Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:Të jesh i Rugovës! A bëhet kjo vetëm me parulla e simbole!?

Shko poshtë

Idriz Morina:Të jesh i Rugovës! A bëhet kjo vetëm me parulla e simbole!? Empty Idriz Morina:Të jesh i Rugovës! A bëhet kjo vetëm me parulla e simbole!?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 06, 2015 5:49 pm

Idriz Morina:Të jesh i Rugovës! A bëhet kjo vetëm me parulla e simbole!?


Idriz Morina:Të jesh i Rugovës! A bëhet kjo vetëm me parulla e simbole!? Largea_foto-i11446813450

Rugova thoshte se kompromisin e dhimbshëm shqiptarët e kishin bërë kur kishin vendosur që Kosova të bëhej shtet duke lënë jashtë shqiptarët tjerë në ish Jugosllavi (Maqedoni, Kosovë Lindore e Mal të Zi).

Që kur u largua nga kjo botë nuk kanë pushuar njerëz dhe udhëheqës të LDK-së t’i bëjnë be e rrfe popullit se janë rugovist e më rugovist se të tjerët. Foto, parulla pan karta, në çdo fushatë, e madje edhe në zgjedhje brenda partisë.
Beteja nisi që kur vdiq presidenti Rugova, me fjalën se presidenti Rugova kishte lënë pasardhësin, ndërsa pala tjetër mundohej ta kundërshtonte!
Rugova edhe mund të ketë lënë ndonjë fjalë më të mirë për dikë se sa për dikë tjetër, por rrjedha e ngjarjeve të mëpastajme ishte kundër të dyja palëve në konfrontim e sipër, partisë që po e krijonte Nexhat Daci dhe udhëheqjes së LDK-së nga Fatmir Sejdiu, që zuri vendin vakant presidencial.


Kompromise për fronin e pambërrijtshëm

Vendi do të ndodhej para një situate delikate. Më mirë se kushdo tjetër këtë e shprehën miliona shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora, i madh e i vogël, burra e gra, në ceremoninë treditore të homazheve të mbajtura për presidentin Rugova, dhe në ditën e varrimit, që përkundër të ftohtit, shqiptarët e po e nderonin si profetin e tyre. Këtë e dëshmoi edhe gjama dhe dhimbja që kishte pllakosur çdo gjë, dhe thuaja çdo kë, veç kundërshtarëve të pagdhendur dhe që po fërkonin duart për tu ngjitur lart në skenën politike, fronin e pambërrijtshëm, nga ku përcaktohej fati i qeverisjes.
Por, Rugova mbi të gjitha la për trashëgim ide, parime dhe koncepte politike, për të gjithë ata që do të mund të qeverisnin apo drejtonin vendin në vazhdim, por edhe për ata që do të mund të jenë opozitë dhe kundërshtarë të qeverisjes kundër atyre vlerave.
Ideja kryesore ishte Kosova e pavarur dhe e hapur me miqtë perëndimorë e me amerikanët miqësi të përjetshme.
Ndërsa, për procesin në rrjedhje të bisedimeve në Vjenë edhe amerikanëve u tha qartësisht, se decentralizimi duhej të bëhej pas statusit, madje kur sëmundja e tij ishte në zhvillim terminal. Ish ndihmës sekretarit të shtetit amerikan Daniel Frid para gazetarëve iu kundërpërgjigj për kompromisin e dhimbshme për pavarësi, se shqiptarët në ish-Jugosllavi e kishin bërë njëherë kompromisin e dhimbshëm kur kishin vendosur që Kosova të bëhej shtet duke lënë jashtë shqiptarët tjerë në ish Jugosllavi (Maqedoni, Kosovë Lindore e Mal të Zi).
Ky parim u shkel në Vjenë nga të gjithë, opozita e atëhershme dhe nga pasuesit e tij në LDK. Sa i përket trashëgimisë as që mund të diskutoheshin statuse si ato të zgjidhura me pakon Ahtisari, pasi Rugova besonte thellësisht se ato ishin trashëgimi shqiptare para së gjithash, për shkak se ne ishim krijues të atyre vlerave kristiane.
Por, përmbytja e këtyre vlerave u paralajmërua që kur anëtar të Grupit të Unitetit në ditët e fundit të Presidentit kërkuan hapur, që mbledhjet të mos mbaheshin më në rezidencën në Velani të Presidentit Rugova.
Pra, ishin bërë gati të shpërthenin me kompromise në dobi të serbëve, vetëm që së shpejti të ngjisnin shkallët në pushtet. Disa nga ta u tradhtuan nga këto ide, dhe mbetën kurrë më pa u ngjitur lart, por vetëm në rënie të menjëhershme ose të lirë. Të tjerët nuk po ka forcë kush ti mund.
Ata që nëpërkëmbën ato parime në bisedimet e Vjenës, nuk u ndalën së bëri kompromise.
Këto parime të vendosura nga presidenti Rugova, vazhduan të shkelen edhe në bisedimet në Bruksel, në marrëveshjet e arritura. Edhe nga ilustrimi shihet se një personalitet e kanë të përbashkët, Hashim Thaçin.



Kompromisi për territor as që do të mund të diskutohej

Rugova kurrë nuk do të mund të pranonte një Asociacion me kompetenca kushtetuese, pavarësisht se të drejtat e serbëve nuk do të pranonte ti kufizonte me asgjë, pasi në fakt vet imazhi i tij, ishte garancion për ato liri.
Rugova, siç kemi shkruar edhe herë të tjera, aq më pak do të mund të pranonte humbjen e territorit shtetëror. Pasi kompromiset dhe ndarjet e dhimbshme sipas tij kishin marrë fund, shumë kohë më parë. Kompromisi për territor as që do të mund të diskutohej.
Andaj nuk mund të flitet për pasues rugovizmi vetëm me parulla e simbole, që na i la edhe ato si trashëgim Rugova, pa i mbështetur idetë dhe konceptet themelore për shtetin, përfshirë ato themeloret lirinë dhe demokracinë, që po na mungon!



http://botasot.info/lajme/475813/te-jesh-i-rugoves-a-behet-kjo-vetem-me-parulla-e-simbole/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi