërisht e gjakhuajve (alogjenë) brënda Shqipërisë, e paraqet atë si të tejkaluar e jo moderne sa të të vijë turp të thuash «atdhetar». Kjo habi ndodh në kundërshtim me atë që në të vërtetë bën bota (Franca ka një ministri të vetme – «Ministria e Rinisë dhe e Edukimit Kombëtar »). Është një gjëmë kombëtare vetëm ta kujtosh, që gati një popull i tërë, për një krodhë bukë mohon kombin, për një pension shet fe e atdhe e bëhet « grek », kurse qeveritë i bëjnë seir pa pikë dinjiteti e përgjegjësie kombëtare ! Nuk gjen vënd, pra si në Shqipëri, që në fushatë elektorale të mos u gjesh kaq mëkate antikombëtare partive.
Në Kushtetutë thuhet se Shqipëria jeton «Me aspiratën shekullore për idenditet dhe bashkim kombëtar». Bukur dhe frazë e bukur! Por ç’bën shteti dhe partitë kur ky idenditet po prishet haptaz nga fqinji jugor duke i çkombëtarizuar hapur shqiptarët! (Në Greqi ka një ligj të vitit 1938 në s’gaboj, që kush ndron fenë ortodokse të tyre, dënohet tre vjet burg. Krahasojeni me vëndin tonë) ! Ka dhe një debat për « idenditetin kombëtar të shqiptarëve» - a është europian apo dhe mysliman! I drejtë në përmbajtjen e vet dhe me mendime tepër të çmuara; por debati, duke u zhvilluar gjer në grindje të figurave të shquara për të kaluarën, na duket luks teorik që të mos flitej në vazhdimësi dhe për shqetësimin tragjik të ditës - shkatërrimi në masë i idenditetit të shqiptarëve sot!
Në Kushtetutë thuhet më tej : «Republika e Shqipërisë mbron të gjitha të drejtat kombëtarëve të shqiptarëve jashtë teritorit të saj ». Përsëri bukur. Por si i mbrojnë konkretisht, jo në letër po në jetë, këto «të drejta kombëtare» ? Mitat Frashëri qe dikur ambasador në Athinë. Në Greqi kish vetëm rreth 10 shqiptarë në burg. Për ata ai i kërkoi me protestë Ministrit të Jashtëm të fqinjit t’ jepte sqarime të hollësishme një për një për gjëndjen e tyre, shqetësimet dhe arsyet pse qenë burgosur. Sot në Greqi janë mbi 2000 shqiptarë fatkeqë nëpër burgje. A i di qeveria dhe partitë të cilat zhurmojnë se po dobësohen nga meraku për fatin e bashkëkombasve?! Të paktën, a ua di emrat !? Mendoj se nuk i dinë, e kjo përbën shkelje kushtetute të cilën s’e zë njeri në gojë, dhe partive në debate s’ua kujton njeri!
Tanimë dihet se Shqipëria është kthyer në një koloni «moderne» që shfrytëzohet ngado prej Greqisë. Ajo ka kyçe të tilla kapitale, sidomos Bankat, me të cilat mund të krijojë kolapse shtetërore me dëme të pallogaritëshme. Shtrënimi ekonomik u prin kushtëzimeve politike gjer në lëshime të dhimbëshme antikombëtare siç ka ndodhur tek ne. Në «Kujtime» Princ Vidi tregon se Italia i kërkoi në Shqipëri administrimin e Postë-telegraf e telefonave, e ky, sado mëndjepakët, iu përgjegj: «Po ju më kërkoni pavarësinë e Shqipërisë»!
Hymë në NATO. Sigurisht hyrja në të është një meritë shqiptare dhe fat i saj, po aq sa dhe një domosdoshmëri gjeoplitike e vetë NATO-s për hapsirat e saj. Nato mbi të gjitha tanimë është dhe mburojë jona. Mirëpo ç’kuptim ka, që sapo gëzuam hyrjen nën mbrojtjen e saj, nga Atdheu na del hapsira ujore kombëtare për te shteti fqinj !? A ka të drejtë që një qeveri e një parti në fuqi të firmosë vetë në kabinet të mbyllur dhënien fshehur kokë më kokë me tjetrin të një hapsire ujore pa një transparencë të plotë jo vetëm me opozitën por me tërë popullin ? Kur flitet për fatin e hapsirave dhe interesa të gjera kombëtare, pyetet sovrani vetë, pasi qeveritë venë e ikin kurse populli mbetet bashkë me pasuritë themelore të shtrenjta e të paprekshme të tij. E tha saktë e me dinjitet z. Ngjela, se për akte të tilla kapitale pyetet doemos populli me referendum (në Zvicër bëhet referendum, se «a mund të ecet me veturë mbi 130 km. në orë » ; apo bie fjala, a mund të rregullohet ndryshe rjedha e Rhonit në Liqenin Leman të Gjenevës etj. më të vogla) ! Jo më kot faljen e 225 km katrorë det shqiptar Athina, e vetë Karamanlis e quajti publikisht « fitore strategjike » të Greqisë (që saktësisht përkthehet «humbje strategjike» e Shqipërisë). Ai këtë po e përdor fitore në fushatën e vet elektorale. Në të njejtën masë, kjo mbetet humbje elektorale për anën tjetër, dhe duhej trajtuar si e tillë gjatë fushatës. Mirëpo kjo tek ne mbetet në heshtje. Është e qartë, firmosësve u intereson që ky akt i ndërgjegjshëm antikombëtar të mbetet në heshtje ; por të vjen habi, nisi e mbaron fushata e media apo analistë aq të mprehtë e të nderuar t’i shmangen kësaj analize ! Të mos guxojnë t’u bëjnë një pyetje përgjegjësve përkatës qoftë dhe si sqarim i mëtejmë i një shqetësimi kaq të nxehtë kombëtar. Këtë nuk guxoi, apo nuk i shkoi fare në mëndje ta bënte qoftë dhe një qytetar, duke u mbyllur te çmimi i një kg. domateje! Kurse këtë shqetësim për atdheun të paktën do ta shprehnin, mendoj, edhe qytetarë në shtetet e xhunglave të Afrikës (të kujtohet mendimi profetik i Falmerajerit para dy shekujsh për shqiptarët : « Popull me vullnet të fortë dhe mëndje të shkurtër »). Me një premtim për dy kg. miell shtyjnë 4 vjet varfëri të tjera. Sigurisht ky është produkti në tërësi i «njeriut të ri» me shpirt të shtrembëruar ardhur nga shteti komunist.
Merresh në debat me Ministrin e jashtëm nëse është bërë apo jo një shkollë në fshat. Duke i çmuar meritat në punën e tij, do qe e domosdoshm të paktën të pyetej si njeri që kërkon deputetin: « Zotëri, me ç’të drejtë ti firmos si një fill ministri më vete ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, kur për Shqipërinë e Jugut të cilën e quajnë me provokacion « Vorio-Epir » ata qenë e në synime mbeten ende edhe më pushtues se ushtria fashiste ! ? Ndodhi gjëma e paparë në Shqipëri as në dyndjet e barbarëve : nxirren nga varret eshtrat e shqiptarëve në shtëpinë e tyre duke fyer rëndë shpirtin e të afërmëve si sovranitetin e shtetit ; dëshmohet ligjërisht krimi dhe mbulohet pa u dënuar njeri?! Pyetet deputeti në Durrës, i cilës çdo ane qoftë, se pse nuk hiqen ca baranga të vjetra a cisterna, e nuk pyetet : pse nuk ngre popullin më këmbë, që me rrugë demokratike të ikij më në fund prej andej ushtria greke «misterioze»? Aq më tepër që tani hymë në NATO dhe Shqipëria nuk ka nevojë as arësye që të rrijë si nuse me dy vjehra ! Tanimë atë detyrë në Durrës duhet ta ngarkojë vetë. Ç’kuptim ka, që kemi një ushtri të aftë për në NATO, që dërgohet dhe nëpër botë si aleate me misione paqeje, dhe e paaftë të mbrojë një pikë në atdheun e vet ! Akt i dyshimtë, që në fushatë mund t’i sqarohej më tej popullit, sidomos prej kandidatëve përkatës. I bëhet kërkesë NATO-s që të veshë rroba civile e të dërgojë vëzhgues për zgjedhje, të fusë grykat e topave në kutitë e votimit të shqiptarëve(!). Mbase dhe kjo mund të bëhej ; por do qe më me vënd që t’i kërkohen ekspertë shkencorë për fatin e hapsirës sonë ujore në rrezik humbjeje) ! Sa do kushtonte në debate një sqarim i tillë!
Në kryeqendrën historike të Labërisë e cila lidhte gjithmonë Labërinë me Çamërinë caktohet prefekt një grek. Le ta pranojmë me «të drejtën e njeriut »!…Mirëpo kur ai shkon në tubime shovene antishqiptare dhe e shpall publikisht veten si « prefekt i Vorio-Epirit » duke shkelur kushtetutën dhe rrezikuar sovranitetin kombëtar, në vënd që normalisht t’i jepej drejtësisë siç do bënte çdo shtet, e cakton përsëri deputet!? Si mundet kjo, dhe si heshtet gjatë fushatës së tij për këtë veprim të pashëmbullt!? Kaq shëmtuar janë çveshur shqiptarët nga ndjeshmëria kombëtare!? Bëhen takime me deputetë të PBDNJ (si parti kryesisht greke). E pranueshme. Por, nga ngjarjet e zhvilluara lind natyrshëm pyetja sidomos në fushatë zgjedhore në shtetin sovran shqiptar: «Zotërinj, mirë se na vini! Veç na lejoni një pyetje: a mendoni ju, se Greqia ka të drejtën e Vorio-Epirit imagjinar!? A mendoni ju se grekët e ardhur në Shqipëri kanë atë të drejtë referendumi si shqipatrët e Kosovës ! ? Bukur që mbroni të drejtat e njeriut ! Po çamët a i quani njerëz, e nëse po, pse atyre nuk ua njihni të drejtën tanimë të pranuar botërisht ! ? Nëse nuk i njihni si njerëz, jeni racistë dhe të drejtën e «mbrojtjes së njeriut» e keni të pjesëshme, të pasinqertë, pra antikushtetuese !
Veç të mirës, çfarë të keqe do të kishin pyetje të tilla me shqetësim të ligjshëm kombëtar e me të drejtën e njeriut për të folur lirisht, sidomos në fushatë zgjedhore!?
Fakti që këto shqetësime kombëtare nuk janë ndjerë në asnjë pyetje, aq më keq as nga media të nderuara dhe analistë të mprehtë, ta shpie mëndjen se ka një marrëveshje, qoftë dhe në harmoni të heshtur mes partive kundërshtare, që të mos zihet në gojë kjo zonë e nxehtë për të dy palët. Çështja kombëtare le të rrotullohet e mbyllur brënda polemikave partiake, le të humbasë në labirinthet e interesave të brendëshme të tyre. Për fat të keq, « E djathta » e vërtetë kombëtare nuk po ndihet gjëkund (përjashto betimet e majta se « unë jam e djathta »). Baza themelore e së djathtës kombëtare është e drejta e trashëgueshme e pronës. Në Manifestin e Partisë Komuniste Marksi shpall botërisht: «Synimi parësor i komunistëve është rrëmbimi i pronës». Tek ne kjo mishërohet besnikërisht në Ligjin komunist 7501 të Tokës. Ata që mbrojnë këtë ligj janë në të vërtetë të tejmajtë (të majtët e Europës në tërësi e pranojnë Ligjin Universal të tokës së trashëguar te pronari i vet). Dolën shumë tregues bindës, se Poli i Lirisë është Parti e vërtetë e djathtë veçanërisht me në qendër Pronarët, ish të Persekutuarit dhe demokristianët e vërtetë antikomunistë). Mirëpo Z. Meksi të cilit iu var befasisht këmbora e kësaj aleance, në pyetjen e mënçur që i bënë dy analistët e shquar, Z. Zaloshnja e Minxhozi se a do ta abrogonin Ligjin 7501, ai u shpreh nën zë duke lëvizur gishtat si duke trazuar sallatë: «Do përfshihet në ligjet e tjera…» Dmth helmi do përzihet me qumësht, dhe drama e së djathtës, me sa duket, do vazhdojë. Do isha i lumtur që këtu të dal i gabuar.
Premtimet anësore si komb vazhdojnë, pa u sqaruar plotësisht edhe në fushatë, bie fjala që «Çamëria nuk është çështje kombëtare», e nga ana tjetër nën zë - «për Çamërinë kam diskutuar gjithandej»! Qoftë kjo e dyta!
Le të kënaqen shqiptarët kur Atdheu si komb vezullon si bisht i zbehtë komete diku në një skaj premtimi, se «me ne në krye, ne do ta bëjmë Shqipërinë…» etj. Ashtu qoftë! Për më tej, andej e këndej, në shtëpinë e të varurit nuk zihet në gojë litari.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ramiz Dërmaku: Njohja me realitetin e ndihmon çështjen kombëtare
» Hajriz Demaku: Inatet partiake, dëmtojnë çështjen kombëtare
» Ramiz Dërmaku: Mendimi unik - i nevojshëm për çështjen kombëtare dhe bashkim kombëtar
» AK proteston kundër Kserës, e akuzon për tradhti. AK thumbon PDIU: Shitën çështjen kombëtare për 3 poste drejtorësh
» Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare-ULTIMATUM: Qeverisë së Kosovës nga Beslidhja e Rilindjes Kombëtare
» Hajriz Demaku: Inatet partiake, dëmtojnë çështjen kombëtare
» Ramiz Dërmaku: Mendimi unik - i nevojshëm për çështjen kombëtare dhe bashkim kombëtar
» AK proteston kundër Kserës, e akuzon për tradhti. AK thumbon PDIU: Shitën çështjen kombëtare për 3 poste drejtorësh
» Besëlidhja e Rilindjes Kombëtare-ULTIMATUM: Qeverisë së Kosovës nga Beslidhja e Rilindjes Kombëtare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi