Mospërdorimi i fitores
Faqja 1 e 1
Mospërdorimi i fitores
Mospërdorimi i fitores
Deri te pavarësia e pakthyeshme e Kosovës kemi arritur në bazë të një uniteti politik në linjën e qëndrimit për statusin definitive të Kosovës, i cili status ka qenë platformë dhe program i çdo lloj organizimi (partiak, etj.) të klasës politike të Kosovës. Ky unitet në këtë pikë, ka bërë që sot Kosova gjithnjë e më shumë ta dëshmoi faktoritetin e pavarësisë së shtetit edhe në arenën ndërkombëtare. Përkundër kundërthënieve në rrafshet “ideologjike” të partive të ndryshme që janë shitur si të tilla në skenën politike duke krijuar “kontradikta” mospajtimesh që janë patentuar vetëm si luftë për pushtet, ose si luftë për karrierë individësh brenda për brenda partive ku kanë qenë dhe janë faktorë, megjithatë kontradiktat nuk kanë arritur ta shkatërrojnë unitetin vetëm në një pike: në qëndrimin unik të klasës politike të Kosovës lidhur me statusin e pavarësisë së shtetit. Kjo shihet në refuzimin e klasës politike ta pranojë marrëveshjen e EULEX-it me Serbinë. Pra, ai pak “unitet” (a shumë) që është krijuar nga platforma e përbashkët që ka pasur klasa politike lidhur me pavarësinë e Kosovës, deri në ditën e shpalljes së saj, i ka arsyetuar edhe qëndrimet (opozitare), por që sa i përket statusit nuk kanë qenë asnjëherë kundërthënëse. Tash është një fazë e re në të cilën kualiteti i politikës do të mund të dëshmohej vetëm në aspektet e brendshme të qeverisjes së pavarësisë, pra jo nga të huajt, por nga ne vet. Dhe kjo nuk është obligim vetëm i institucioneve, por i gjithë skenës politike. Si mund të largohet nga “qeverisja e pavarësisë” klasa politike e Kosovës? Qoftë ajo si pozitë, ose opozitë, nëse eskivon probleme, duke u ikur atyre që kanë rëndësi vitale politike, kështu sabotohet (mbase edhe pa qëllim dhe nga epshi karrierist) rëndësia e çështjes së “qeverisjes së pavarësisë”. Pavarësia është shpallur, tash kërkohet ta mbrojmë! Shkurt pavarësia nuk është çështje e rezervuar vetëm për një orientim të organizuar politikisht, por për të gjithë së bashku. Pse? Sepse pavarësinë e Kosovës nuk e lufton asnjë nga partitë politike të Kosovës. Por, kush pra “e lufton”? A ka nevojë kjo pyetje për përgjigje? Ata që sot nuk e pranojnë (ende) këtë pavarësi, dhe e menaxhojnë jo sipas legjislacionit kushtetues. Pra, ende nuk është koha e duhur që opozicionet politike vendore të krijojnë kontradikta dhe përçarje as brendapartiake si dhe ndërpartiake, kontradikta aq të mëdha sa të duken të patentuara artificialisht, sepse edhe janë të tilla. Pse janë të tilla? Sepse dihet se dikush që ende sot ka ingerenca ekzekutive administrative policore dhe ushtarake në Kosovë, vazhdon ta pengojë “qeverisjen e pavarësisë” legalisht duke zbatuar Rregulloret e UNMIK-ut që konservojnë sistemin e “6 pikave” që mbrojnë sovranitete të huaja në Kosovë, duke vënë kështu një sistem mbi sistemin kushtetues të Kosovës. Kjo është koha kur klasa politike e Kosovës duhet t’i unifikojë qëndrimet ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e jo të përpiqet që destruksionet e atyre që ende nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, t’ia mveshë një partie tjetër apo institucioneve të Kosovës. Ata që brenda Kosovës vazhdojnë në emër të “neutralitetit” ta mohojnë pavarësinë e Kosovës, ata edhe janë të interesuar që për krizën politike ekonomike nëpër të cilën po kalon Kosova, të thonë se është faji i klasës politike të Kosovës. Aleati ynë më i madh na porositi “mos u dorëzoni”! Nga konteksti i kësaj porosie del se para Kosovës gjithnjë e më qartë po shpalohen sfida, para të cilave nuk bën të dorëzohemi, dhe mund të na dorëzojë vetëm përçarja përbrenda. Ajo që ka arritur Kosova megjithatë është një fitore e madhe historike, por kjo duhet të përdoret si argument, për të ditur si sfidohen të gjithë ata që sot haptas nuk e pranojnë statusin kushtetues të vendit tonë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kujtim Stojku:PAS FITORES...
» FADIL LEPAJA:RRETHI VICIOZ I FITORES
» Berisha: Nisëm uraganin e fitores së madhe
» Viti i fitores spektakolare. NGA SALI BERISHA
» Obama "bekon" Clintonin: Bashkë drejt fitores!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi