Qarkore e Sigurimit nënshkruar nga Enver Hoxha
Faqja 1 e 1
Qarkore e Sigurimit nënshkruar nga Enver Hoxha
Qarkore e Sigurimit nënshkruar nga Enver Hoxha
Një tjetër qarkore që lidhet me organizimin e Shërbimit Informativ, hartuar nga Enver Hoxha me 15 nëntor 1944, trajton në hollësi mënyrat se si ky shërbim duhet të funksiononte në Ushtri.
Në kushtet e Luftës, Shërbimi Informativ, sipas Hoxhës, duhej të përqendrohej më shumti në zbulimin dhe mbledhjen e të dhënave të armikut, analizimin e hollësishëm të tyre, përcjelljen urgjente dhe në rrugë të sigurta, etj.
Këtë qarkore është hartuar e firmosur nga vetë Enver Hoxha, dhe i është nisur Komandës së Qarkut Korçë nga kryetari i Shërbimit Informativ, Pandi Kristo.
Dokumenti i plotë është si më poshtë:
"KOMANDA E PËRGJITHËSHME E USHTËRISË NACIONAL ÇLIRIMTARE SHQIPTARE
Shërbimi informativ Qendror
Nr. 927 Rez.
Berat, 15-XI-1944
QARKORE
Mbledhja dhe paraqitja e hollësinave mbi armikun
1.- Hollësitë mbi armikun kur të jenë egsakte, të paraqituna mirë dhe me kohë si edhe të përdoruna siç duhet, përbajnë një nga bazat pa të randësishme për vleftësimin e drejtë të gjendjes, për vendimet e drejta si edhe për përdorimin e nevojshëm të ushtërisë në luftë.
Hollësinat ma të rëndësishme mbi armikun që duhet të hetohen dhe të dihen janë: ku asht armiku; kush asht ky armik (cila njësi, numuri dhe emni; lloji i ushtërisë), forca dhe përbamja, ç’ka banë, ç’qëllime ka.
2.- Gjurmimi i hollësinave mbi armikun asht nji nga detyrat ma të randësishme të të gjitha drejtonjësve dhe shtabeve, në të gjitha situatat para luftimit, gjatë luftimit dhe mbas luftimit.
Këto hollësina merren:
a) Me anë të vëzhgimit
b) Me anë të shërbimit informatif ushtarak.
Vëshgimi bahet nga:
Drejtonjësit, të cilët kanë për detyrë, përpara se të vendosin hymjen në luftim, t’a kontrollojnë personalisht sheshin e luftës në drejtimin kryesor të operacioneve, kurdoherë që të jetë e mundur;
Oficerat e caktuem posaçërisht nga shtabet (shefat e shtabeve, ndihmësit e tyre, oficerat e caktuem për çështje operative dhe operative-informuese), të cilëve u besohet nga drejtonjësit që të vëzhgojnë personalisht armikun, dhe terrenin në një drejtim të caktuem të operacionit;
Aviacioni në rradhë të parë nga aviacioni vëzhgues;
Njësit e vëzhgimit (skuadrat e vëzhgimit, çetat e tjera);
Njësit e tjera të ushtërisë: të kambësorisë, të kavalerisë, të artilerisë, të xhenjos, për nevojat e tyre të luftës.
Shërbimi informatif ushtarak përdor rrjetën e qendrave të tija dhe mjetet e tjera të përshtatëshme, për të mbledhur hollësina sa më shum e sa më të mira mbiarmikun dhe sheshin ku do të zhvillohet përpjekja.
Të dyja këto veprimtari plotësojnë njëra tjetrën, sipas nevojave të situatës.
Për armonizimin e drejtë të këtyne dy veprimtarive dhe për funkcionimin e vazhdushëm dhe të drejtë, janë përgjegjës shefat e shtabeve përkatëse, të cilët punojnë sipas udhëzimeve të drejtonjësve.
Njësive vëzhguese (skuadrat vëzhguese, çetat e tjera) u japin urdhëra personalisht shefat e shtabeve gojarisht. Përgjegjësit e njisive vëzhguese nuk mbajnë me vehte asnjë dokument, dhe ndër hartat nuk duhet të bëjnë asnjë shënim.
3.- Hollësitë e mbledhuna mbi armikun duhet të studiohen sa më parë në të gjitha anët, të rrjeshtohen dhe mandej të çfrytëzohen me kriter.
Rrjeshtimi dhe studimi i përket kompetencës së seksionit informatif ushtarak tështabit përkatës. Çfrytësimi i përket kompetencës së organeve operative të shtabeve.
Shefi i shtabit harmonizon që të dyja këto punë dhe ësht personalisht përgjegjës për çfrytëzimin e drejtë të atyre hollësive që kanë të bajnë me situatën operative të çastit dhe përdorimi i vonshëm i të cilave kishte për të shkaktue çdo lloj damtimi t’interesave të ushtërisë s’onë dhe dobi në favor të armikut.
4.- Të gjitha shtabet që mbledhin hollësina mbi armikun, pasi t’i studiojnë, t’i rrjeshtojnë; i çfrytëzojnë kështu:
a) Në rradhë të parë për nevojat e tyre operative dhe taktike; dhe për evidencën e tyre.
b) Informojnë komandat që varen prej tyre mbi ato hollësina që kanë të bëjnë me ato komanda dhe rrezen e tyre të veprimit.
c) Informojnë shtabet e tyre më të afërme mbi hollësinat që kanë të bëjnë me ato shtabe dhe me rrezen e tyre të veprimit.
d) Informojnë rradhët pertizane që veprojnë në prapavijat e armikut (që gjenden në rajonin e operacioneve të shtabit përkatës) mbi ato hollësina që mund t’i vlejnë punës dhe aktivitetit të tyre.
e) Informojnë shtabin nga i cili varen mbi ato hollësina që kanë rëndësi dhe vlerë për atë shtab më të naltë.
5. - Informatat dhe raportet kanë vlerë vetëm kur janë të kjarta, të kontrollueme, të kuptueshme, kur rezultojnë të besueshme dhe në fund kur janë të paraqituna me kohë.
Informatat ose raportet mbi armikun mund të jenë:
a) Të veçanta, që kanë të bëjnë me një punë ose çështje të vetme ose me shumë punë ose çështje të ngjashme.
b) Të përgjithëshme, këto informata përfshijhnë të gjitha hollësitë e rrjeshtueme mbi armikun, të mbledhuna brenda një intervali të caktuem kohe. Ndër to shënohen observacionet e situatës së armikut ashtu siç shikohet nga shtabi i caktuem.
Raportet e veçanta përgjithësisht janë të një natyre urgjente; që përmbajnë hollësina që kanë ose mund të kenë influencë në situatën operative dhe taktike.
Raportet e përgjithëshme përfaqësojnë rezultatin e punës së shtabit përkatës për mbledhjen e hollësinave mbi armikun për sa i përket të gjitha çështjeve që ay shtab i a ka dalë me i skjarue krejtësisht ose pjesërisht brenda një intervali të caktuem kohe.
6.- Raportet e veçanta që janë të një natyre urgjente dërgohen me mjetin ma të shpejt (radio, telefon, motoçikletë etj.).
Raportet e veçanta që nuk janë të një natyre urgjente dërgohen parimisht me letër, tue përdorun mjetin ma të shpejt transportues që gjendet në dispozicion.
Raportet e përgjithëshme paraqiten me shkrim dhe dërgohen me mjetin transportues ma të shpejt që gjendet në dispozicion ashtu siç dërgohen raportet e veçanta të një natyre jo urgjente.
7.- I përket shefit të shtabit relatif me e çmue dhe me e vendosë mbi urgjencën dhe rëndësinë e hollësive që dërgohen në raportet e veçanta dhe ësht përgjegjës që hollësina të tilla të dërgohen me kohë dhe të përpilue mirë atje ku duhet.
Në qoftë se hollësinat kanë të bëjnë me pregatitjet operative dhe lëvisjet e armikut, në sa qëllimet e armikut nuk dihen, drejtonjësit e shtabit që id ërgojnë raportinshtabit përkatës, kanë për detyrë me dhanë gjykimin e tyre, të bazuem në studimin e shumë-anshëm të konditave.
8.- Përsa i përket dërgimit të këtyre raporteve të veçanta shtabit të përgjithshëm (sekcionit të II informatif) të respektohen këto norma:
a) Këto raporte dërgohen me anë të radios. Po qe se egziston lidhja Shtabet që janë shum afër shtabit të përgjithshëm i dërgojnë këto me shkrim.
b) Shtabit të përgjithshëm i interesojnë, si të rëndësishmë dhe urgjente të gjitha ato hollësira që kanë një rëndësi operative.
Në rradhë të parë vijnë këto:
- Lajmet, hollësinat, provat mbi pregatitjet e armikut për akcione kundër forcave t’ona.
- Lëvizjet e materialit dhe të forcave të gjalla të armikut për akcion kundër forcave t’ona ose për qëllime të tjera. Aktiviteti i armikut kundër forcave t’ona.
- Identifikimi i njisive t’armikut (d.m.th. cilët formacione u përkasin, cili ësht emni i tyre, numuri i tyre dallues).
- Ardhja e njësive të reja në territorin t’onë, ardhja e mjeteve të reja luftarake.
- Trafiku i transporteve armike ndër komunikacionet ma të randësishme të rrugëve, të ujit dhe të hekur-udhëve. Identifikimi i trupave dhe i materialit ndër këto transporte.
- Konstatimet dhe lajmet e rëndësishme mbi gjendjen e moralit dhe të aftësisë luftarake të armikut.
- Të gjitha hollësinat e tjera që sipas gjykimit të shefit të shtabit që dërgon raportin, kanë një rëndësi operative dhe janë të një natyre urgjente.
9.- Radio mesazhet duhet të jenë të shkurtëra, të kjarta dhe të përcaktueme.
Nga këto duhet të konstatohen:
Vendi i ngjarjes
Koha e ngjarjes
Vetë ngjarja në vija të shkurtëra
Vërtetësija e burimit d.m.th. përcktimi në se hollësija ësht e sigurt, e besueshme ose e dyshimtë.
Në qoftë se nuk bëhet fjalë për vërtetësin e burimit, konsiderohet se hollësija ësht e sigurtë dhe egzakte.
Në qoftë se raporti shënohet si i besushëm ose i dyshimtë, konsiderohet se shtabi sa raporton i ka fillue me një herë verifikimet dhe se do vijnë më pasë rezultatet e verifikimit.
Vendi i ngjarjes të shënohet sipas hartës. Në qoftë se harta nuk e ka, ose ësht vështirë të gjindet, të jepet drejtimi aproksimatif në bazë të vendit që gjindet më afër dhe që bije në sy më shpejt. Po të jetë e përshtatëshme, të jepen koordinatat.
Vendet të shënohen sipas hartës në shkallë 1:100000.
Hollësina mbi armikun mos të përzihen, në mesazh, me hollësina mbi çështje të tjera, që nuk kanë të bëjnë me armikun. Në qoftë se në mesazh gjenden edhe hollësina të tjera, të vendosen dhe të paraqiten veçanërisht.
Në qoftë se ndonjë hollësi ësht marrë nga aliatët kjo duhet shënue.
10.- Gjurmimi mbi bombardimin e disa forcave e objektivave t’armikut ësht një nevojë operative dhe nuk duhet të përzihet me hollësitë mbi armikun, por duhet gjurmue veçmas. Po qe se bombardimi kërkohet në të njëjtin mesazh, duhet të jepen hollësinat të përcaktueme mirë, tue pasë parasysh mundësinë e ndryshimit të situatës brenda kohës që i nevojitet mesazhit për të arrijtë deri në shtabin e përgjithshë.
11.- Numurat e njisive ësht mirë të shënohen me gërma që të mos bahen gabime e konfuzione.
12.- Ato shtabe të korpusit dhe të divizioneve të pavarura, që deri tani e kanë informue drejt për së drejti shtabin e përgjithshëm do të vazhdojnë kështu edhe më tutje sipas normave të naltëtregueme.
13.- Raportet e përgjithshëm (e përbashkëta).
Bëhen nga shtabet e nalta-shtabet kryesore dhe shtabet e korpusit – një herë në muej, me qëllim se:
a) T’orientohen shtabet më të vogla (dipendente) mbi gjendjen e armikut.
b) Shënohen të gjitha ato çështje që duhen ndjekë e vërtetue.
c) Këto raporte të vlejnë si dokumenta të aktivitetit ushtarak informatif të shtabitpërkatës.
Këto raporte mbajnë titullin “observacione mbi gjendjen e armikut nga izta................ deri në ..............”. Ato duhet të përfshijnë të gjitha hollësitë më të rëndësishme, të radhituna sipas grupeve të ngjashme me njëra tjetrën në mënyrë të kjartë dhe observonjëse.
Pikat më kryesore të përmbajtjes së këtyre observacioneve janë:
a) Organizimi i komandimit të forcave t’armikut në zonën e aktivitetit informatif tështabit që përpilon observacionit. Cilat shtabe të nalta ekzistojnë, organizimi dhe kompetenca e tyre, cilat zona operative i janë caktue. Rezidenca e shtabeveoperative, qendrat e tyre të lidhjes. Shtabet territoriale të armikut.
Qëndrimi i okupatorit kundrejt kuislingave. Shkalla e nënshtrimit të kuislingave; faktet për këtë gjë.
b) Observacione mbi trupat armike, mbi aviacionin e tij (ku gjinden). Kjo të paraqitet me rradhë: më parë ushtërinë tokësore, mandej aviacionin.
Për çdo njisi të paraqitet: emni, numuri, garnizoni, përbamja, forca, armatosja dhe çdo hollësi tjetër që disponohet. Kjo paraqitje mund të më së miri tue pasë parasysh tabelën.
N’observacionet që do të bëhen për herë të parë të parashtrohen të gjitha hollësinat plotësisht. Ndër observacionet që pasojnë mund të paraqiten vetëm shtesa dhe ndryshime.
Në lidhje me aviacionin të paraqiten në radhë të parë: aerodromet, pistat, organizimi i komandimit, njisit fluturuese, numuri dhe emni i aparateve, depoja e benzinës dhe e materialit, sigurimi i pistave etj.
c) Rregullimi dhe sigurimi i prapavijave të armikut: trafiku toksuer, ajruer. Depot e paisjeve të ndryshme, të armëve dhe të municionit. Punimet e fortifikimit dhe të minimit.
Gjendja shëndetësore e ushtërisë dhe e popullsisë s’armikut. Konsitat ekonomike, shoqërore dhe politike sa më shkurt.
d) Sjellja e armikut kundrejt popullsisë. Krimet e bame nga armiku.
e) Aktiviteti luftarak i armikut në vija sa më të shkurta. Mënyrat dhe mjetet e ra luftarake të armikut.
f) Gjendja morale dhe politike e armikut. Shenjat ma kryesore të moralit të ulët. Provat.
g) Përmbledhje e shkurtër dhe e përgjithëshme mbi gjendjen e armikut dhe aktivitetin e tij, me valutimin (vleftësimin) pozitif ose negatif të kësaj gjendjeje.
Vërejtje:
a) Në lidhje me çështjet e paskjarueme ndër observacione duhet të shënohet se kush e ka marrë përsipër t’i skjarojë dhe në ç’mënyrë, po qe se një gjë e tillë nuk ësht urdhënue posaçërisht.
b) Në rradhitjen e forcave armike në krye duhet të figurojnë forcat gjermane, mandej të tjerat.
c) Me fjalën forcat e armikut duhet të kuptojmë se bëjnë pjesë edhe gjindarmërija, policija, milicia etj. përgjithësisht të gjitha formacionet e armatosura që shërbejnë okupatorin me çdo formë qoftë.
d) Përpilimi i këtyre observacioneve do të lehtësohet shumë po qe se sekcioni informatif mban nji evidencë të çdo dite t’armikut sipas garnizoneve.
e) Këto observacioni përpilohen nga shefat e sekcioneve informative. Më redaktimin e përgjithshëm dhe saktësin e paraqitjes janë përgjegjës shefat e atyre shtabeve që përpilojnë raportet.
f) Këto observacione përpilohen dhe dërgohen nga:
Korpuset e shtabit të përgjithshëm, shtabeve dipendente të divizioneve dhe të njisive të pavaruna ma të mëdha.
Divizionet e pavaruna nga korparmatat e shtabit të përgjithshëm dhe shtabeve dipendente të brigadave.
Brigadat e pavaruna nga divizionet e shtabit të përgjithshëm.
Shefat e sekcioneve të ndryshëm nër shtabet e nalta duhet të vihen në dijeni mbi këto observacione, për të pasë nji ide sa më të kjartë mbi gjendjen e armikut.
Observacionet janë të një karakteri reservat dhe shërbejnë vetëm për përdorimin zyrtar të shtabeve ku gjinden. Prej tyre nuk mund të jepet asnji hollësi askujt që të mos jetë i autorizuem. Në rast reziku duhet të mshihen në një vend të sigurtë ose të çduken fare.
Vdekje Fashizmit
Liri Popullit
Komandanti i Përgjithshëm i Ushtërisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare
Gjeneral-Kolonel
(Enver Hoxha)
(firma, vula)" (sic.). /Shqiptarja/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Hoxha - Historia e një Diktatori
» Përse Enver Hoxha e kritikonte Çe Guevarën
» Beqir Meta: Si e dëmtoi Enver Hoxha çështjen çame
» Kostaq Xoxa:Edi Rama, Enver Hoxha-2 i Shqipërisë
» Berisha: Edi Rama, fotokopje e diktatorit Enver Hoxha
» Përse Enver Hoxha e kritikonte Çe Guevarën
» Beqir Meta: Si e dëmtoi Enver Hoxha çështjen çame
» Kostaq Xoxa:Edi Rama, Enver Hoxha-2 i Shqipërisë
» Berisha: Edi Rama, fotokopje e diktatorit Enver Hoxha
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi