Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim GASHI - NË BRUKSEL VENDOS ISA, VETËVENDOSJA RRIN NËR LISA

Shko poshtë

Agim GASHI - NË BRUKSEL VENDOS ISA, VETËVENDOSJA RRIN NËR LISA Empty Agim GASHI - NË BRUKSEL VENDOS ISA, VETËVENDOSJA RRIN NËR LISA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2015 12:02 pm

Agim GASHI - NË BRUKSEL VENDOS ISA, VETËVENDOSJA RRIN NËR LISA 11923604_10153130435484077_3139407971067270174_n



Agim GASHI


NË BRUKSEL VENDOS ISA,
VETËVENDOSJA RRIN NËR LISA


Vetëvendosja n'kam u çu
N'Prapshticë koka shku,
Nëpër mal po i zgatet qafa:
-Ku i ka trojet Isa Mustafa?

Dul nji plakë flet me çudi:
- Ku po shkoni djemtë e mi?
Pse po i thoni me i shit Isës,
Arat, përrojet e Prapashticës?!

Mos ia nxirrni dhe ju fundin
Kush ta don sot katundin?
Per Prishtinë krejt kanë shkue
Ma lehtë Kosovën me coptue?

Çka banë trimat e Vetëvendosjes
- A ia marrim Isës kosën?
Hajt bre trima mos lunni bisht,
Isa kosën e ka n'gisht!

Prapashicë e Keqekollë
Krejt t'i shet me laps të hollë.
N'vend te Sllobës del Ivica:
Daj, potpishi druzhe Isa!

Edhe Isa djalë i ngushëm
Djalë i urtë e i knushëm,
Shet Kosovë në Mitrovicë
Me antena n' Brezovicë.

Si me i ra barit me kosë
Shkon Kosovën tuj e sosë,
Bashkë me shokët e partisë
Si me i hang petllat e flisë.

Çka po lupni o vetëvendosësa
Nji grusht vend u ba Kosova,
N'Prapashticë rrini nër lisa
Se për toka s'mërzitet Isa!

26.08.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi