Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vidhet dosja e vrasjes së gazetarit të 'Bota sot', Bekim Kastratit

Shko poshtë

Vidhet dosja e vrasjes së gazetarit të 'Bota sot', Bekim Kastratit Empty Vidhet dosja e vrasjes së gazetarit të 'Bota sot', Bekim Kastratit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 23, 2009 10:05 pm

Vidhet dosja e vrasjes së gazetarit të 'Bota sot', Bekim Kastratit

Shqipe Osmani
Zhdukjet skandaloze të dosjeve.


Vidhet dosja e vrasjes së gazetarit të 'Bota sot', Bekim Kastratit Bekim%20kastrati
Vjedhet dosja e vrasjes së gazetarit të 'Bota sot', Bekim Kastratit.

Nuk është vetëm vjedhja e dosjeve në Dhomën e Dëshmive në Policinë e Kosovës, që ka tronditur opinionin. Edhe dosja e vrasjes së gazetarit të “Bota sot” dhe truprojës së presidentit Rugova, Besim Dajakut, është vjedhur, tha deputeti Gani Geci (LDD).
Deputeti Gani Geci, kritikoi të gjitha nivelet institucionale për vjedhjet në polici, ndërkaq ka përmendur kështu edhe zhdukjen e dosjeve të gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastratit dhe të truprojës së presidentit dr. Ibrahim Rugova, Besim Dajakut. “Policia e EULEX-it ka kërkuar në Skenderaj dosjen për këto vrasje, por ajo dosje nuk është gjetur”, tha Geci, duke shfaqur kështu dyshimet për profesionalizmin e institucioneve përkatëse për të zbardhur rastet. Ai e ka cilësuar ministrin Pajaziti vetëm si zëdhënës apo ushtrues detyre të MPB-së, meqë sipas tij, me këtë ministri udhëheqë dikush tjetër.
Deputetët përgjithësisht kanë vlerësuar skandali i vjedhjes së dosjeve, ka zbehur jo vetem imazhin e Policisë së Kosovës, por edhe të shtetit, ndërsa zyrtarë qeveritarë kanë premtuar se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë në momentin kur hetimet do të identifikojnë fajtorët. Dy muaj pas vjedhjes në Polici, ligjvënësit e Kosovës debatuan të martën në një seancë të veçantë plenare, për vjedhjen që kanë ndodhë në Dhomën e Hetimeve në Polici, ndërkaq disa prej tyre i rekomanduan qeverisë që të shkarkojë nga detyra, shefin e policisë Sheremet Ahmetin për shkak të përgjegjësisë menaxheriale lidhur me këtë skandal. Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, pasi paraqiti një informatë për rastin e vjedhjes në polici, garantoi se rasti do të zbardhet, ndërsa aktorët do të dalin pra drejtësisë. “Ju sigurojë se do të ketë rezultate në këtë drejtim”, tha ministri Pajaziti, i cili u rezervua të jep detaje lidhur më këtë rast, për siç tha, ndërhyrjen në çështje të hetuesisë. “Nëse japim më shumë detaje atëherë mund të pengojë zhvillimin e hetimeve të cilat tashmë janë në stadin e hetimeve”, tha ai. Me informatën e tij para deputetëve, ministri Pajaziti tha se në Dhomën e Dëshmive në Polici, ndërmjet datës 24 dhe 25 prill, janë vjedhur 47 kilogramë heroinë, 7 bimë kanabis, 3.828 euro, 6.5 milionë lira të Turqisë etj. Pajaziti tha se hetimet janë kanalizuar, ndërsa lidhur me këtë rast ka pasur edhe të arrestuar. Ai bëri të ditur se policia e Kosovës ka angazhuar hetuesit më të mirë të cilët po ndihmohen edhe nga organet tjera të pavarura, që rasti të ndriçohet sa më parë dhe hetimet tashmë kanë në fazën më dinamike.(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së mërkurë të gazetës "Bota sot") Vidhet dosja e vrasjes së gazetarit të 'Bota sot', Bekim Kastratit +perkujtimore
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi